Më 22 janar lindi Elena Gjika, figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare

E enjte, 28 Mars, 2024

Dora d’Istria, pseudonim i Elena Gjikës, ka qenë një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe evropiane të mesit të shekullit XIX. Ishte publiciste, feministe, etnologe dhe shkrimtare rumune me prejardhje shqiptare. Lindi në Bukuresht më 22 janar 1828 në familjen aristokrate Gjika, të ardhur nga Parga, Maqedoni e Egjeut. Pra, prejardhja e saj është nga ngulimi labovit i Pargës. Këtë e vërteton vetë ajo.

Shkonte shpesh në brigjet e Pargës, ku kishte dhe shumë labovitë të tjerë të cilët në shek. XVII kishin ardhur nga Labova, duke krijuar kësisoj ngulimin labovit që ekziston sot e kësaj dite.

Prindërit e Elena Gjikës kishin emigruar në Rumani. Elena Gjika mori pjesë në lëvizjen kulturore të Evropës si një luftëtare e madhe e mendimit të lirë dhe si kundërshtare e sundimit despotik monarkik dhe e shtypjes kombëtare. Për historinë e familjes së vet, Dora d’Istria botoi një vepër 455 faqesh me titull Gli “Albanesi in Rumenia. Storia dei principi Ghica nei secoli XVII, XVIII e XIX”, Firenze, 1873 (Shqiptarët e Rumanisë. Historia e princërve Gjika në shekujt XVII, XVIII dhe XIX).

Ky studim pasi u botua në revistën Europea (1871-73), në vitin 1873 doli edhe si vëllim më vete, i përkthyer në italisht nën kujdesin e Bartolomeo Çeçetit (Bartolomeo Ceccheti, 1838-1889). Në këtë përmbledhje studimesh trajtohet edhe çështja e prejardhjes së familjes Gjika. Ajo tregon në mënyrë të qartë se Gjikajt kanë prejardhje shqiptare, duke shmangur kështu të gjitha hipotezat që synonin ta shtrembërojnë origjinën e kësaj familjeje. Mirëpo, ajo rezervohet në njëfarë dore kur i duhet të përcaktojë se nga cila zonë e Shqipërisë është familja e saj dhe për ç’farë arsye të parët e Gjikajve u shpërngulën në Azi të Vogël.

Që në moshë të re Elena Gjika udhëtoi me prindërit dhe vizitoi oborret e Vjenës, të Drezdenit dhe të Berlinit. Kudo u adhurua për talentin dhe bukurinë. Studioi në Rumani, në Itali, në Francë, në Gjermani. U mbrujt me kulturë të gjerë perëndimore në shkollat më të mira të Evropës.Më 1849, martesa me princin Aleksandër Koltov Massalskij e shpuri në Rusi ku kaloi gati gjashtë vjet. Sipas disa studiuesve, nga martesa me princin rus, mori titullin princeshë.

Në oborrin perandorak të Nikollës I (Nikolaj Pavlovič Romanov, 1796-1855) kaloi një jetë të trazuar. Pas ndarjes me të më 1855, u shpërngul dhe vajti në Zvicër. U bë e para grua që ngjiti Malin Jungfrau. Më 1860 bëri një udhëtim në Greqi. Pjesën tjetër të jetës e kaloi kryesisht në Itali. Ishte kundërshtare e regjimeve monarkike dhe diktatoriale. Përkushtimi i pareshtur i saj ndaj aspiratave të pakicave kombëtare në Perandorinë Austro-Hungareze, ndaj barazisë së gruas dhe ndaj arsimimit të popujve e bëri të mirënjohur në mbarë Evropën. Duke qenë një veprimtare e rëndësishme e lëvizjes kulturore evropiane si dhe kundërshtare e sundimit despotik dhe e shtypjes së popujve, disa studiues e kanë quajtur edhe pioniere të Evropës së bashkuar. Duke qenë se kishte gjak princëror, nuk e kishte të vështirë të vendoste kontakte të shumta me rrethet intelektuale, shkencore, politike dhe letrare të Evropës. Fama e kësaj zonje fisnike shpejt u përhap në mbarë Evropën, por edhe përtej kontinentit të vjetër.

Ajo kishte kontakte me personalitete të njohura të kohës, si p.sh. me njërin nga themeluesit e shkencës së albanologjisë, albanologun gjerman, diplomat në shërbim të Austrisë Johan Georg fon Hahn (1811-1869), me patriotin dhe figurën e shquar për çlirimin e bashkimin e Italisë, gjeneralin Xhuzepe Garibaldi (Giuseppe Garibaldi, 1807-1882), me Adam Volfin etj. Ishte një mike e poetit romantik amerikan Henri Uodsuërth Longfelou (Henry Ëadssëorth Longfelloë, 1807-1882), autor i poemës romantike “Skënderbeu” (1873). Nën ndikimin e Dora d’Istrias, Lonfelou hartoi poemën romantike “Skënderbeu” (1873), me temë kthimin e heroit në Krujë pas betejës së Nishit. Kryetrimin poeti e ka paraqitur si një hero legjendar. Në vitin 1916 vepra u shqipëruar mjeshtërisht nga poeti, figura e shquar dhe e shumanshme e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politike shqiptare Fan S. Noli (1882-1965).

Në saje të njohjes së nëntë gjuhëve të huaja, Dora d’Istria përktheu krijime nga letërsia botërore. Falë diturisë që kishte, tërhoqi vëmendjen e shoqërisë së lartë, madje në një moshë të re, kur nuk ishte më shumë se 20 vjeçe. Bashkëkohësit e saj e renditën në radhën e personaliteteve më të shquara të Evropës së asaj kohe, siç ishin shkrimtarja franceze Zhorzh Sand* (Amandine-Lucie-Aurore Dupin, 1804-1876) dhe kontesha d’Agu (Marie d’Agoult Flavigny, 1805-1876). Arriti kulmin e lavdisë, ndaj princi i Rumanisë Karoli i akordoi “Urdhrin e shkallës I” (Bene Merenti), vlerësim ky që në Perëndim u jepej dijetarëve meshkuj. Në Enciklopedinë e përgjithshme të Francës, për Elena Gjikën ndërmjet tjerash thuhet: “Princesha Elenë njihte thellë italishten, anglishten, gjermanishten, frëngjishten, rumanishten, greqishten, latinishten, rusishten dhe shqipen”. Njohja e këtyre gjuhëve dhe e kulturave të popujve që i flisnin gjuhët e sipërthëna, i mundësoi që të pajiset me një kulturë të gjerë, ndaj dhe studiuesi spanjoll Iriarte e quajti “enciklopedi e gjallë”.

Ajo bën pjesë në plejadën e personaliteteve të Rilindjes Kombëtare që bënë të pamundurën për të mirën e kombit, të sunduar nga Perandoria Osmane. Përkrahu dhe nxiti lëvizjen kombëtare shqiptare për liri dhe përparim. Zhvilloi korrespondencë me figura të njohura të kohës, si p.sh. me De Radën, Dhimitër Kamardën, Thimi Mitkon, Zef Jubanin, Zef Seremben etj. Në letrat dërguar atdhetarëve të sipërthënë, shihet se ka rrahur mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare, veçanërisht në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1981).

Princeshën Elenë e konsideronin si modele të bukurisë së femrës shqiptare. Ajo ishte poete, piktore, publiciste e pasionuar, mbledhëse dhe studiuese e folklorit. Shkruante poezi dhe tregime. Edhe pse disa e kanë konsideruar amatore në shkrimet e para, nuk ka dyshim se studimi i saj i famshëm “La nationalité albanaise d’après les chants populaires” (Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore), botuar në vitin 1866 në revistën letrare të Parisit “Revue des deux mondes”, luajti rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare të periudhës së Rilindjes. Në studimin e sipërthënë, midis tjerash shkruan: “Dashuria për atdhe ka qenë gjithmonë veçoria më kryesore e shqiptarit. Shqipëria në të gjitha kohët ka qenë vendi i heronjve. Shqiptarët janë një popull i fuqishëm, porsi shkëmbinjtë ku jetojnë”.Filologu dhe folkloristi arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882) këtë studim e përktheu në gjuhën shqipe me titullin “Fyletia e arbenore prej kanekate laoshima”, Livorno, 1867. Ai e konsideronte Elenën “unazë që lidh qytetërimin e Lindjes me atë të Perëndimit”./ Xhelal Zejneli/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 