Kanada/ Mimoza H, këngëtarja nga Prishtina që intepreton në tri gjuhë

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mimoza Hajdini, e cila njihet në publik me emrin e saj artistik Mimoza H si fëmijë ka qenë anëtare e korit të Akordeve të Kosovës. Që nga fëmijëria asaj i pëlqente të këndonte dhe në shtëpi imagjinonte dhe krijonte performanca me mikrofon të improvizuar këngët e saj të preferuara. Në vitet e adoleshencës u perfshi në muzikën alternative, soul, blues-rock,etj. Ishte e rrethuar nga muzika dhe frekuentonte me një shoqëri që dëgjonte muzikë avant-garde dhe eksperimentuese. Në moshë të re (13-14 vjeçare) me dy shoqet e saj, Blerta Zeqiri dhe Anila Berisha formuan grupin BAM që ishte njëri prej grupeve të zhanrit rap të para në Kosovë, ku anëtarët ishin të gjitha femra.
Në ndërkohë ajo ishte shumë e angazhuar edhe në kore të ndryshme shkollore dhe më vonë ajo bëhet vokaliste në grupin e njohur Armadillo Blues Band me të cilin grup është paraqitur gjithandej nëpër Kosovë për disa vite para dhe pas luftes, derisa u shpërngul nga Kosova në Amerikë për studime dhe vazhdim karriere. Që nga fundi i vitit 2016 ajo profesionin e saj e ushtron në Montreal të Kanadasë. Për profesionin, karrierën, mesazhin që përçon kënga e saj e shumëçka tjetër ne me Mimozën zhvilluam një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare”…

Mimoza, cila ka qenë rruga e integrimit tuaj në Kanada, e sidomos në fushën e muzikës?

Kosovën e kam lënë më 2002 kur ika për studime në SHBA. Qëllimi ka qenë që të mbaroja studimet në Menaxhim të Biznesit dhe pas gjashtë vitesh përfundova studimet post-diplomike. Pas studimeve punova një kohë në New York City, e më pas u ktheva në Prishtinë ku mendova të qëndroja e të punoja në fushën menaxheriale. Por gjithçka ndërroi me shpërnguljen time në Montreal të Kanadasë ku vendosa t’i shpalos valixhet dhe të përqendrohesha në projektet e mija muzikore. Në Montreal e dëgjova dhe ju përgjigja thirrjes për muzikë dhe kjo tanimë veç është jeta ime që sapo ka filluar.

Deri më tani keni marrë pjesë në shumë projekte të ndryshme muzikore në Kanada. A mund të na tregoni për më kryesoret?

Në shtator 2016 lancova EP-në time të parë me titull “Uproot”, e cila pati reagime të shkëlqyera të audiencës dhe vlerësime shumë të mira muzikore në Kanada, Kuebek dhe Evropën Lindore duke më dhënë vlerësimet e “artistit që duhet shikuar” nga Radio CBC në Kanada. Që nga fillimi i projektit tim solo, unë kam punuar me shumë muzikantë me cilësi të larta që vijnë nga sfera dhe zhanre të ndryshme të muzikës si jazz, folk, rock, electronike e ekperimental, dhe këto bashkëpunime kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme dhe shumë ushqyese për mua si kreatore. Së fundi, në albumin tim të radhës DRIFT kam punuar edhe me producentë nga Franca dhe një prej përvojave të fundit të bukura ka qenë bashkëpunimi me Damian Taylor, i cili është i njohur më së miri për muzikantitetin dhe punën e tij revolucionare në shumë albume të Björk, ku krijoi sekuenca e programim muzikor të nivelit të lartë e unik edhe për artistë si Austra, UNKLE, The Prodigy, Robyn, The B-52s, The Killers, Arcade Fire, etj. Puna me të në dy këngët e mia të ardhshme ishte aq e shkëlqyeshme dhe motivuese pasi ai me të vërtetë investon veten në projekt dhe sjell përvojën e tij në tryezë pa imponuar, por më tepër duke shtuar dhe bashkëdyzuar idetë fillestare duke e bërë kështu këngën në fjalë të tingëllojë edhe më bukur, dhe duke i kushtuar vëmendje te posaçme prodhimit të vokalit që ishte vërtetë e mahnitshme. Shpresoj se do të arrijmë të prodhojmë së bashku diçka të re në të ardhmen e afërt.

Siç e theksuat edhe ju, keni lansuar albumin e shkurtër debutues “Uproot”, i cili ju ka futur në listën e CBC-së me artistë të njohur kanadezë. Çfarë nënkuptonte kjo për ju në fillimet e karrierës suaj në Kanada?

Uproot është albumi im i shkurtër debutues që është lansuar në vitin 2016, dhe single-i i parë nga ky album ka qenë kënga ’’The Wild Woman’’ që është pritur me shumë entuziazm dhe sukses në Kanada si dhe në trojet tona në Evropen Juglindore. Ky album ka qenë personal dhe në një mënyrë meditues për mua përmes të cilit kam pasë nevojë për të shprehë gjëra nga e kaluara ime, por gjithmonë të shtjelluara me një dozë imagjinative, e që në një mënyrë për mua ka qenë si një lloj mbylljeje e kapitullit dhe fillimi i nje kapitulli tim të ri në jetë, e që objektivisht i bie që fundin e kam nisur nga fillimi me Uproot.

Albumi juaj i dytë quhet “DRIFT”, të cilin e patët planifikuar ta lansonit në fillim të vitit 2021. Deri ku keni mbërritur?

DRIFT ka qenë në plan të lansohet fillimisht në 2020 e pastaj është shtyrë për 2021 e tani plani është që të lansohet edhe një single i ri nga ky album, po besoj diku kah marsi apo prilli, e më pastaj single i tretë deri në lansim të albumit që përmban pesë këngë. Për shkak të pandemisë dhe situatës që tashmë ende po vazhdon të jetë e vështirë për gjithë artistët në aspektin kreativ dhe administrativ dhe puna sa vjen bëhet më e vështirë për lansime të projekteve të reja. Vërej se shumë pak artistë bëjnë lansime kohëve të fundit ngase është bërë e vështirë të planifikohet mirëfilli strategjia për lansim dhe se tani të gjithë jemi duke e kuptuar se në fakt strategjitë që kanë funksionuar në të kaluarën nuk janë më aq efektive. Duhet të bëhemi edhe më kreativ sa i përket punes se artit dhe konsumimit të tij.

Sa ka ndikuar pandemia COVID-19 në prishjen e planeve tuaja? A ka sjellë diçka tjetër që nuk e ke patur ndërmend?

Para disa muajsh përfundova këngët e EP-së së dytë DRIFT dhe në ndërkohë kam punuar edhe në disa bashkëpunime me disa muzikantë të tjerë, së fundi me Gima (Kosovë, Austri) me të cilin jemi duke përfunduar një këngë shqipe dhe pastaj vazhdova punime të reja me DJ të ndryshëm, nga Montreali e Turqia dhe gjatë pandemisë më erdhi një ftesë nga DJ Oda Haliti (Kosovë) dhe Motel Sazani (Gjermani) për të punuar në dy këngë të reja që do të jenë pjesë e projektit të tyre të përbashkët “In Tendo”. Shumicën e këtyre bashkëpunimeve të reja i kam punuar gjatë kësaj periudhe të pandemisë duke qenë paralel e angazhuar në projektet solo të mia të radhës që janë në përpunim e sipër si dhe duke qenë një nënë me orar të plotë dhe me shumë oblgime personale rreth familjes. Kështu që krejt këto angazhime me mbajne të zënë, të përqendruar dhe me japin energji pozitive. Unë ka vite që në këtë profesion punoj vetëm në studion time pothuajse çdo ditë të javës, dhe koha e pandemisë më shtynë që të përqendrohem edhe më shumë në angazhimet e radhës.

Kënga e fundit që keni lansuar është ’’Cycles of Birth and Death’’…

Po, së fundmi është punuar edhe një remiks i kësaj këngeje nga një producent nga Kosova, Iliros, dhe ka ardhë shumë rastësisht kjo punë ngase atij i kishte pëlqyer origjinali dhe e kishte inspiruar të bënte një verzion të tij i cili më pelqeu edhe mua shumë dhe vendosëm ta lansojme vetëm në kanalin tim në Youtube. Sa i përket ripunimeve të këngëve, nga lansimi i single-it të parë në korrik të vitit të kaluar, kënga “Pretty Lies” që është single-i i parë nga DRIFT i lansuar në korrik të vitit të kaluar ka nxitë interesim në botën e producentëve dhe DJ-ve për të bërë remikse dhe versione të reja të kësaj kënge dhe këto projekte priten të lansohen përgjatë ketij viti. Mund të them se këto janë sukseset e fundit si rrjedhojë e disa bashkëpunimeve të reja që do të vazhdojnë tutje. Më gëzon shumë fakti që lidhje të reja po lindin në rrjetin artistik dhe së fundi më shumë edhe me bashkëpunëtorë e artistë shqiptarë e kjo është shumë inkurajuese për mua ngase më sjellë në territore të reja artistike dhe më nxisin të kthehem më shumë tek rrënjët e mia sa i përket projekteve në të ardhmen.

Kënga “Pretty lies”, e dëgjuar shumë edhe në Kosovë, pos interpretimit, është shkruar po nga ju. Cili është mesazhi i pakënaqësisë qe ju e keni shprehur aty?

Mesazhi i kësaj kënge është që të kemi besim të zhvillojmë mendim kritik ndaj gjërave që na rrethojnë, dhe ndaj vetvetes, në mënyrë që të krijojmë hapësirën e mjaftueshme për t’u dhënë rëndësi ndryshimeve pozitive, dhe për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm për të gjithë. Mendoj se asnjëri nuk duhet të ndihet i paprekshëm ndaj ndryshimeve të nevojshme për përmirësim.
Në videoklipin dhe tekstin e këngës “Pretty Lies” unë publikisht i kam lënë njerëzit të ndiejnë me të vërtetë thirrjen time për padrejtësi sociale dhe sa thellësisht jemi të ngujuar në këtë kompleks politik dhe sistem shoqëror që nuk po funksionon për të mirën e njerëzve dhe komuniteteve tona.

Çfarë do ta cilësoje sukses në projektet tuaja?

Suksesi më i madh për secilin artist sot është që të gjejë inspirim dhe të vazhdojë krijimtarinë përkundër të gjitha vështirësive me të cilat ballafaqohemi sot si krijues. Me çdo lansim timin sa vjen e rritet interesimi për punën time e kjo është gjë suksesive dhe më jep kurajo për të vazhduar tutje.

Këndoni më së shumti në gjuhën angleze, por edhe në shqip e frengjisht. Në cilën gjuhë do të përqendroheni në projektet e ardhshme?

Deri tani në projektet e mia më së shumti kam krijuar në gjuhën angleze, ngase më vjen më lehtë për tu shprehur dhe pershkruar atë botën time imagjinare dhe kreative. Por kohëve të fundit jam duke punuar edhe në gjuhën shqipe. Në fakt, një këngë në gjuhën shqipe është lansuar së fundi në tetorin e kaluar, ku kam bashkëpunuar me grupin nga Prishtina “Por-no” në një këngë nga albumi i tyre i fundit ’’Dyftyrëshi’’, që titullohet ’’Nuk di çka me të thanë’’ dhe mund të dëgjohet në të gjitha platformat; youtube, bandcamp, spotify, etj. Tani jam duke përfunduar edhe bashkëpunimin e radhës me artistin Gima në një këngë shqipe qe pritet të lansohet në muajin prill. Pastaj jam duke e përfunduar edhe një këngë të re që është përzierje e dy gjuhëve (shqip dhe anglisht). Para disa javësh e përfundova edhe projektin e parë në gjuhën frënge dhe kjo këngë (e adaptuar në frëngjisht nga bendi “Do Not Trust Robots”) do te lansohet me 12 shkurt. Mund të them se projektet e mia të ardhshme do të permbajnë këngë në të tria këto gjuhë.

Shiheni aktive në komunitetin shqiptar në Kanada aty edhe ku jemi takuar para disa vitesh. Si kontautore dhe intelektuale, sa mendoni se bëjnë artistët dhe intelektualët për komunitetin shqiptar, dhe çfarë duhet të bëjnë ata në këtë kontekst?

Artistët shqiptarë sa shkojnë e shtohen me veprimtari nëpër botë e kjo është një gjë e mirë ngase kjo e vendos në hartë kombin tonë ne tregun nderkombetar. Mendoj se ka edhe angazhime me vlera te larta artistike në këtë drejtim dhe kam filluar të zbuloj disa organizata kulturore nëpër botë (Kâ, Brezi Ynë e shumë të tjera) për të cilat nuk kam ditur më parë e tani shoh edhe nisma të reja rreth bashkëpunimit ndërmjet artistëve shqiptarë nga diaspora (kryesisht nga shtete të Europës) që kanë për qëllim të afrohen dhe të lidhin marrëdhenie në mes veti. Besoj se duhet vazhduar të bashkohemi e të formojmë  grupe në rrjetet sociale dhe aktivitete e konferenca tashmë të mundshme online (për shkak të pandemisë) për të paraqitur vlera të mirëfillta artistike. Nuk jam në dijeni nëse në Kanada kemi organizata të tilla që përfaqësojnë muzikantët shqiptarë, mbase e di që ka pasë aktivitete të organizuara nga Ambasada e Kosovës në Ottawa, ku edhe takova bashkatdhetarë në sferën artistike në ceremoninë e promovimit të librit “Sure Shore’’, dhe qe pata nderin te jem pjesë e rrëfimeve.
Pa marrë parasysh vështirësive me të cilat artistët ballafaqohen çdo ditë për të bërë punën e tyre të rëndësishme, duhet të jemi këmbëngulës në idetë dhe realizimet tona për të vazhduar thirrjen tonë dhe qëllimet tona kreative për ta ndriçuar edhe më shumë rëndësinë e artit dhe kulturës.