Varianti i ri i COVID-19, Belgjika dhe Holanda me masa strikte kufizuese

E premte, 29 Mars, 2024

Udhëtimet jo të rëndësishme jashtë vendit, përfshi dhe vende të Bashkimit Europian do të jenë të ndaluara nga e mërkura dhe për të gjithë muajin shkurt për Belgjikën.

Ky është vendimi i qeverisë belge të premten pas takimit me Komitetin belg të Ekspertëve.

Deri më 1 mars, kush dëshiron të udhëtojë jashtë duhet të nënshkruajë arsyen thelbësore pse e bën këtë lëvizje, (bashkëprindërimi, trajtim mjekësor apo arsye e justifikuar profesionale).

“Udhëtimet për kohën e lirë apo për kënaqësi do të kontrolle dhe gjoba” për këtë arsye janë të ndaluara. “Ne nuk do të ndërtojmë një mur rreth Belgjikës, ne mund të shkojmë në vende të tjera, por vetëm për arsye thelbësore”, është shprehur kryeministri Alexander De Croo.

Ndërkaq, nga e hëna udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut, tre zona gjeografike ku është shfaqur varianti i ri i koronaviursit, do i nënshtrohen një karantine dhjetë ditore pas mbërritjes në Belgjikë, me dy teste të detyrueshme në ditën e parë dhe të shtatë.

Ndërsa të huajt që udhëtojnë për arsye pune, duhet të bëjnë testin negativ në vendin nga nisen dhe gjatë mbërritjes në Belgjikë, tha më tej kryeministri.

Ndërkaq, edhe Holanda ka ndërmarrë masa më strikte për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri. Masat janë krijuar për të kufizuar tubimet shoqërore, por autoritetet vërejnë se me mbylljen e bareve dhe restoranteve muajin e shkuar ka pasur rritje të konsiderueshme të festave në shtëpi. Kështu që kushdo që largohet nga shtëpia mes orës 21.00-4.30 do të ketë arsye të vlefshme pune, me provë në formën e një shënimi zyrtar nga punëdhënësi, emergjencë shëndetësore apo pjesëmarrje në një funeral brenda apo jashtë vendit.

Gjithashtu fluturimet janë të ndaluara me Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut.

Këto masa do të jenë për të paktën një muaj apo deri në një udhëzim të ri. Ndërkohë që njerëzit që mbërrijnë në Holandë janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë 10-ditore.

Një ditë më parë dhe Bashkimi Europian rekomandoi të mos udhëtohej nëse nuk ka një arsye thelëbsore, për shkak të situatës së rëndë shëndetësore. Ndërsa lidhur me kufijtë e jashtëm të BE-së Ursula Von Der Leyen tha se do të propozohen masa shtesë të sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 