Intervista/ Adriatik Tafani, “kalorësi i Ballkanit” dhe suksesi në Itali

E enjte, 28 Mars, 2024

Adriatik Tafani u nis drejt Italisë në vitin 2001, kur ishte vetëm 13 vjeç, por me vete mori dhe ëndrrën e tij për hipizmin, një pasion të trashëguar nga gjyshi i tij këtu në Shqipëri.

Si për këdo dhe për të nuk ishte i lehtë fillimi, kur familja ishte e ndarë gjysëm në Itali e gjysëm në Shqipëri, por fakti që nisi ndihmës kalorës menjëherë e ndihmoi të çonte para këtë ëndërr dhe sot njihet dhe si “Kalorësi i Ballkanit”.

Në një rrëfim për “Diaspora Shqiptare” Adriatik Tafani flet për sukseset e tij në këto 20 vite në Itali, dhe projektin që e kishte ëndërr, një shkollë hipizmi. Shqipëria është gjithmonë në zemrën e tij, ashtu dhe në çdo simbol që ka mbajtur kur ka garuar kudo në botë.

Z. Tafani, na tregoni pak për jetën tuaj, prej sa kohësh ndodheni në Itali? Sa i vështirë ka qenë fillimi për ju në një shtet të huaj?

Në Itali jam që prej vitit 2001, isha 13 vjec kur kam ardhur!! Ka qenë goxha e vështirë sepse isha vetëm me babin, mami, motra, vëllai ishin në Shqipëri. Kështu që nuk ishte aspak e thjeshtë për mua!! Por që pasionin e kuajve e kam trashëgimi nga gjyshi im. Ishte ai që më ka afruar me kalin, pastaj kur erdha në Itali kam filluar direkt ndihmës kalorësi e pastaj dalë ngadalë pas shumë vitesh kam marrë diplomën si instruktor.

Ju konsideroheni dhe “kalorësi i Ballkanit”, cilat janë sukseset tuaja të njëpasnjëshme në sportin e hipizmit? Keni garuar gjithmonë me flamurin shqiptar?

Kam marrë pjesë në kampionatin e Ballkanit në Kroaci ku përfaqësoja Shqipërinë. Kam marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare si në Gjermani, Holandë, Itali për flamurin shqiptar.

Së fundmi keni vendosur të hapni një shkollë hipizmi në Marigniano të Italisë. Cili do të jetë fokusi i saj?

Kam hapur shkollë hipizmin në Itali sepse ka qenë një nga ëndrrat e mia të bëj një gjë të tillë!! Fokusi i saj do jetëe të bëjmë sa më shumë ekipe kalorësish si për fëmijë por edhe për të rritur!! Sporti i hipizmit është një nga sportet më të mirë e natyrore që ka!! Sepse shumë adoleshentë në ditën e sotme janë bërë shumë pas laptop-it apo telefonave celularë, sporti i hipizmit i largon adoleshentët nga rruga, i merr shumë kohë duke u kujdesur për kalin edhe shumë aftësi qoftë fizike dhe mendore, të ndimon shumë!! Përdoret edhe si hipoterapi për njerëzit me probleme….. kështu që unë duke mbledhur të gjithë eksperiencën time si kalorës edhe instruktor vendosa të hapja një kompleks modest për të praktikuar sportin e hipizmit.

Duke qenë se keni gati 20 vite në Itali, si janë lidhjet tuaja me Shqipërinë. A e keni menduar një projekt hipizmi dhe në Shqipëri?

Dhe pse jam rritur në Itali zemra ime është gjithmonë në Shqipëri, dhe gjithnjë dëshira ime ka qenë të merrja pjesë në gara për Shqipërinë. Në fakt, kam jetuar për tre vite në Tiranë për të ndërtuar skuadrën shqiptare, kam marrë pjesë në gara mes të cilave arrita vendin e tretë si kalorësi më i mirë shqiptar, kam qen në Maqedoni gjithmonë me flamurin tonë. / DiasporaShqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 