700 mijë shqiptarë pa ID / Doracaj: Kemi thjeshtuar procedurat, aplikoni

E enjte, 25 Prill, 2024

Drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj tha në një intervistë për Euronews Albania se 700 mijë shqiptarë nuk janë pajisur ende me dokumente biometrike të vlefshme.

Teksa iu bëri thirrje veçanërisht shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të aplikojnë për dokumentin e ri biometrik, Doracaj u shpreh se procedurat janë lehtësuar shumë, ndaj aplikuesve u duhen vetëm pak minuta për të dorëzuar dokumentin e vjetër të identifikimin.

“Kemi lehtësuar procedurën e aplikimit, janë diku te 4 mijë shqiptarë që kanë aplikuar në e-Albania, që janë pak. Në një periudhë 2-vjeçare qeveria për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që u kishte skaduar karta e identitetit e ka shtyrë dy herë këtë proces, një herë gjatë zgjedhjeve të 2019 dhe një herë gjatë pandemisë. Ne po përpiqemi të sensibilizojmë shqiptarët që jetojnë jashtë që të rinovojnë duke dorëzuar vetëm letërnjoftimin e vjetër biometrik”, shpjegoi Doracaj.

Shqetësime të shqiptarëve jashtë vendit janë afatet e vonuara nga selitë diplomatike ku mund të kryejnë rinovimet, pasi janë jashtë afatit zgjedhor, çka i pengon ata të votojnë. Gjithashtu shqetësimi ka të bëjë dhe me afatin e konfirmimit të adresave, si një kusht për të votuar.

Kreu i Gjendjes Civile tha se brenda javës që vjen kushdo që ka depozituar kërkesën në e-Albania do të marrë një përgjigje, teksa i lidhi vonesat e aplikimit në njësitë diplomatike për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, me situatën e pandemisë ku masat e marra për distancimin social kanë shtuar edhe radhët.

“Po mundohemi së bashku me ministrinë e Jashtme të thjeshtojmë procedurat dhe për shkak të pandemisë dhe radhët e gjata në vendet ku shqiptarët jetojnë, por këto janë kushtet dhe po bëjmë më të mirën e mundshme. Po hapim zyra të reja atje ku nuk ishin parashikuar që do hapeshin për tu ardhur sa më shumë në ndihmë qytetarëve shqiptarë”, tha më tej Doracaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 