Britani / Aktori shqiptar Faton Gerbeshi: Si bashkëpunova me Cristiano Ronaldon

E enjte, 25 Prill, 2024

Aktori shqiptar Faton Gerbeshi, ka emigruar në Angli që në moshën 14 vjeçare. E ka nisur aktrimin në shkollë të mesme në ishullin britanik, ku dalloi me talentin e tij për ekranin e madh. Gjatë kohës së studimeve, 3 vite në “Performing Art Center” dhe 4 vite në “Master Acting”, ai dhe ka punuar duke aktruar në filma me metrazh të shkurtër dhe reklama.

Fatoni tregon në një intervistë për “AlbUk” rreth emigrimit, fillimeve të karrierës si aktor dhe planeve për të ardhmen. “Rolet e mia të para në skenë kanë qenë Reklama Futbolli duke bashkëpunuar me yje të futbollit evropian si, Ronaldinho, Beckham, Cristiano Ronaldo, etj.”,- tregon aktori i suksesshëm shqiptar.

Teksa tregon për projektin e tij më të ri, Faton Gerbeshi tregon se për momentin i duhet të qendrojë në karantinë:

“Periudha e pandemisë sigurisht që na ka bërë të jetojmë ndryshe, por tashmë jemi mësuar me këtë periudhë dhe me ditët që po kalojmë. Shpesh bëhet e vështirë, por duhet të mësohemi për të mirën tonë. Momentalisht po punoj për një film, ku kam një rol të vogël. Po qëndroj në karantinë, para se të shkoj me xhirime. Shpresoj që xhirimet të nisin në shkurt. Mendoj se do të jetë një film shumë i mirë.”

Edhe pse prej vitesh jeton në mërgim, thekson se vendlindjen e ka gjithmonë në zemër: “Në shtëpi gjithmonë kemi fol gjuhën shqipe, dhe sigurisht gjithmonë e theksoj se unë jam shqiptar. Për mua origjina është parësore dhe duhet të mburremi për atë që jemi. Unë jetoj në Angli, por Kosovën e kam në zemër gjithmonë.”

Edhe pse në Kosovë Faton Gerbeshi ishte i dhënë pas futbollit, në Britani vendosi të studioi për aktrim: “Në Angli studiova për aktrim dhe me punë arrita të kem sukses, por kam ende punë përpara. Menjëherë pasi erdha në Angli nisa shkollën, gjuhën e dija shumë pak, por më ka ndihmuar. Më pas studiova për aktrim. Roli im i parë ka qenë një rol pa fjalë, dhe një profesor më tha se kisha talent në këtë drejtim dhe kur më tha ai mendova të pyes veten se ndoshta mund ta realizoi.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.