Tri të shtunat e gjuhës shqipe në Konferencën Virtuale mbi mësimin online

E shtunë, 20 Prill, 2024

Konferenca virtuale mbi metodat e mësimit online organizuar nga Drita Gjongecaj, drejtuese e “Albanian American Dual Language & Culture” dhe shkolla shqipe “Children of the eagle” zhvilloi në tri të shtuna radhazi një seri trajnimesh mes mësuesve profesionistë të disa shteteve të Amerikës, Gjermanisë, Anglisë, Belgjikës, Suedisë, Italisë, Turqisë,Greqisë ku spikati interesimi i lartë, komunikimi i ndërsjellë dhe përfitimi reciprok.

Dita e tretë e kësaj konference u hap nga ideatorja dhe organizatorja e kësaj veprimtarie znj. Drita Gjongecaj e cila përmblodhi në mënyrë konçize  dy takimet e mëparëshme dhe shpalosi prezantuesit e takimit të tretë të rradhës.

Heglant  Doçi, mësues i arsimit të mesëm në Nju Jork prezantoi detaje të reja të Platformës Google Forms, hartimin e pyetsorëve, përfitimet praktike të këtyre formave gjatë të mësuarit online.

Mësuesja Holta Ahmataj, drejtuese metodike në arsimin publik Nju Jork shtjelloi platformën Google met, kombinime me aplikacionin jamboard çka u ndoq me interesim nga ndjekësit e shumtë, nuk munguan pyetjet dhe sqarime të hollësishme.

Takimi u ndoq nga mësues dhe jo vetëm, deri në Kanada ku nuk munguan vlerësimet dhe përshëndetjet e Dr Ruki Kondaj, presidente nderi e Shoqatës së Bashkësisë shqiptaro-kanadeze.

Aida Haziri shtjelloi në mënyrë praktike platformën Zoom përmes shembullit me materialeve nga gjeografia duke iu qasur vendeve dhe njohurive mbi trevat tona amë ( Kosova).

Ky seminar tërhoqi vëmendjen aktive të rreth 100 pjesëmarrësve të cilët u njohën me platforma bashkëkohore, metoda dhe mbi të gjitha me kolegë nga tërë bota duke konsoliduar kështu rrjetëzimin mes mësuesve profesionistë çka duket një nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.

Ky set trajnimesh solli një përmasë cilësore kushtëzuar nga pandemia por derivuar nga serioziteti, përkushtimi dhe profesionalizmi i drejtueses Drita Gjongecaj dhe stafit me të cilin ajo bashkëvepron prej pesë vitesh në Nju Jork.

Mesazhet e pjesëmarrësve ishin të panumërta, mësues në pension, mësues të rinj, folën duke vërtetuar vlerat e gjithanshme që ky komunikim solli. Mjaft prekëse ishin përpjekjet e mësuesve të Greqisë, (mësuese Kristinës e cila ndonëse në pension nuk ndalet së edukuari me shqipen), të cilët krahas dëshirës për t’ju mësuar gjuhën shqipe shqiptarëve që lindin dhe rriten atje, ndeshen me problematika unike të cilat e kanë të nevojshme vëmendjen njerëzore dhe atë institucionale.

Konferenca tre ditore virtuale mbi metodat e mësimit online të gjuhës shqipe është pjesë e Seminarit mbi perspektivat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Diasporë që “Drita Gjongecaj, Albanian American Dual Language & Culture” dhe shkolla “ Children of the eagle” zhvillon për tri vite me radhë.

Takimin e mbylli zonja Gjongecaj e cila falenderoi ndjekësit duke ju siguruar atyre edhe çertifikimin mbi pjesëmarrjen në këto tre seanca edukimi metodologjik me kaq shumë vlera dhe efektive.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 