Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë të cilëve iu ka përfunduar afati i dokumenteve të identifikimit t’i rinovojnë ato. Thirrja ka ardhur pas një takimi online që ambasadori Soreca ka pasur me KQZ dhe kreun e saj Ilirjan Celibashi. Ai shkruan se rinovimi i dokumenteve biometrike të identitetit është një sfidë e madhe.
“Shkëmbim i mirë me KQZ-në, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe OSBE. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën e 5 qershorit. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që urgjentisht t’i rinovojnë ato para ditës së zgjedhjeve”, shkruan Soreca.
Good 🖥exchange with CEC Cssr. @ICelibashi🇦🇱, 🙏 to @OSCEinAlbania. Work is well ongoing to implement new electoral code based on 5/6 reform. But renewal of still too many ID biometric documents is a big challenge. We call on🇦🇱citizens to urgently renew them before Election-day. pic.twitter.com/uxOEEAYw6Z
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) January 20, 2021
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.