“Athleta Christi”, Skënderbeu dhe kulti i adhurimit të Shën Sebastianit

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Fitorja në betejën e Albulenës më 2 shtator të vitit 1457, shkaktoi një impakt të jashtëzakonshëm në Botën e Krishterë, por gjithashtu, pas kësaj disfate asgjësuese, sulltan Mehmeti II Fatih i ndërpreu përkohësisht sulmet kundër Arbërisë dhe çka ishte më e rëndësishme, ky triumf i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ishte një goditje vendimtare kundër lëkundjeve në gjirin e aristokracisë arbëre dhe ndikoi në forcimin e pushtetit të tij politik mbi të gjitha trevat e lira të Arbërisë.

Menjëherë pas kësaj fitoreje, kalorësi anglez dhe kamerlengu i Alfonsit V të Aragonës, John of Newport, i cili më 16 maj 1456 ishte caktuar nga Papa Kaliksti III si komisar papnor për Arbërinë, Bosnjën dhe Skiavoninë e që mori pjesë në betejën e Albulenës përkrah Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, duke komanduar një togë me harkëtarë dhe balestrierë, shkruan se “Invazioni i Europës do të jetë një fakt i kryer, sepse nuk ka fuqi tjetër të aftë që mund t’i rezistojë turqve, po të bjerë Fortesa arbëre (The invasion of Europe will be a fact, for there is no other power capable of resisting the Turks if the Albanian stronghold falls)”¹.

Lajmi i fitores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut mbi turqit në Albulenë mbërriti në Romë, më 24 shtator 1457.² Papa Kaliksti III e përhapi lajmin e shumëpritur nga të gjitha anët me një gëzim të papërmbajtur. Që në fund të muajit gusht 1457, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte dërguar në Romë njeriun e tij të besuar, abatin Gjergj Pelini, një diplomat dhe orator i jashtëzakonshëm, i cili kërkoi ndihma urgjente nga Papa Kaliksti III dhe nga mënyra sesi e kishte paraqitur ai situatën kritike në Arbëri, nuk e lanë që të kthehej duarbosh.

Më 7 shtator 1457, 5 ditë pas betejës së Albulenës, Papa urdhëroi komisarin e Selisë Apostolike, J.Navarrin, që të angazhohet për grumbullimin e ndihmave financiare nëpër qytetet dalmate, ku do të merrte 1/3 e të ardhurave të kishave katolike për t’ia dërguar Gjergj Kastriotit-Skënderbeu në qytetin e Krujës. Më 11 shtator, në një letër të gjatë e të përkushtuar, me 675 fjalë, Papa Kaliksti III i vlerëson përpjekjet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut si “të shkëlqyera” dhe që “shënohen si më të denjat ndër princërit e tjerë katolikë” dhe më pas vazhdon me fjalët, se “s’ka njeri aq të paditur sa të mos ngrejë në qiell me lavdërimet më të larta dhe të mos flasë për fisnikërinë tënde si atlet i vërtetë dhe kampion i emrit të krishterë.”³

Pikërisht, më 11 shtator 1457, sipas historianit italian dhe biografit të Heroit tonë Kombëtar, G.Pallotta, Papa Kaliksti III e shpalli Gjergj Kastriotin-Skënderbeun si “Atlet i Krishtit”.⁴ Të njëjtën gjë e konfirmon edhe jetëshkruesi tjetër italian, L.Tacchella, i cili shkruan se në letrën e dërguar më 11 shtator 1457, Papa Kaliksti III, i ekzaltuar, e quajti Gjergj Kastriotin-Skënderbeun “Atleta invitto e propugnatore del nome cristiano”.⁵

Tre muaj pasi arriti në Romë lajmi i fitores së shkëlqyer në betejën e Albulenës, që padyshim është edhe më e shënuara për Arbnorin e Madh, Papa Kaliksti III, me anën e një dekreti pontifikal, që mban datën 23 dhjetor 1457, e emëroi Gjergj Kastriotin-Skënderbeun “Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shënjtë” në luftë kundër Perandorisë Osmane.”⁶ Ndërsa A.Gegaj e ka zhvendosur këtë ngjarje 5 ditë më vonë, më 28 dhjetor 1457, duke ju referuar Zinkeisen II, p.146 dhe Marinesco, p.131⁷, të cilët rezultojnë jo të saktë në konstatimin e tyre.

Përveç dhënies së titujve të lartë dhe të privilegjuar të “Athleta Christi” dhe “Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shënjtë”, që i kanë marrë shumë pak personalitete europiane përgjatë historisë, ajo që bie në sy është edhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i Papa Kalikstit III, i cili u angazhua me mish e me shpirt për ta ndihmuar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në luftën kundër Perandorisë Osmane. Menjëherë pas marrjes së lajmit për fillimin e fushatës ushtarake turke kundër Arbërisë, më 9 qershor 1457,Papa Kaliksti III i kishte dërguar një galerë dhe premtuar disa të tjera⁸.

Më 10 dhe me 30 qershor 1457 i kishte dërguar të holla, siç ka vepruar edhe në shumë raste të mëparshme. Më 10 shtator 1457, të ardhurat e mbledhura nga misioni i J.Navarrin në Dalmaci ndahen në tri pjesë të barabarta dhe i dërgohen Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mbretit të Hungarisë dhe atij të Bosnjës.⁹ Më 17 shtator 1457, të ardhurat e mbledhura nga nunci apostolik, Pal Ëngjëll-Dushi, nga burime të ndryshme financiare, i dorëzohen Kastriotit. Më 6 shkurt 1458 Papa Kaliksti III dërgon 5.000 dukate dhe premton po kaq të tjerë. Në muajin maj 1458, nipi i Papës, Michele Borgia, vjen në Arbëri për të ndihmuar Kastriotin, më 8 qershor 1458 shënohet dërgimi i ndihmës së fundit financiare dhe më 6 gusht 1458, Papa Kaliksti III ndërron jetë.¹⁰

Përsa i përket titullit të privilegjuar “Athleta Christi” (“Atleti ose Kampioni i Krishtit”), ky ishte një vlerësim tepër i veçantë që akordohej nga Selia e Shenjtë vetëm për individë shumë të rëndësishëm, të cilët kishin udhëhequr me sukses fushata të mëdha ushtarake, duke mbrojtur Krishtërimin. Ky titull i lartë kishtar lidhet me rangun e luftëtarëve martirë të kristianëve të hershëm, ku si pikë referimi u shërbente Shën Sebastiani(256-288), i cili gjatë sundimit të perandorit ilir të Romës, Diokleciani(Gaius Aurelius Valerius Diocletianus), u emërua si kapiten i Gardës Pretoriane. Diokleciani, që njihet në histori si persekutori më i madh i të krishterëve, nuk e dinte që Sebastiani ishte i krishterë dhe prandaj ia besoi këtë pozicion kaq të rëndësishëm, por pasi ky i fundit ra në sy, duke përhapur fjalën e Zotit, Diokleciani urdhëroi ekzekutimin(martirizimin) e tij. Lista e figurave historike që kanë marrë titullin “Athleta Christi” është shumë e kufizuar dhe përmban vetëm 5 individë, të cilët duke i marrë në rend kronologjik, ata janë:

1) Luigji I ose Luigji i Madh(1326-1382), Mbreti i Hungarisë, Kroacisë dhe Polonisë,
2) Janosh Huniadi(1406-1456), Vojvoda i Transilvanisë dhe Regjent-Guvernatori i Mbretërisë së Hungarisë,
3) Gjergj Kastrioti-Skënderbeu(1405-1468), Kryezoti i Arbërisë dhe Kapiteni i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë,
4) Stefani III(1433/40-1504), princi i Moldavisë,
5) Sigismundi I, “I Vjetri” (1467-1548), mbreti i Polonisë dhe Duka i Madh i Lituanisë.

Më i rëndësishmi nga të gjithë ishte mbrojtësi i civilizimit europian dhe Heroi jonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, të cilit ky titull i lartë nuk ju akordua nga Papa Eugjeni IV(1431-1447), dhe as nga Papa Nikolla V(1447-1455), siç pretendohet, kryesisht me hamendësime, nga autorë të ndryshëm, ku midis të cilëve spikasin edhe historianët seriozë, G.Castellan dhe G.Staffa.¹¹

Në fakt, sikundër e përmenda pak më lart, rezulton se i pari Papë që e ka quajtur “Athleta Christi” ishte Kaliksti III(1455-1458) dhe që u rikonfirmua me këtë titull edhe nga dy papët e tjerë pasardhës: Piu II(1458-1464), nga Siena dhe Pali II (1464-1471), nga Venecia.I pari autor që përmend këtë titull të privilegjuar, është M.Barleti në kryeveprën e tij monumentale, sepse në hyrje të letrës së dërguar nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në adresë të sulltan Muratit II dhe që mban datën 12 gusht 1444, thuhet: “Athleti i Krishtit

Gjergj Kastrioti, ndryshe Skënderbeu, princ i epirotëve, i dërgon përshëndetje Muratit otoman, prijësit të turqve.”¹² Pra, nëse i besojmë M.Barletit, këtë titull i bie ti’a ketë dhënë Papa Eugjeni IV(1383-1447), i cili ka qëndruar në fronin e Shën Pjetrit, duke nisur nga data 3 mars 1431 dhe deri sa ndërroi jetë, më 23 shkurt të vitit 1447. Por sidoqoftë, duket qartë se M.Barleti këtu është nxituar, sepse njoftimi i dhënë prej tij nuk gjen mbështetje në asnjë burim dokumentar. Dhënien e titullit “Vero Athleta & Propugnatore nominis Christiani” nga Papa Kaliksti III e përmend edhe skeptiku, O. Raynaldus.¹³ Historiani gjerman dhe njohësi i shkëlqyer i historisë së Selisë së Shenjtë, P.Bartl, nënvizon faktin e patjetërsueshëm se ishte pikërisht Papa Kaliksti III, i pari që “ish myslimanin” e quajti “Athleta Christi”, por sidomos Papa Piu II, i cili fill pas zgjedhjes së tij papë(1458), nisi menjëherë përgatitjet për një kryqëzatë.¹⁴

“Dhe me të vërtetë kështu është, historia e këtij burri”, shton historiani F.Babinger; “të cilin Papa Kaliksti e quajti një herë “Atleti i Krishtit” dhe i cili për pothuaj një çerek shekulli i qëndroi trimërisht dhe me sukses ushtrisë turke gjithmonë shumë më të madhe, histori, e cila lexohet si roman.”¹⁵ Vetë Heroi jonë Kombëtar, me një krenari të merituar, në letërkëmbimin e tij me sulltan Mehmeti II Fatih, që mban datën 30 maj 1461, pra, 4 vite pasi kishte marrë këtë titull të lartë nga Papa Kaliksti III, e nis letrën e tij në adresë të sovranit osman me fjalët “L’Atheletta di Giesu Christo Giorgio Castrioth altre volte Scandarebech, Principe degli Epirothi, et Albanesi” [“Atleti i Jezu Krishtit Gjergj Kastrioti, herë të tjera Skënderbeu, Princi i Epirotëve, dhe Arbërve”].¹⁶ Nxjerrja në pah e këtij titulli kaq të lartë honorifik, vihet re edhe në disa letërkëmbime të tjera midis Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe sulltan Mehmetit II Fatih, por sidomos me papët pasardhës të Kalikstit III (Papa Callistus Tertius), si: Piu II (Papa Pius Secundus) dhe Pali II (Papa Paulus Secundus). “Athleta Christi” nga Arbëria, falë aftësive të tij të jashtëzakonshme, arriti të fitojë vëmendjen e të gjithëve, duke u bërë një figurë qendrore në Europën e shek. XV.

BIBLIOGRAFIA:

1)- D. Harrison, Skanderbeg and the English Adventurer, John Newport, March 27, 2019…; Shih edhe F.Hadri, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe epoka e tij në historiografinë shqiptare, f. 108; S.Luarasi, Skënderbeu në letërsinë angleze, në: Studime Filologjike 4, 1967, f. 122.

2)- G.Valentini, M.Sciambra & I.Parrino, Papa Kaliksti III, Skënderbeu, Shqipëria dhe Kryqëzata, f.240.

3)- V.Kule, vep. cit. f.297; Shih edhe J.Pisko, Skanderbeg, Historische Studie, f. 143-144; Јован Радонић, Ђурађ Кастриот Скендербег и Арбанија у XV веку, (историска грађа), Споменик XCV, Други разеред, 74, Београд: Српскa краљевскa академијa, 1942, f. 91-92, Doc. Nr. 151; Burime të zgjedhura për Historinë e Shqipërisë, 1962, f.322-324; Z.Mirdita, Disa konsiderata mbi rolin e Skënderbeut në udhëheqjen e luftës së popullit shqiptar, në: Konf. e dytë e Stud. Alb., I, Tiranë 1969, f.229; P.Xhufi, Skënderbeu. Ideja dhe ndërtimi i shtetit, f. 122.

4)- G. Pallotta, Storia di Scanderbeg, Principe degli Albanesi, f. 102.

5)- L.Tacchella, Giorgio Castriota Skanderbeg e i romani pontefici nen secolo XV, f. 20.

6)- F.Hadri, Skënderbeu në historiografinë evropiane, f.108; Shih edhe K.Frashëri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeta dhe vepra, f.357; Dh.S.Shuteriqi, Moti i Madh, f.243.

7)- A.Gegaj, L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle, f. 118.

8)- J.Pisko, Skanderbeg, Historische Studie, f. 140-141; L.Tacchella, Giorgio Castriota Skanderbeg e i romani pontefici nen secolo XV, f.16; Shih edhe Јован Радонић, Ђурађ Кастриот Скендербег и Арбанија у XV веку, (историска грађа), Споменик XCV, Други разеред, 74, Београд: Српскa краљевскa академијa, 1942, f. 84, Doc. Nr. 140; Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, 1962, f.318-319.

9)- Јован Радонић, Ђурађ Кастриот Скендербег и Арбанија у XV веку, (историска грађа), Споменик XCV, Други разеред, 74, Београд: Српскa краљевскa академијa, 1942, f. 90-91, Doc. Nr. 150.

10)- G.Valentini, M.Sciambra&I.Parrino, Papa Kaliksti III, Skënderbeu, Shqipëria dhe Kryqëzata, f.239-241; Shih edhe D.Kortsha, Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut, f. 54; L.Tacchella, Giorgio Castriota Skanderbeg e i romani pontefici nen secolo XV, f.32; J.Pisko, Skanderbeg, Historische Studie, f. 79-83 & f. 145-146.

11)- G.Castellan, Histori e Ballkanit, f. 86; G. Staffa, I grandi condottieri del Medioevo, f. 121-122.

12)- M.Barleti, vep. cit. f. 135.

13)- O. Raynaldus/O. Rinaldi, Annales ecclesiastici ab anno quo desinit Card. Caes. Baronius M.C.XCVIII usque ad annum M.D.XXXIV. continuit, ex regestis pontificum, et literis auctoritate publica fideque munitis …: Ab anno M.CCCC.XVII. usque ad annum M.CCCC.LVIII, apud Ioannem Wilhelmum Friessem, 1694, f. 489.

14)- P.Bartl, Shqiptarët, f. 53.

15)- F.Babinger, Mehmet Pushtuesi, I, f. 224.

16)- F.Sansovino, Historia Universale dell’origine et imperio de’Turchi, f. 266; Shih edhe R.Knolles, The Generall Historie of the Turkes, f. 385; M.Palnikaj, Skënderbeu, letërkëmbimi me sulltanët, f. 44-45.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 