SHBA / Mjeku Gani Abazi: Një milion njerëz në ditë po vaksinohen

E shtunë, 20 Prill, 2024

Mjeku Gani Abazi, ekspert i shëndetit publik në Universitetin e Harvardit, flet për sigurinë e vaksinave kundër Covid-19 dhe procesin e vaksinimit në SHBA. Ai tregon edhe për mutacionet e reja të virusit dhe efektshmërinë e vaksinave ndaj tyre.

“Për dy vaksinat e zhvilluara në Amerikë mund të them që janë shumë të sigurta. Deri tani janë shpërndarë mbi 23 milionë doza dhe mbi 5 milionë persona janë plotësisht të vaksinuar. Efektet anësore janë vërejtuar në numër shumë të vogël, mes tyre reaksione alergjike, tani nuk e di se cilat janë statistikat më të fundit, por janë nën 100. Nëse merret parasysh numri i 100 personave për 23 milionë doza të aplikuara mendoj që është numër neglizhent”, tha ai.

Përsa i përket situatës në Europë dhe asaj në SHBA ai thotë në një prononcim për Euronews Albania se në këtë të fundit Presidenti i ri Joe Biden është shprehur se do të shtohet numri i vaksinimeve ditore.

“Faktikisht numri ka qenë 1 milion vaksina të adminstruara në ditë, ndërsa presidenti i ri Joe Biden ka thënë se ky numër do rritet me 1.5 milion doza në ditë. Unë mendoj se qeveria është duke bërë maksimumin që të rritet numri i të vaksinuarve dhe deri nga vera e gjithë popullata e Amerikës të vaksinohet. Unë mendoj se vaksinimi është hap i rëndësishëm drejt atij qëllimi, mirëpo duhet ta kemi parasysh që koronavirusi mund të pësojë mutacione dhe nuk mund të parashikohet për siguri se çka mund të ndodhë, por vaksina është diçka e rëndësishme në këtë aspekt”, tha Abazi.

Ai tregon edhe për mutacionet e reja të virusit dhe efektshmërinë e vaksinave ndaj tyre. “Virusi i COVID-19 pëson mutacione kur ka replikim të shumtë dhe ky është një proces natyral që ndodh në këtë gjini të virueseve dhe ata që mbijetojnë janë viruset që janë më patogjenë dhe shpërndahen më shpejtë. Konkretisht varianti i zbuluar në Britani të Madhe dhe në Afrikë të Jugut tregojnë se kanë transmetueshmëri 40% më të madhe dhe mendohet që vaksinat e zhvilluara në Amerikë kanë efekt ndaj tyre mirëpo pritet të shihet sa më shpejt që pandemia të vendoset nën kontroll, atëherë limitohet numri i mutacioneve të virusit”, tha mjeku Abazi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 