Greqi/ Dasho Kurti rrëfehet: “Tingujt e mi janë ura miqësie e vëllazërimi”

E premte, 19 Prill, 2024

Fjalët ndonjëherë edhe teprojnë ose e teprojnë. Tingujt kurrë! Sidomos muzika e Dasho Kurtit sa më shumë jehon, aq më i madh është entuziazmi i publikut, aq më tepër shtohen kërkesat për koncerte, aq më e gjatë bëhet lista e bashkëpunimeve me viganët- pa as më të voglin ekzagjerim – e pentagramit grek.
Dasho Kurti, në karrierën e gjatë në Greqi gëzon respektin, adhurimin dhe miqësinë e tyre, është bashkëpunëtori besnik, serioz e mëse i përkushtuar prej 3 dekadash. Kompozitori dhe instrumentisti më i vyer që u erdhi si “dhuratë” e papritur nga Elbasani, Shqipëria, atëherë akoma tepër misterioze, thuajse e panjohur.
Jo më, pasi edhe vetë Kurti është kujdesur të rrëzojë shumë mite, me atë modestinë e tij, por edhe urtësinë e dashamirësinë që ka për dy vendet fqinje, me të cilët ka lidhur hermetikisht krijimtarinë e pashteruar.
Mes tyre, Janis Parios, Dhimitra Galani, Glikeria, Dhimitris Mitropanos, Manolis Lidhakis, Eleftheria Arvanitaki, Thanasis Papakonstantinu, Jota Nega, Melina Kana, Afentula Razeli, Melina Aslanidhu e shumë të tjerë, ndërsa kishte dhe një bashkëpunim shumëvjeçar historik me Jorgos Dalaras, me dhjetra qindra koncerte në çdo kënd të botës. Në disa prej tyre, Amerikë veçanërisht, një pjesë e madhe e publikut pohojnë para këngëtarit të madh grek se “erdhëm për Dashon në koncert” Përmes kilometrave lindi dhe vepra “Fshatrat e braktisura” me ripërshtatje të këngëve tradicionale shqiptare për plagën e emigracionit nga vetë Dasho Kurti, që bashkoi ikonat e muzikës greke e shqiptare. Thellë në ndërgjegjen e tij ka vetëm një qëllim, të ngrejë ura miqësie, dy popujt e tij të jenë pranë në ditët e mira e ato të vështira.
Gjithashtu, ka bashkëpunuar me këngëtarët e njohur të botës Edi Napoli, Dulce Pontes, Jasmin Levi, Goran Bregovic, Dlec Koc etj.
Dasho Kurti është autor i muzikës së disa filmave dhe ka veshur me tingujt e tij mjaft shfaqje teatrale.
Nuk i pëlqejnë shumë intervistat, sepse siç thotë nuk para do “të ngatërrohet me gjëra të tjera, përveç muzikës”. Kohën e kalon në tastierë ku ose krijon, ose kompozon, ose orkestron ose luan muzikë në koncert. Kjo është jeta e një muzikanti të lindur! Po ja që pandemia ka edhe të mirat e saja, të pakta, por i ka, më shumë kohë, meditim më i thelluar, bilance të pamenduara se do bëheshin kaq herët. E Dasho flet, flet gjatë për të kaluarën, të tashmen por edhe objektivat e të ardhmes. Projekte që ai vetëm di si realizohen dhe që e vërteta është se i kemi kaq shumë nevojë!

Solfezh që në djep
Pyetjes nëse angazhimi si instrumentist që fëmijë është trashëgimi, buron nga familje muzikantësh apo rastësi, Kurti i përgjigjet me një dozë të madhe humori:
“Jam nga një familje qejflinjsh, jo aq muzikantësh profesionistë. Njerëz që kalojmë mirë e shijojmë gjërat e bukura. Gjyshi im e kuptoi talentin tim që kur isha fëmijë, ai këmbënguli të më çojnë që 6 vjeç si në shtëpinë e kulturës ashtu dhe në shkollën e muzikës në Elbasan.
Mbarova shkollën e mesme për fizarmonikë, me nota shumë të mira. Zysha ime më sugjeroi të vazhdoja studimet e larta, sepse kishte besim se do ecja përpara. Kështu dhe unë u mora me kompozicion, fillova përgatitjet për konkursin, se atëherë ashtu ishte, nuk e di si funksionon tani. Mësimet e para i bëra me Klement Markun, kompozitorin e njohur nga Elbasani, pastaj kur shkova në Tiranë më solli në kontakt me kompozitorin tjetër të mirënjohur Thoma Gaqi. Ky ishte shansi i madh, sepse kur kalova në shkollë kisha një pedagog dhe kompozitor shumë të mirë pranë. Mora pjesë në konkursin për vitin shkollor 1990-91 dhe dola i pari, nëse më kujtohet saktë ishin 80 konkurrues e kaluam vetëm 4. Fillova shkollën për kompozicion, ndërsa situata në Shqipëri ndryshonte çdo ditë, bëhej më e egër, më kujtohet që një ditë bënim, një ditë s’bënim mësim.
Në shkollë u njoha me Sokol Shukën, pedagog shumë i aftë i kompozicionit, përmes të cilit mësova konkurset ndërkombëtare muzikore që organizoheshin nga ministria e Kulturës, për shkolla të vendeve të Europës. Kështu, në vitin 1992 fitova një të tillë për 9 muaj në Milano. Kur u ktheva, gjeta një tjetër Akademi të Arteve, një tjetër Shqipëri! Nuk kishin mbetur më pedagogët e aftë, studentët largoheshin çdo ditë. Vendimi ishte i lehtë për t’u marrë…”

Me këmbë, përmes maleve
Mjaft muzikantë shqiptarë në vitet ‘90 dolën jashtë vendit për koncerte dhe nuk u kthyen më. Ky nuk është rasti i Dasho Kurtit:
“Në Greqi kam ardhur në vitin 1993 nga malet, si çdo shqiptar. Me frikë, pa dokumenta, për të ndihmuar familjen ekonomikisht. Pak muaj më parë kisha humbur babain, isha i ri, i varfër dhe kisha familjen për të mbajtur. Kur filloi rrëmuja, ika dhe unë si gjithë të tjerë. Nga malet, në dimrin e acartë, mes të ftohtit e tmerrit të së panjohurës”.

Nga auditoret e larta, në punë të rëndomta për mbijetesë
“Atë periudhë studioja në Akademinë e Arteve, në vitin 1992 fitova një bursë 9-mujore për kompozicion në Milano. Por humba babain dhe me të mbaruar programi u ktheva urgjentisht. Në vitin 1993 mora rrugën e emigrimit, kisha një të afërm këtu në Athinë që më thoshte “hajde, ka punë, ka para, pse humbet kohën?”. I ri isha, s’e mendova gjatë, erdha. Pasi gjeta një punë e me shumë vështirësi, pjatalarës më kujtohet, rreth 12-13 orë në ditë, u vendosa në zonën që jetoj deri më sot me familjen time, në Kesariani.”

Rikthimi në tastierë
“…Për muaj me radhë mblidhja dhrahmitë të blija një fizarmonikë, kaq e shtrenjtë ishte! Punoja, ndihmoja sa mundesha familjen dhe çfarë mbetej e mbaja mënjanë. Punoja ditë natë. Ditën që e arrita, ishte dhe pika e “restart-it”. Sapo mbaroja punën, studioja fizarmonikë pa ndalim. I afërmi im që më solli në Athinë, punonte në një tavernë me muzikë “live” ku, siç më thoshte, fitonin shumë para. Një mbrëmje që erdhën të ftuar disa të huaj, gjeta dhe unë guximin të shkoj, pastaj u mësova të pranoj para në dorë, se më dukej absurde në fillim, gjersa më dëgjoi krejt rastësisht një maestro, Jorgos Pavlatu. Ai më propozoi në vitin 1995, të marr pjesë në konkursin për orkestrën e Manos Haxhidakis, në “Megaro Musikis” (Orkestra Simfonike Shtetërore e Greqisë). Me pak fjalë, e fitova konkursin!
Fillova punën me Ilias Lungos, Lena Venecanu, Savina Janatu, Ludovikos ton Anogion, Vasilis Lekas, emrat më cilësorë të atëhershëm.
Pastaj çdo gjë vjen zinxhir, gradualisht punova me Lizeta Kalimeri, Melina Kana, në 1997 kam luajtur në albumin e të panjohurit atëherë Thanasis Papakonstantinu, madje dhe pjesën tashmë klasike “Aerikos” kur në sallë nuk mblidhte as 20 veta, ndërsa tani 10.000 veta konsiderohen pak për koncertet e tij”.

Mes yjeve të pentagramit grek
“Të gjitha vitet në vijim nuk rreshta së bashkëpunuari, po i përmend siç më kujtohen këto momente, nga kompozitori Takis Burnan, ju kujtohet kënga “Min girisis” për vëllezërit Katsimiheous? Pastaj me këngëtarët Kostas Makedonas, Dhimitris Zervudakis, Manolis Lidhakis, Alkinoos Ioanidhis, Dhimitra Galani, Janis Parios, Lukianos Kiliadhonis, Afrodhiti Manu, Eleni Vitali, Pica Papadopulu, Vasilis Papakonstantinu, Manolis Papos, Dhimitris Sintos, Sofia Papazoglu, shumë kohë me Glikeria. Bashkëpunimi më i gjatë dhe i vazhdueshëm ishte me Jorgos Dalaras. Madje, atë periudhë diskutoja paralelisht me Harula Aleksiu dhe Jorgos Dalaras. Por meqë Aleksiu nuk do të punonte shumë atë sezon, do të bënte vetëm pak koncerte, zgjodha Jorgos Dalaras.

“Fshatrat e braktisura” i pason “I huaj, çfarë kërkon këtu?”
“… Në vitin 2006 përgatita albumin “Fshatrat e braktisura” me temë, çfarë tjetër, këtë që përjetojmë të gjithë. Në album me këngë shqiptare të përpunuara e me tekst grek të kënduara nga Jorgos Dalaras, Eleni Vitali, por edhe këngëtarët shqiptarë Valbona Mema, Artjola Toska dhe Fatos Selmani. Albumi u mirëprit e udhëtoi në 30 vende të botës, ku nuk kemi dhënë koncert” rrëfen.
Ndërsa në vitin 2017 merr insiativën për koncertin humanitar dedikuar krizës së madhe të refugjatëve, me Jorgos Dalaras, Miltos Paschalidhis, Glikeria e shumë artistë të tjerë. “I huaj, çfarë kërkon këtu?” nga Dasho Kurti në Iera Odo të Athinës shkaktoi bujë si në median ashtu dhe në shoqërinë greke, si dhe ishte një sukses i jashtëzakonshëm.

Mesazhi i rrallë i Kryepeshkopit Anastasios
Çdo gjë e bukur mbaron, e të duket sikur mbaron më shpejt. Bashkëpunimin me Dalaras e ndoqi një tjetër këngëtare e njohur, Jota Nega. Vitet e fundit bashkëpunoi me Dhimitra Galani e Natasha Bofiliu, si instrumentist në orkestrën “Vasilis Cicanis”, në një dedikim special për muzikantin e madh grek. Ndërsa deri në mbylljen e skenave muzikore nga pandemia, Dasho Kurti bashkëpunonte me bilbilin erotik grek, Janis Parios. Por para se të ulej sipari i dy korifenjve një koncert i madh u zhvillua në Tiranë, në verën e 2019. Me inisiativën e Kurtit, mbështetjen e Ambasadës së Greqisë në Shqipëri dhe Bashkisë së Tiranës, një eveniment tepër i rëndësishëm muzikor për publikun shqiptar solli në sallën e Amfiteatrit ikonën e muzikës greke Jorgos Dalaras dhe muzikantin pa kufij Dasho Kurtin.
“Nuk do harroj kurrë emocionet e Kryepeshkopit Anastasios gjatë interpretimit të këngës time “Nëna”. Në fund të koncertit më takoi e më tha disa fjalë që janë gdhendur thellë në zemrën time: “Dasho, ti dhe unë bëjmë të njëjtën punë të vështirë”. Si shakaxhi që jam, isha gati t’i thoja “I bie dhe ti fizarmonikës?”, por u përmbajta. Kryepeshkopi vazhdoi “kur mësova kush je ti dhe çfarë ke bërë, kuptova se ne të dy vazhdimisht bëjmë të njëjtën gjë, ne ndërtojmë ura. “Ata” do prishin, NE sërish do ndërtojmë. Të jesh mirë, Dasho”!

Pandemia dhe projektet e së nesërmes
“Koston më të lartë të pandemisë në Greqi po e paguan arti. Ndjehem njësoj i indinjuar si gjithë artistët e tjerë. Arti, muzika, teatri ndikojnë në zgjimin e mendimit kritik, japin jetë, gjallëri, zgjerojnë horizonte. Patjetër që duhet të ketë një tjetër formulë, përveç izolimit të artistëve, verbimit të plotë të popullit. Nuk janë vetëm pasojat ekonomike, më saktë shkatërrimi ekonomik. Por duhen menduar dhe pasojat sociale që janë njësoj madhore”,-thekson Kurti. Gjithsesi, gjatë verës së kaluar, kur u lehtësuan kufizimet, mori pjesë në mjaft mbrëmje muzikore me “rebetika” e të tjera tradicionale greke.
Këtë periudhë e kalon me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij në lockdown-in e rreptë të Athinës, pa rreshtur së studiuari apo krijuari muzikë. Paralelisht, merr pjesë në koncerte live-streaming që organizohen për të mbështetur ekonomikisht muzikantë, e veçanërisht teknikët grekë.
Ndërkohë, gati ka planin e shumëpritur, sapo ta lejojë covid-19: një tjetër koncert madhështor, me artistë të mirënjohur e miq të mirë nga gjithë Ballkani.
“Sa herë bashkohen tingujt e një greku, një shqiptari, një turku, një rumuni e me radhë, aq herë edhe rrëzohen stereotipet, mbizotërojnë ndjenjat humane dhe popujt vijnë më afër” këmbëngul Dasho Kurti…

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 