Bullgari/ Mandrica, një përpjekje e fundit për të ruajtur origjinën shqiptare

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mandrica është një fshat i vogël në Bullgari por që historinë e ka shqiptare. Sot ka vetëm 75 banorë dhe ata që jetojnë atje kujtimet i kanë të zbehta për fillimet e fshatit.

Sulltana Gramenova thotë se këto toka iu falën paraardhësve nga sunduesi i kohës pasi kishin ndërtuar një xhami të sigurtë në Edernen e sotme, dikur Adrianapolis.
Si shkëmbim për punën e mirë fituan të drejtën për tu vendosur në Mandricë. Thuhet se në 1636 erdhën banorët e parë dhe këtë e thonë të bazuar në mbishkrimin e gjetur në varrezat e kishës Shën e Diela.

“Para 400 vjetësh kanë ardhur këtu nga Korça dhe ishin shqiptarë, arnaut. Erdhën këtu, dhe ku të gjenin një vend dhe mbeti Mandrica. Shkuan në qytet të bëjnë një xhami dhe e bën shumë të bukur dhe pastaj turku bej i ka dhënë Mandricë”, thotë Sulltana.

Historia 400-vjeçare e këtij fshati ruhet në Kishën Shën e Diela e cila sot nuk ka një prift, dhe banorët thonë se vjen herë pas here ndonjë prift. Për të kujdeset Gramenova e cila edhe i bie këmbanës.

Shqipja e Mandricës me dialekti korça është ruajtur në fshat brez pas brezi por vetëm e folur, nuk e kanë të shkruar.

“Sigurisht është impresionuese se si kanë arritur ta mbajnë atë gjuhë, po nga ana tjetër më vjen pak keq për zhvillimin dhe shpopullimin e fshatit, sepse ne gjetëm të moshuar dhe kam shumë frikë se me kalimin në një jetë tjetër e këtyre të moshuarve do të marrë fund dhe kjo traditë kaq e bukur e shqipes së folur dhe e kulturës dhe zakoneve që kanë mbetur, pavarësisht se disa prej familjeve, sigurisht janë të përzierja me qytetarë bullgarë apo të tjerë”, thotë Donika Hoxha, ambasadorja shqiptare në Bullgari.

Ivajllo Petrov është ndër të fundit të rinj të Mandricës që ka vendosur të investojë atje në përpjekje për të mbajtur gjallë historinë, gjuhën përmes turizmit. Madje, dhe hotelit të tij i ka vendosur emër shqiptar, dhe pse është shkruar me shkronja cirilike, “Bukor shtëpia” (Shtëpia e bukur)

“Nëna ime është nga Mandrica, jam rritur në fshatin Mandricë, fëmijërinë e kam kaluar këtu dhe prandaj jam aq fort emocionalisht i lidhur me Mandricën. Kur isha i vogël fshati ishte shumë i gjallë, këtu jetonin shumë njerëz dhe kishte gjithashtu shumë fëmijë. Më kujtohet biblioteka lokale, furra e bukës shumë të mirë, spitali, shërbimi i urgjencës mjekësore, kabineti i dentistit. Kishte shkolla, fillore deri në klasën e tetë, të mesme, kishte konvikte për nxënësit që vinin nga fshatrat përreth dhe flinin këtu, sepse kjo ishte shkolla kryesore ku ndiqnin mësimet”, rrëfen ai.

Bukor shtepi

Ndërtimi i këtij hoteli thotë Petrov solli përmirësim të infrastrukturës dhe e bëri Mandricën një pikë të arritshme në hartë.

“Vendi ku po ndodhemi është eko-kompleksi të cilin e ndërtova vitet e fundit. I vetmi motiv që më nxiti ta bëja atë ishte mundësia për të pritur për të strehuar turistët të cilët do të vinin në fshatin Mandricë. Rregull i parë dhe themelor i turizmit është të sigurosh ushqim dhe strehim për miqtë. Prandaj dhe ne siguruam një vend të tillë. Patëm vështirësi gjersa e arritëm. Jam i mendimit se ndërtimi i kësaj baze, këtij eko-kompleksi çoi në përmirësimin e infrastrukturës duke e kthyer Mandricën jo thjesht në një pikë të arritshme të hartës por dhe në një vend turistik. Vitet e fundit fluksi turistik në fshatin e Mandricës shkon në rreth shtatë-tetë mijë njerëz, që është gjë e mrekullueshme. Ne arritëm t’ia tregonim Mandricën të gjithë Bullgarisë”, thotë ai

Mandrica është shumë pak e njohur për diasporën shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë dhe po bëhen përpjekje për tu lidhur më shumë të. Ambasadori i Kosovës Edon Cana thotë se tashmë po krijohen ura lidhëse me Mandricën ku kanë shkuar dhe përfaqësues të ministrisë së Diasporës dhe kanë çuar tekste shkollore shqip.

“Shtëpia e Bukur” është një hap shumë i rëndësishëm në ekzistencën e vetë Mandricës andaj duhet të shohim se si mund të bashkëpunojmë dhe do të ishte mirë që edhe fëmijët tanë të vijnë këtu ndonjë vizitë, nuk jemi larg dhe ta bëjmë këtë. Edhe fëmijët e Mandricës të vijnë në Kosovë e Shqipëri”, thotë Edon Cana, ambasador i Kosovës në Sofje.

Por pse emri “Bukor Shtëpia”? “Kjo është ide e imja sepse bukur shtëpi do të thotë shtëpi e bukur në bullgarisht por meqenëse jemi në Mandricë e bëmë si përdoret në të folmen e Mandricës. Shumë njerëz e bëjnë pyetjen pse, tingëllon shumë ndryshe, vështirë mbahet mend, por më pas i përshtaten atij, u duket kollaj mësohet dhe në fund, të gjithë e dinë çfarë do të thotë “bukur shtëpi”, shpjegon Petrov.

Georgi Kadenka vjen në fshatin e tij vetëm në verë, dhe tregon se nuk e ka shkelur tokën e të parëve dhe se ka shumë pak informacion për të.

“Ku të vetë, Korça shumë e bukur. Do vete në Shqipëria. Nuk ka det? Korça është me kodra”, thotë Georgi.

Mandrica ndahet në dy fshatra ku matanë lumit jetojnë ata me origjinë greke dhe fshati quhet Mandre. Shqiptarët e dikurshëm u vendosën atje dhe u asimiluan. Ivajllo Petrov thotës e ka si synim të rikthej gjallërin e këtij fshati si një destinacion turistik.të rikthejë të rinjtë dhe të ruhen traditat.

“Unë dhe disa njerëz të rinj nga fshati duke qenë brezi i fundit ndihemi përgjegjës të shpëtojmë atë që ka ngelur nga fshati. Ja përse themeluam Shoqatën për Rilindjen e Mandricës ku me përpjekje të përbashkëta kërkojmë mundësi për ta ruajtur atë që ka ngelur nga fshati, të rivendosim atë që është e mundur dhe t’ia tregojmë pjesës tjetër të botës. Mendojmë se rruga drejt ruajtjes së fshatit është të sjellim turistë në fshat dhe në këtë mënyrë ta popullojmë atë me njerëz të rinj dhe t’i japim fund shpopullimit të tij të mëtejshëm.”, thotë ai. / Koha Televizion 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 