Gjermani/ Nga e diela test i detyruar para hyrjes në kufi

E enjte, 25 Prill, 2024

Ambasada gjermane në Tiranë bën të ditur se prej të dielës, 24 janar 2021 para hyrjes në Gjermani duhet testi i detyruar.

Qeveria Federale ka klasifikuar 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Kështu, personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.

Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 48 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht.

Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.

Ambasada gjermane në Tiranë bën të ditur gjithashtu se personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:
– Hyrje vetëm me testim negativ
– 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani
– Regjistrimi i hyrjes (www.einreiseanmeldung.de)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 