Tmerri i Aushvicit dhe strehimi i hebrejve në Shqipëri

E enjte, 25 Prill, 2024

Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin si ‎Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪të Holokaustit. Kjo ditë përkujton miliona viktimat e politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqëndrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmin. Emri Aushvic lidhet me krimet më të tmerrshme dhe vuajtjet e paimagjinueshme. Edhe sot e kësaj dite kampi i shfarosjes ngritur prej nacionalsocialistëve mban vulën e vet në historinë gjermane. Kancelarja Angela Merkel gjatë një vizite në Aushvic-Birkenau pati thënë: “Unë ndjej turp të thellë përballë krimeve që u kryen këtu nga Gjermania. Kujtimi i krimeve dhe pranimi i përgjegjësisë është një “pjesë e pandashme” e identitetit kombëtar të Gjermanisë.

Më shumë se një milion njerëz u vranë në Aushvic – shumica e tyre hebrenj, që i dërgonin menjëherë pas mbërritjes në dhomat e gazit. Por edhe polakë, romë, burra, gra dhe fëmijë nga e gjithë Evropa. Kampi Aushvic është edhe sinonim për të gjithë Holokaustin, për gjashtë milionë hebrejtë e vrarë dhe për miliona të tjerë që u vranë brutalisht nga nazistët në periudhën 1933-1945. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qëndrore. Nuk ka shifra të sakta për numrin e tyre; megjithatë, burime të ndryshme vlerësojnë se 600 deri 1,800 refugjatët hebrenj shkuan në Shqipëri nga Gjermania, Austria, Greqia dhe Jugosllavia, me shpresën për të depërtuar për në Izrael apo vende të tjera.

“Pas pushtimit gjerman më 1943, popullsia shqiptare, në një akt të jashtëzakonshëm, nuk pranoi të pajtohet me urdhrat për të dorëzuar hebrenjtë, të cilët jetonin brenda kufijve të vendit”, thuhet në faqen zyrtare të Yad Vashemit. Prandaj shqiptarët kanë të drejtë të krenohen, kur vjen fjala për hebrenjtë, sepse Shqipëria edhe pse një vendi i vogël nuk dorëzoi hebrenj tek nacional-socialistët gjatë Luftës së II Botërore. Ata shpëtuan duke u pajisur me pasaporta të rreme dhe duke gjetur strehim tek shqiptarët. Sipas akademikut, Profesor Shaban Sinani, autor i librit “Hebrenjtë në Shqipëri, pranimi dhe shpëtimi”, një rol vendimtar në sjelljen historike të shqiptarëve ndaj hebrenjve ka luajtur toleranca e mirënjohur ndërfetare e shqiptarëve por dhe sjellja e tyre ndaj të huajve, sidomos në kohë rreziku.

“Tradicionalisht shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri është trajtuar si një çështje virtyti. Shqiptarët janë mikpritës, shqiptarët rrezikojnë për mikun, janë njerëz të besës. Pra kjo është mënyra se si është vlerësuar tradicionalisht. Nga ana tjetër thonë se një popull mysliman i zgjati dorën një populli të një besimi tjetër dhe e shpëtoi. Në të vërtetë nuk është vetëm virtyti, janë dhe faktorë të tjerë shumë të rëndësishëm për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, faktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, por absolutisht nuk mund të përjashtohet edhe fakti që shqiptarët në sjelljen ndaj hebrenjve kanë qenë konvergjentë. Pra është një virtyt, i cili gjendet tek myslimanët dhe të krishterët, tek të pasurit dhe të varfërit, tek të majtë dhe të djathtë.”

Studimi mbi hebrenjtë në Shqipëri ofron këndvështrime të reja të patrajtuara më parë, si për shembull, për rolin e ambasadorit të parë amerikan Herman Bernshtajn, me kombësi hebreje në Shqipëri në vitet 1930-1933, i cili përgatiti një marrëveshje, sikurse është pohuar, në bashkëpunim me ambasadorin shqiptar në Uashington, Faik Konica. Sipas studiuesit Sinani, hebrenjtë në Shqipëri nuk erdhën rastësisht. Ka pasur bisedime dy dhe shumëpalëshe me qeverinë shqiptare: “Ardhja nuk ka qenë rastësore. Qysh në vitin 1932-1933 fillojnë bisedimet dy dhe shumëpalëshe me qeverinë mbretërore për të krijuar një mundësi që në Shqipëri të instaloheshin grupime të mëdha hebrenjsh të Evropës Qendrore. Këto bisedime janë bërë nga Lidhja e Kombeve, janë bërë nga Komisariati i Lartë i Refugjatëve janë bërë dhe nga organizata izraelite. Ka pasur edhe bisedime të nivelit dypalësh midis Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë mbretërore. Edhe këto bisedime janë bërë për të vendosur në masë hebrenj në Shqipëri“.

Shqiptarët dhe Shqipëria nuk caktuan kurrë kuota për numrin e hebrenjve që do të pranonin. Kushdo që arriti të hyjë në tokën shqiptare gjeti strehë, fshehje dhe shpëtim. Por kjo nuk duhet parë në mënyrë kaq naive, pasi ky shpëtim nuk do të mund të arrihej pa qëndrimin e prerë të shtetit shqiptar, i cili e trajtoi problemin e hebrenjve si një çështje të brendshme. Sipas akademikut Sinani, që i referohet dokumenteve origjinale, fotove dhe dëshmive si dhe qindra autorëve vendës dhe të huaj që janë marrë me temën e hebrejve, edhe Rahju ka qenë në dijeni për hebrejtë që ndodheshin në Shqipëri. “Në të vërtetë nga Rahju janë kërkuar lista e hebrejve edhe në prill të vitit 1944, edhe në qershor të vitit 1944. Listat ishin të plota, listat janë edhe sot të plota dhe listat i kanë pasur të gjitha qeveritë bashkëpunuese, koloboracioniste. Dhe asnjë qeveri nuk i ka dhënë këto lista“.

Një listë prej 2.265 emrash të hebrenjve të ardhur në Shqipëri para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore gjendet qysh prej muajit gusht të vitit 2005 në “Memorial Museum of Holocaust”.

Nga Mimoza Kelmendi/Gjermani

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.