Agim Nebi, mjeshtri i artit shqiptar në Itali

E martë, 23 Prill, 2024

Artisti i shquar i arteve figurative Agim Nebi “Mjeshtër i Madh” tregon për “Diellin” e Vatrës jetën e tij artistike, vlerësimet, peshën e artit dhe fuqinë e gjinisë së mozaikut në zhvillimin e shoqërisë.

Mozaiku shqiptar në qytetet italiane

Artisti Agim Nebi u vendos në Itali në vitin 1994, i ftuar si specialist mozaiku ku fillimisht i kërkuan të krijojë dhe realizojë mozaikë për të zbukuruar një kishë në qytetin e Napolit dhe pastaj aktiviteti artistik mori vrull në të gjithë territorin italian me shumë vepra artistike, në mozaikë dhe në teknikat e tjera të artit figurativ (piktura në vaj, afreske) etj. Disa nga këto vepra artistike janë vendosur në ambiente të rëndësishme të disa qyteteve italiane si për shembull mozaiku i dedikuar “fire fighters” të qytetit të Pizës, mozaiku i dedikuar Rajonit të Puglia-s dhe vendosur në “Fiera del Levante” në Bari. Një tjetër mozaik i dedikuar miqësisë dhe vëllazërisë midis dy popujve fqinje (Itali-Shqipëri) me titullin “Vetëm det midis nesh – Solo mare tra di noi”, e konsideruar nga italianët si “Sintesi perfetta per significare l’integracione tra i due popoli, italiano e albanese” që ka frymëzuar disa institucione, shkolla e shoqata italiane ta shfrytëzojnë titullin e imazhin e veprës si simbol të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve Italisë dhe Shqipërisë. “Vetëm det midis nesh” është një titull shumë domethënës që ka frymëzuar edhe një shoqatë italo-shqiptare që ka marrë këtë emër në nder të marrëdhënieve të bukura që janë krijuar ndër vite midis dy shteteve mike, fqinje dhe aleate.

Një tjetër mozaik është vendosur në qendrën italiane të bashkëpunimit midis qytetit të Barit dhe të Tiranës, inauguruar personalisht në Tiranë, nga presidenti i Rajonit Puglia, Z. Michele Emiliano. Një tjetër kryevepër e mjeshtrit Agim Nebi është Mozaiku i Nënë Terezës që ndodhet në Sheshin me të njëjtin emër në qytetin e vogël të Toritto-s, ku familja Nebi jeton prej vitesh, dhe që e ka nderuar artistin e veçantë shqiptar me titullin “Qytetar Nderi”.

Mozaiku, një pasion i veçantë

Mjeshtri Agim Nebi rrëfen për “Diellin” e Vatrës dashurinë e veçantë dhe stilin unik në punimin e mozaikëve. Artisti zbulon karakteristikat që ka gjinia e mozaikut në komunikim me shoqërinë. Sipas mjeshtrit Agim Nebi marrëdhënia e veçantë me mozaikun ka lindur si nevojë për tu shprehur dhe për të komunikuar direkt me shoqërinë dhe me ballafaqimet bashkëkohore të artit ndërkombëtar. Sipas mjeshtrit Nebi mozaikun e lëvroi për të dalë nga metodat klasike të ekspozitave dhe për të shijuar artin, bëri që në vitet ‘80 të realizonte një sërë veprash monumentale artistike dhe arkitekturore në Shqipëri. Sipas mjeshtrit Agim Nebi, arti shqiptar pas luftës u politizua dhe mori drejtim rus pasi artistët tanë më të mëdhenj të kohës kishin studiuar në Rusi dhe ata sollën një model rus. Sipas tij komunizmi e penalizoi artin shqiptar duke e bombarduar me ideologji komuniste dhe nuk e lejoi artin figurativ e artistët shqiptarë që të njiheshin me artin ndërkombëtar. Ai thotë se arti shqiptar në 50 vitet e fundit u politizua shumë. Arti mori shembullin e realizmit të artit socialist rus. Në komunizëm sipas z.Nebi arti mori formën e enës ku u zhvillua. Pas shembjes së komunizmit sipas mjeshtrit Nebi, me ndryshimet politike, ekonomike e sociale, vëmendja dhe interesi për artin u mënjanua. Shoqëria dhe shteti shqiptar duke nënvlerësuar artin dhe duke u përqendruar e gjithë veprimtaria publike te ekonomia dhe politika, ç’orientoi artistët dhe dëmtoi artin në përgjithësi. Sipas mjeshtrit Agim Nebi shpresojmë që me rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë e shqiptarëve do të kthehet vëmendja e shoqërisë dhe institucioneve tek arti dhe tek kultura e vendit tonë të cilat janë dokumenti kryesor i identifikimit dhe identitetit të një kombi.

Kush është piktori mozaicist Agim Nebi

Piktori mozaicist Agim Nebi lindi në Korçë më 30 nëntor 1950. Mbaron studimet në Institutin Artistik “Jordan  Nisja” në Tiranë, dhe  konsiderohet si talent i spikatur duke i  akorduar nga Ministria e Kulturës së asokohe profesor personal me një program të specializuar për 4 vjet. Nga vitet 1972-1977 ndjek studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e pikturës monumentale. Me iniciativën e tij e në mënyrë autodidakte mbron diplomën me gjininë e mozaikut, (lëndë që asokohe mungonte në programin e fakultetit). Vlerësohet me maksimumin e votave. Mjeshtri Agim Nebi është autor i disa veprave më të rëndësishme të historisë së Shqiperisë në mozaik. Në vitin 1994 shkon në Itali bashkë me familjen. Gjatë viteve të qëndrimit në Itali ka realizuar një sërë veprash monumentale të montuara në vende të rëndësishme të shoqërisë, të kulturës e asaj fetare italiane. Sot jeton në Toritto, provincë e Barit. Ka ilustruar një sërë librash për të rritur e për fëmijë në Shqipëri. Ka restauruar disa monumente të rëndësishme si Mozaikët e Apollonisë, Mozaikët e Linit etj. Ka marrë pjesë dy herë në “Fiera del Levante” në Itali, (me ekspozita personale) ku ka përfaqësuar Shqipërinë me veprat e tij. Në Itali ka hapur disa ekspozita personale me teknika të ndryshme të artit. Në vitin 2013 shpallet Qytetar Nderi në Komunën e Toritto ku edhe jeton me familjen. Aktualisht  në Toritto  punojnë në studion e tyre familjare bashkë me djemtë Tani e Rudi, të cilët kanë trashëguar venën artistike të të atit dhe ndjekur gjurmët e tij. E bija Arianita është mjeke kirurge në një nga spitalet më të rëndësishme të qytetit të Barit. Në veprimtarinë artistike të “Mjeshtrit të Madh” Agim Nebi, një kontribut të veçantë ka dhënë edhe piktorja Aferdita Nebi (Jahja) bashkëshortja e tij të cilën Agimi e konsideron si bashkëautore për të gjitha veprat dhe arritjet e tyre.

Mjeshtri Agim Nebi në poezinë e Xhevahir Spahiut

TEMPULLI

Agimit, artist i mozaikut

Një i marrë çapitet fillikat nëpër mjegull.

Brenda vetes mbart një tempull.

Pa peshë.

Pa formë.

Rreh ta nxjerrë në dritë të diellit.

Muret ngrihen dhe shemben;

nën gishtërinj

kullon gjaku i heshtur i zemrës.

Si copëra ylberësh të thyer

mbi gurët e vdekur shfaqen gurët e gjallë.

Ylli i mbrëmjes

pa fjalë

përkulet mbi tempull.

(Marrë nga vëllimi me poezi “FERRPARAJSA” 1994)

Dekorimi si “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës

Artisti i shquar i arteve figurative Agim Nebi u dekorua prej Presidentit Meta më 3 Dhjetor 2020 me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Kreu i Shtetit e çmoi artistin Nebi me motivacionin: “Për kontributet e shquara në lartësimin përmes veprave artistike të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Në vlerësim të reflektimit dhe përçimit të vlerave më të mira artistike dhe të qytetarisë si dhe shembullit të tij të rrallë si mozaicist, që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj”. Zoti Agim Nebi njihet si mjeshtër i mozaikut por ka shkëlqyer në të gjitha gjinitë e artit që ka lëvruar. Veprat e tij kanë një frymë të fortë patriotizmi dhe tema heroike. Firmën e mjeshtrit Agim Nebi mbajnë Mozaiku ‘Shqipëria’; në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, ‘Jehona e Skënderbeut’ në Muzeun e Tropojës; ‘Flamuri’ në vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë; ‘Mësuesi i Popullit Petro Nini Luarasi mes nxënësve dhe luftëtarëve’ në Muzeun Ersekë; ‘Masakra e Borovës’ në Borovë; ‘Liria’ në Akademinë e Arteve, ‘Festa e Grurit’ në Hotel Tirana International, ‘Studentët’ në Fasadën e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ‘Motive Baritore’ në Hotel Turizmi në Rrëshen, ‘Barinjtë’ në Muzeun e Skraparit, ‘Fëmijët’ në Pallatin e Kulturës Ersekë e shumë kryevepra të tjera që e bëjnë Agim Nebin një mjeshtër të kulturës me përmasa europiane. Krijimet e mjeshtrit Agim Nebi kanë të veçantë hijeshinë, brishtësinë, përdorimi i gurëve natyral, individualiteti i portreteve, bukuria e veshjeve në mozaikë dhe stilin origjinal të të krijuarit. Me veprimtarinë artistike jashtë Shqipërisë mjeshtri Agim Nebi është një ambasador i çmuar i artit dhe identitetit kombëtar shqiptar. Dielli

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 