Paratë nga Diaspora ndihmë e vyer për ekonominë e Kosovës

E shtunë, 20 Prill, 2024

Ismail Rrustaj nga Komuna e Klinës, që jeton në Prishtinë, tre vjet me radhë pranon para nga djali i tij 21-vjeçar, që jeton në shtetin e Italisë. Ai ndërkaq thotë se gjatë vitit të kaluar, djali i ka dërguar më shumë para për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë nga pandemia e koronavirusit.

Rrustaj, mbi të 50-tat, ka edhe tre fëmijë të tjerë. Dy vajzat dhe një djalë kanë përfunduar fakultete të ndryshme në Universitetin e Prishtinës, por siç thotë ai, nuk kanë ndonjë punë të qëndrueshme. Djali që ka përfunduar Fakultetin Juridik punon kamerier në një restorant, kurse dy vajzat në qendra tregtare. Me gjithë faktin që në familje marrin tri paga në muaj, Rrustaj thotë se po mos të ishte ndihma financiare nga djali që jeton në Itali, nuk do të arrinte të mbulonte shpenzimet e nevojshme për jetë.

“Djali im është 21 vjeç, më dërgon në muaj nga 500 deri në 1.000 euro. Mos të ishte djali jashtë Kosovës, nuk e di se si do mund të jetoja. Me paratë që dërgon, paguaj qiranë, rrymën, obligimet komunale, ushqim etj”, tha Rrustaj për Radion Evropa e Lirë.

“Paratë nga jashtë ma lehtësojnë jetën”, Rrustaj jeton në një banesë me qira në një nga lagjet e Prishtinës. Nga fshati i tij, ai u shpërngul në kryeqytet, për shkak të studimeve të fëmijëve. Por, me pagat e fëmijëve që punojnë në sektorin privat në Kosovë, ai thotë se nuk do të kishin mundësi që të përballonin jetesën në Prishtinë.

“Në Prishtinë nuk do kishim mundësi të jetonim me pagat e fëmijëve. Në fshat po, ia kishim dalë disi, ndoshta…” , thotë Rrustaj.

Vlera e përgjithshme e parave të qytetarëve me prejardhje nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit të kaluar, ka arritur në rreth 900 milionë euro.

Vlerat më të larta, sipas Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, kanë qenë në muajin maj me 104 milionë euro dhe në muajin tetor të vitit 2020, me 99.4 milionë euro.

Kurse në vitin 2019 shuma e remitencave ka qenë 851 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 