Libri i Gjovalin Shkurtaj: Arbëreshët kanë ruajtur tharmin e një “buke të mirë”

E shtunë, 20 Prill, 2024

Akademik Gjovalin Shkurtaj ka rrëfyer detaje rreth librit “Ligjërimet Arbëreshe” – “Gjuha e bukës “ dhe “Gjuha e zemrës” (Shqyrtime dialektologjike dhe sociolinguistike) në një intervistë për ABC News.

Përmes këtij studimi, Shkurtaj vë në dukje mbajtjen gjallë të shqipes për mëse pesë shekuj, ku dialektet dhe të folmet e tyre kane qenë me rëndësi për studimet shqiptare.

“Ky libër është pjesë e një punë shumëvjeçre që unë kam bërë në lëmin e studimeve arbëreshe. Dua të them se brezi im kemi pasur më pak kushte të mira jetese, më pak libra po kemi pas profesorë shumë të mirë dhe unë dhe tani që jam me shumë rrudha në ballë ia di për nder profesor Zijadin Kodrës i cili në vitet e largëta ’62-’63 më jepte letërsinë arbëreshe si lëndë dhe në kuadrin e asaj lënde më patën caktuar një temë “Poezia arbëreshe e shekullit të 18”. Në këtë botim e kam përfshirë për të treguar jo vetëm hershmërinë e punës, po mallit tim për arbëreshët. Ajo temë është bërë me shumë dashuri dhe mall”, kujton akad. Shkurtaj.

Pasi flet për përmbajtjen e librit, që sapo ka dalë në dritën e botimit nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, akad. Shkurtaj rrëfen se si janë bërë hulumtimet dhe çfarë vlerash janë ruajtur në qytetërimin e gërshetuar dhe simbiozën italo-shqiptare të arbëreshëve të Italisë.

Lexo edheAkademia e Shkencave riboton “Ligjërime arbëreshe” të Gjovalin Shkurtajt

“Në vitin 1973 shkova për herë të parë tek arbëreshët e Italisë si dialektolog, me magnetofonin në krahë për të regjistruar fjalët si i flisnin arbëreshët, pra çfarë kishte mbetur dhe kemi qenë në Kalabri kryesisht për një muaj dhe në vende të tjera. U njoha me atë tharm etnik që kishte mbetur te arbëreshët. Realitet interesant që pas pesë shekujsh ata vazhdojnë ta ndjejnë veten se janë nga Arbëria”, kujton profesori duke u shprehur se dy javë pas qëndrimit mësoi dhe gjuhën e tyre. “Kanë ruajtur tharmin e një buke që është bukë e mirë që është në zemrën e arbëreshëve”, kujto ai.

Për kandidaturën e ritit arbëresh në UNESCO akad. Shkurtaj thotë se e kanë mëse të merituar pasi kanë ruajtur shumëçka për 5 shekuj.

“Kanë ruajtur shumëçka dhe sot e gjithë ditën arbëreshët e Italisë kuptohen, kanë ruajtur gjuhën, tipare themelore të etniciteti, atë që është shumë e rëndësishme shqiptarinë, e ndjejnë veten se janë shqiptar dhe në të gjithë takimet e punës që kam pasur më ka dalë gjithmonë si ajka e qumështit kjo dashuri e madhe e arbëreshëve për Shqipërinë, dëshira e tyre të mos quhen italian po qytetarë italianë me gjuhë shqipe”, thotë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 