Zvicër/ Sheki Useini: Lumturia e përhershme gjendet brenda secilit prej nesh

E premte, 19 Prill, 2024

Rrugëtimi i tij në jetë ka kaluar në disa etapa të rëndësishme, nga Maqedonia e Veriut në Zvicër, nga sporti në sipërmarrje, për të mbërritur me tej në një botë të pak eksploruar, meditimi. Sheki Useini aktualisht jeton në Zvicër, por projektet e tij janë orientuar drejt një impakti të gjerë.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” ai tregon jetën e tij të larmishme mes biznesit, arteve marciale dhe botës së spirtualitetit.

Sheki Useini ka arritur të realizoj ëndrrën e tij dhe të kombinoj më së miri kohës mes biznesit dhe pasionit të pashtershëm për meditimin dhe shkencat spirituale.

Jetoni në Zvicër prej vitit 1986, si ka qenë rrugëtimi juaj në këtë vend para se të fokusoheshit tek artet marciale dhe shkencat e meditimit?

Që nga fundi i vitit 2004 jam sipërmarrës në Zvicër, si fillim e nisa me gastronominë, duke qenë se vinim nga një familje gastronomësh tradicional e vazhdova edhe në Zvicër. Për disa vite kam menaxhuar disa restorante, deri sa në vitin 2012 kam blerë një restorant timin në alpet e Zvicrës. Këtu kam arritur të realizoj atë ëndrrën time të kahershme, që të punoj katër muaj në vit dhe më pas tetë muaj të tjerë t’i përkushtohem spirtualitetit sepse vazhdoj ta kem ëndërr që jetën time t’ja dedikoj meditimit, spirtualitetit.

Një dekadë të tërë jam marrë edhe më bursë, me tregtinë e letrave me vlerë dhe metaleve të çmuar kështu që kam pasur sukses në këtë fushë, si edhe me sport me arte marciale, kam pasur një klub privat të cilin e kam themeluar vetë.

Kur u shndërrua meditimi në një profesion të mirëfilltë në jetën tuaj?

Ka filluar nëpërmjet arteve marciale. Para se të shkoj në Zvicër kam marrë titull si mjeshtër në karate në 1984, më pas shkova në Zvicër dhe më pas nisa pa ndërprerë duke marrë pjesë në gara të ndryshme. Kam garuar në 40 gara, në Itali kam fituar vendin e tretë. Mësuesi im i parë në meditim ka qenë mjeshtri i madh japonez, Samurai Hiro Musizhuki, i cili më mësoi edhe arte marciale dhe meditim. Tashmë unë shkoj vazhdimisht në Indi dhe kam mësuar më shumë në shkencën e meditimit.

Natyra të ndihmon të takohesh me veten, thoni ju. Mendoni se kjo gjë ndikon me të gjithë?

Nëpërmjet meditimit dhe kontaktit me natyrën arrijmë të kuptojmë një botë të re, njihemi më shumë me veten dhe gjërat që na rrethojnë. Natyra na jep oksigjen ne i japim dioksid karboni, kështu që ne jemi pika në tërësi dhe tërësia në një pikë, sepse plotësojmë njëri-tjetrin.

Si mund të arrijë një person të jetë i lumtur?

Lumturinë është shumë vështirë ta gjesh dhe është shumë e vështirë ta gjesh diku tjetër, nëse nuk e gjen në vetvete. Nëse mendojmë se mund ta gjejmë tek dikush tjetër, ose tek sendet, ajo do të jetë një lumturi e përkohshme, ndërsa lumturinë e përhershme duhet ta gjesh në vetvete.

“Paqja e brendshme, liria dhe lumturia janë për mua vlera, për të cilat nuk do të bëja asnjëherë kompromise”, shkruani ju. Përse janë kaq të rëndësishme këto vlera, në një botë që shkon më shumë drejt materiales?

Çdo lumturi është sukses, por jo çdo sukses të bën të lumtur, rëndësia është se ku e kërkojmë ne lumturinë dhe me çfarë e lidhim lumturinë. Duhet të jemi të qartë se për çdo gjë që duam të marrim në këtë jetë, duhet patjetër të japim diçka. Formulën e suksesit unë quaja kështu: E para të kish sukses duhet të kesh një qëllimi, më pas ai qëllim duhet të jetë shumë i qartë dhe më pas gjithçka për të arritur këtë qëllim duhet t’i bësh gjërat me dashuri, duke i bërë gjërat me dashuri ne i japim vlerë çdo gjëje. Siç është rasti i ushqimit që konsumojmë nga dora e mamasë, sepse mamaja gatuan me dashuri për ne.

Mendoni se nëpërmjet meditimit dhe leksioneve që jepni kontribuoni për një shoqëri më të mirë?

Nuk do e bëja fare nëse nuk do ishte kështu, si fillim e bëj për vete, sepse më jep kënaqësi dhe energji të bukur, gjithmonë kur arrin në një pikë dhe kupton se diçka është e bukur dhe e mirë ti do ta ndash me të tjerët, dhe këtu arrin ajo që quhet mençuri, sepse nuk heziton ta ndash me të tjetër.

Për të gjithë ata persona që janë skeptikë ndaj meditimit, çfarë do i thonit?

Për atë që nuk arrin të kuptoj veten, gjithmonë bota do mbetet pa kuptim, gjithmonë do gjejnë turbulencë dhe do të jetojnë horizontalisht. Meditimi nuk do të thotë që të shkëpusë nga jeta, përkundrazi meditimi të lidh edhe më tepër me jetën. Secili mund ta provojë dhe nëse nuk i pëlqen mund të ndalojë. Spiritualja të drejton drejt brendisë dhe kupton një univers të ri.

Momentalisht jeni duke shkruar ndonjë libër?

Sapo kam përfunduar librin e tretë “Kthesa e madhe”, i cili sapo ka dalë. Është formula bazike se sit ë kuptojmë se nëse vuan në këtë jetë është sepse ke zgjedhur vetë të vuash, ne nuk mund të shmangim dhimbjen, por vuajtjen po./Diasporashqiptare.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 