E veçanta e Odës së miqve në banesën qytetare beratase

E shtunë, 20 Prill, 2024

Muzeu Etnografik në Berat ka një koleksion të pasur prej 1300 objektesh, cka e bën një dëshmi të rëndësishme të kulturës dhe traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit. Qendra Muzeore Berat këtë herë shkruan për odën e miqve, në materialet e saj për muzeun. QMB shprehet se oda e miqve e quajtur ndryshe oda e mirë ose oda e madhe është një nga mjediset më të rëndësishme në banesën qytetare beratase.

“E trajtuar me një përkujdesje të veçantë arkitektonike e artistike. Pozicioni i saj, numri i dritareve të shumta, kompleksi musëndër – mahfil, minderet e ulët, (përdoreshin për qëndrim dhe fjetje), oxhaku i punuar me elegancë, dy kamaret anësore, vatra tipike e zjarrit, dollapet e murit e tavani të punuar në dru pishe e të pikturuar, dyshemenë e mbuluar me qilima kryesisht me ngjyrë të kuqe apo sixhade të importuar e me servisin prej argjendi të ushqimit që shtrohej në qendër të dhomës, flasin për rëndësinë e këtij mjedisi e për një nivel të lartë artistik. Në këtë mjedis kishte hierarki në të ulur, në të folur e të ngrënë, ku i zoti i shtëpisë hapte bisedën e mbante atë në mënyrë të ekuilibruar, e mbyllej nga miku më i madh në moshë”, shkruan Qendra Muzeore Berat. Në odën e miqve pritej miku i shtëpisë qoftë për një kafe, qoftë për të qëndruar disa ditë. Në odën e miqve zhvilloheshin të gjitha ceremonitë familjare, gëzime e hidhërime, priten urimet e ngushëllimet.

Lexo edhe: Muzeu Etnografik në Berat, me një koleksion të pasur objektesh

Më tej QMB vijon se në këtë mjedis bëheshin biseda “të rënda burrash”, biseda me peshë, që dalloheshin nga bisedat e zakonshme. Pritja e mikut kishte aq shumë rëndësi sa edhe nëse ndodhte rastësisht mort dhe kishte miq në shtëpi, miku do të nderohej me gjithë të mirat, sikur mos të kishte ndodhur gjë”, shkruan Qendra Muzeore Berat.

Lexo edhe: Veshja e sakos në muzeun Etnografik në Berat, dëshmi e kulturës dhe traditës

Muzeu Etnografik në Berat u përurua në vitin 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe trishekullore, tipike e trevës beratase. Në katin e parë është ngritur një sallë në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare, me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavijoni i lashtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 