Greqi / “Lidhja e Mësuesve Shqiptarë” takime online për mësimdhënien në Diasporë

E enjte, 25 Prill, 2024

“Lidhja e Mësuesve Shqiptarë” në Greqi gjatë fundjavës realizoi një takim virtual me Drejtoreshën e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj.Mimoza Hysa, në kuadër të përmirësimit të procesit mësimor në Diasporë.

Lexo edhe: SHBA/Mësuesit e gjuhës shqipe takim virtual mbi platformat e mësimdhënies online

Gjatë takimit të mësueve në Diasporë me Drejtoreshën e QBD-së u diskutua gjendja aktuale e kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, nevojat dhe problematikat që ka nxjerrë mësimi online. Gjithashtu të dy palët kanë shkëmbyer përvoja mes tyre dhe në fund të takimit dolën këto pika kryesore:

Të gjendet zgjidhje institucionale për sigurimin e ambienteve për zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe;

Arritja e një marrëveshjeje ndërshtetërore për gjuhën shqipe në Greqi;

Programe trajnimi për aftësimin e mësuesve në mësimin online;

Organizimi i një takimi virtual me Ministren e Arsimit Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë znj. Evis Kushi.

Përgjatë fundjavës Lidhja ka pasur edhe takime të tjera të rëndësishme për ecurinë e mësimdhënies në Diasporë, gjendjen e mësimdhënies së gjuhës shqipe në kohë pandemie dhe problematikat e vështirësitë që hasin mësuesit shqiptarë në Greqi. Për këtë qëllim, u zhvillua një takim virtual përmes platformës ZOOM i dy Oficereve Koordinuese në Greqi , znj. Joneda Dodaj dhe znj. Aurela Konduri me Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, përfaqësuar në takim nga znj. Anila Kila (kryetare), znj. Alma Zekollari (n/kryetare), znj. Mimoza Hida (sekretare). Veç kësaj znj. Konduri vëzhgoi një orë mësimi online me ftesë të mësueses Anila Velaj. Kjo orë mësimi i kushtohej figurës së Skënderbeut në 553-vjetorin e vdekjes dhe kishte të ftuar z.Virgjil Kule, autorin e librit për Gjergj Kastriot Skënderbeun, “Kryqtari i Fundit”. E veçanta e këtij kursi të mësimit të gjuhës shqipe është se përbëhet nga studentë shqiptarë, fëmijë të brezit të dytë.

Gjithashtu, LMSHG-ja ishte e pranishme në konferencën e dytë virtuale me temë “Platforma të mësimdhënies online për mësuesit shqiptarë në Diasporë”, organizuar me znj. Drita Gjongecaj, drejtuese e organizatës “Albanian American Dual Language and Culture” në Nju-Jork të SHBA-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.