Intervista/ Besnik Rexhvelaj: Ndikimi i shoqatës “Iliria” në komunitet

E enjte, 25 Prill, 2024

Besnik Rexhvela së bashku me familjen tij, gruan, Norën, djalin Brendonin, 4 vjeç dhe vajzën Blertën-3 vjec ka emigruar në Kanada në vitin 2002. Ata kanë adhur nga Shkodra, ku kishin jetuar dhe punuar më parë. Besniku ka punuar në sistem bankar si drejtus i një banke në Shkodër (atëherë është quajtur Banka e Kursimeve). Ka pëfunduar studimet e larta për Financa në Universitetin e  Tiranës në vitin 1991, duke e përjetuar edhe ndryshimet dhe lëvizjen historike të studentëve të Dhjetorit 1991. Pos punës profesionale, Benik Rexhvelaj, nga viti 2010 ka qenë ndër aktivistët më të dallueshëm të Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze “Iliria” në London, Ontario, ku nga viti 2015 është edhe zgjedhur kryetar i saj. Për gazetën “Diaspora Shqiptare” me z. Rexhvelaj biseduam për krizën e pandemisë COVID-19, komunitetin shqiptar, biznesin e tij të huadhënies, profesionin e tij e shumëçka tjetër.

Rexhvelaj, si e gjeti Shoqatën Shqiptaro- Kanadeze “Iliria” të Londonit 10- vjetori i themelimit të saj?

Shoqata Shqiptaro- Kanadeze “Iliria” në London tashmë ka hyrë ne vitin e njëmbëdhjetë të themelimint të saj. Komuniteti shqiptar në London dhe rrethina është i organizuar në këtë shoqatë, e cila prej dhjetë vitesh merret me organizimin e dhe koordinimin e aktiviteteve të ndryshme në London  dhe më gjerë. Për çdo dy vite ne organizojmë zgjedhje për dy bordet tona, atë drejtues dhe atë të besimit. Me zgjedhjen e bordit drejtues bëhet zgjedhja e krerëve të shoqatës, si kryetar, nënkryetar, sekretar, financier, të cilët pra kanë një mandat dy vjeçar.  Mandati i kryetarit është një mandat që mund të zgjidhet dy herë nga dy vite. Mendoj se komuniteti ynë në London që nga themelimin i shoqatës vazhdon të jetë shumë aktiv në komunitet. Shoqata ka një komunikimin të vazhdueshëm me Bashkinë e Londonit dhe organet e tjera të zgjedhura në rang të provincës dhe federatës. Funksionojnë klasat e gjuhës shqipe, dhe kemi një klub futbolli (Albanian Soccer Club). Shumë anëtarë të komunitetit tonë këtu në London janë shumë të njohur në komunitetin e Londonit dhe na përfaqësojnë ne si komunitet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në dy mandate keni qenë nënkryetar, ndërsa tani jeni në mandatin e dytë si kryetar i shoqatës. Cilat, sipas jush, janë të arriturat e Shoqatës “Iliria” nën drejtimin tuaj

Po, është e vërtetë kjo që thoni ju. Unë jam aktiv që në fazat e para të themelimit të shoqatës shqiptare këtu në London. Siç përmenda edhe më sipër, anëtarët e bordit drejtues dhe unë bashkë me ta mundohemi që të jemi sa më aktivë me mundësitë që kemi në mënyrë që të mbajmë të gjallë kulturën dhe traditat tona të bukura shqiptare. Këtë e bëjmë duke u organizauar nëpër mbrëmjet festive me rastin e pavarësisë së Shqipërisë, pavarsisë së Kosovëse, mbrëmje me rastn e ditës së grave dhe aktivitete të tjera. Poashtu si shoqatë kemi marrë pjesë aktive për çdo vit në Ditën e Kulturës që organizon Bashkia e Londonit. Kjo na ka bërë edhe më të njohur, jo vetëm në komunitetin tonë, por edhe më gjerë. Klubi shqiptar i futbollit ka lënë një shije të mirë në të gjithë qyetetin, pasi jemi ndër ekipet më të mira dhe pothuajse për çdo vit kemi marrë dy apo tre trofe. Këto gjëra na kanë mbajtur të bashkuar dhe të zgjerojmë njohjet e shqiptarëve në mesin e tyre. Nga pranvera e vitit të kaluar jemi në bisedime me kryeterin e Bashkisë së qyetetit të Londonit, që të vendosim bustin e Nënë Terezes në një park të qyetetit dhe këtij parku t’i vihet po i njëjeti emër. Pandemia na ka detryruar që këtë projekt ta mbajmë në pritje, derisa gjërat të shkojnë në normalitet, me ç’rast urojmë që kjo të kalojë sa më parë.

Cili është historiku i Shkollës Shqipe në London?

Klasat e gjuhës shqipe këtu në London kanë filluar para gjashtë vitesh, nën kujdesin e shoqates nëpërmjet drejtuesve të mëparshëm dhe aktual. Në fillim kemi kemi patur një prezencë shumë të kënaqshme me nxënës shqiptarë të moshave të ndryshme. Me dy klasat e gjuhës shqipe kemi vazhdur deri në vitin e kaluar. Meqë jemi këtu do doja të falënderoja të dy ambasadat atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës në Kanada, dhe konkretisht ambasadorin e nderuar z. Ermal Muça, i cili, që kur ka ardhur në Kanada na është gjetur krah nesh me çdo gjë që ne e kemi kërkuar në këtë kontekst. Po ashtu edhe ambasada e Kosovës dhe ambasadori i ri i saj z.Adriatik Kryeziu për ndihmën e ofruar me libra shqip nga atdheu. Kjo ka bërë më të lehtë që të kemi materiale dhe libra mësimore dhe të gjitha gjërat të tjera shtesë për vazhdimin normal të mësimit ëe gjuhës shqipe.

Në shumicën e shkollave shqipe në Kanada po vazhdon mësimi online. Ku qëndron Shkolla Shqipe në London?

Pandemia COVID -19 ka bërë që këto klasa t’i kemi në pritje, pasi kështu është vendosur nga autoritetet arsimore të qyetetit të Londonit. Po shpresojmë edhe ne, që gjerat të ndryshojnë dhe fëmijët e shqiptarëve të Londonit t’ju ofrohet mundësia për të ndjekur mësimin e gjuhës shqipe online. Por deri tani që flasim nuk kemi ndonjë dritë jeshile nga autoritetet e drejtorisë së arsimit këtu në London e rrethina. Le të shpresojmë që kjo gjë të jetë e  realizushme sa më parë.

Para disa viteve, në bashkëpunim me Bibliotekën Qendrore të Londonit,  shoqata juaj dhe ju personalisht jeni angazhuar për sjelljen e librave shqipe në sirtarët e saj.  Sa ja keni arritur qëllimit?

Po është e vërtetë, që ne si shoqatë dhe me ndihmën e anëtarit të bordit të besimit z. Andi Demçollari kemi marrë një iniciativë, që tashmë është  realizuar para katër viteve, për të hapur e pasuruar sektorin shqiptar pranë Bibliotekës Qendrore të Londont me libra shqip dhe literaturë të dobishme. Në të njejtën kohë bibloteka ka blerë libra në gjuhën shqipe me fondet e  bibliotekës së qyetetit, për të pasuruar këtë pjesë të biblotekës me libra dhe literaturë shqiptare. Jam i lumtur që tani për katër vite me radhë çdo njeri mund të shkojë dhe të huazojë libra në gjuhën shqipe në këtë bibliotekë.

Sa ka ndikuar pandemia në shoqatë?

Në radhë të parë doja t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre nga kjo pandemi, që ne po e kalojmë gjithë së bashku. Uroj që kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe pa humbje të mëtutjeshme jetërash të njerëzve tanë të dashur. Kjo është shumë e rëndësishme. Siç e dini pandemina ka ndikuar në çdo qelizë të jetë së gjithsecilit, e në këtë mes përfshihet edhe shoqata jonë, dhe ardhmëria e saj. Mundohemi që të jemi në komunikim me anëtarët e shoqatës sonë nëpremjet mjeteve të komunikimit me telefon, internet, etj, por  pas fillimit të pandemisë takimet fizike janë shumë të pakta.

Jeni ndër biznesmenët më të suksesshëm në Ontario për huazime dhe huadhënie (Mortgage Broker).  A ka qenë e vështirë rruga e arritjes deri këtu?

Faleminderit shumë për pyetjen! Po, është e vërtetë që kam një biznes në fushën e huadhënies dhe huamarrjes (Mortgage Broker). Këtë biznes e kam të hapur që nga viti 2005, vit kur jam licensuar për këtë gjë, ku vazhdoj  edhe sot, dhe besoj e planifikoj që do të dalë në pension duke u marrë po me këtë punë. Unë jam i licensuar në sektorin e huadhënies në të gjitha provincat e Kanadasë, por aktivitetin qendror e kam në Ontario. Për këtë doja të falënderoja të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në Kanada, që me kanë besuar duke përdoruar shërbimin, që unë ofroj në këtë sektor. Poashtu duhet që të falënderoj edhe klientët kanadezë të cilët janë të shumtë që më japin biznes dhe besim.

Mirëmbani një platformë sociale “Mortgage në Shqip”. Sa ka ndikuar kjo tek  komuniteti shqiptar në Kanada?

“Mortgage në Shqip” është për t’iu ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve tanë që të gjejnë më shpejtë po që se kërkojnë për një ekspert huazimesh dhe huadhëniesh në Kanada. Do doja të theksoja që unë kam një ekip prej pesë profesionistësh në fushën e kreditimit, duke qenë si drejtues i këtij ekipi të mrekullueshëm. Ne si grup kemi një eksperiencë në fushën e huadhënies prej gjashtëmbëdhjetë vitesh më i pakti tek më shume se njëzetëedy vite. Në pesë vitet e fundit ne si ekip jemi klasifikuar gjithmonë në krye të kompanië Mortgage Intellegence në Kanada për volumin e kredive. Theksojmë që Mortgage Intelligence ka mbi njëmijë agjentë në Kanada. Kjo është një arritje e madhe për mua dhe për të gjthë anëtarët e grupit që unë drejtoj.

A ju ka ndihmuar arsimimi dhe puna në Shqipëri për ta gjetur veten në Kanada?

Të them të drejten edukimi që kam përfunduar në Shqipëri dhe puna që kam bërë në sistemin bankar shqiptar më ka ndihmuar shumë që të vazhdoj dhe të jem i sukseseshem në biznes që kam në fushën e kredidhënies këtu në Kanada. Kjo ka qenë një bazë shumë e mirë për mua. Pastaj me të ardhur në Kanada kam filluar shkollën, për të mësuar anglishten nën të njejën kohë edhe kam punuar punë të përkohshme. Pastaj kam evaluar diplomën në unversitetet që kam mbaruar në Shqipëri pranë Universitetit të Torontos.  Pas shkollimit, kam përfunduar të gjitha kurset e domosdoshme për t’u licensuar si “Mortgage Specialist”.

Më duket se edhe familjen e keni orientuar në financa…

Bashkëshortja Nora është e certifikuar  si kontabiliste këtu në Kanada dhe punon në Bashkisë së Londonit si menaxhere e financave, djali Brendoni është student në vitin e fundit të Western University në London për programim kompjuterik, kurse vajza Blerta vazhdon studimet për financa në Fanshawe College po këtu në London. Pos djalit, që ka zgjedhur drejtim tjetër ne të tre jemi të fokusuar në financa…