Përkeqësohet moti në Shqipëri/ IGJEUM: Të merren masa, mund të ketë përmbytje

E enjte, 25 Prill, 2024

Ditët me diell por me temperatura nën zero në Shqipëri do i lënë vendin sërish reshjeve të dendura të shiut, çka mund të sjellin sërish situata përmbytjeje në vend.

IGJEUM dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon reshje intensive 22-26 janar duke i kërkuar prefektëve dhe bashkive të marrin masa.

Sipas IGJEUM intensiteti i reshjeve mund të arrijë deri në 230 mm/24 orë në zona të caktuara, si në Shkodër, Kukës, Dibër po pa përjashtuar qarqet e tjera dhe për këtë i kërkon bashkive dhe prefekturave të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.

“Sipas informacioneve të IGJEUM dhe SHMU intensiteti i reshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si Qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera. Duke qenë se këto reshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumenjve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të Drinit, me pasoja të mundshme në përmbytje, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës së popullatës, gjësë së gjallë, objekteve të rëndësisë së veçantë, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili kërkon nga pushteti vendor intensifikimin e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore”, thuhet në njoftimin zyrtar të IGJEUM.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile sugjeron marrjen e masave nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimin dhe akomodimin e personave, si dhe të gjësë së gjallë.

Në një shkresë dërguar këtyre institucioneve vendore AKMC u kërkon gjithashtu të organizojnë dhe të drejtojnë punën për inspektimin në vend të gjendjes së objekteve të infrastrukturës, të mjedisit, të gatishmërisë teknike të mjeteve, si dhe gjendjen e rezervave për të përballuar situatat që mund të krijohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 