FOTO- Strigari i Serembes në vargjet e lirikut rilindas

E enjte, 25 Prill, 2024

Strigar është vendlindja e lirikut të madh arbëresh Zef Serembe, që atje njihet si San Cosmo Albanese.

“ProIntegra” sjell foto nga vendlindja e autorit ku në hyrje të tij isht tabela “Mirëserdhe në Strigar” e që thuhet se lidhet me emrin e Strugës në Maqedoninë e Veriut.

Përveçse vendlindja e Serembes, Strigari është një vendbanim interesant me shtëpi qindra vjeçare, ku ndodhet dhe shtëpia e lirikut rilindas. Autori i fotove, Rexhep Rifati thotë se nëse udhëton me autobus, që lidh fshatrat arbëreshe, sheh autobusët janë të veshur me shqiponjën dykrenare, çka nuk e has as në trojet shqiptare!

Fshati arbëresh San Kozmo Albaneze ose Strigari, si i thonë vendësit, është një vend ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokalle dhe limonë, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrë e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton deri diku Shqipërinë, u bë një element me rëndësi i veprës së poetit. Personaliteti i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të lëvizjes kombëtare italiane të viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të endej maleve si komit. Ndërkaq, lëvizja kombëtare në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbëreshëve me këtë lëvizje. Edhe Serembja tregoi interes të gjallë ndaj përpjekjeve për liri të vëllezërve përtej detit. Madje, ai ishte i pakënaqur nga dobësia e kësaj lëvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira të dhimbshme në vjershën “Vrull”. Gjurmë të thella të dhimbshme në shpirtin dhe krijimtarinë e poetit la dashuria e pafat për një fshatare arbëreshe, që më vonë kishte emigruar në Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dëshira për të parë varrin e kësaj vajze si dhe shpresa që të përmirësonte gjendjen e vet ekonomike, e bënë poetin të nisej më 1875 për në Brazil. Pa kaluar as një vit ai u kthye në Itali. Por përsëri duke mos mundur të duronte gjatë atmosferën mbytëse që sundonte në Italinë e Jugut edhe pas zhdukjes së tiranisë së Burbonëve, poeti u nis sërish për në Brazil. Aty e mbyll krijimtarinë e tij letrare me dy poezi, që dëshmojnë se ai nuk e humbi kurrë shpresën te lëvizja kombëtare shqiptare. Më 1901 ai e mbylli jetën në San-Paolo të Brazilit, në një gjendje çmendurie.

Një nga poezitë e Serembes ku permend vendlindjen e tij:

MË TË BUKURËS
QË ËSHTË NË STRIGAR

Nga katundi u largova posi i bjerr,

vajta në luftë e u gjeta i vetmuar:

Atje, larg nga ty, rrinja zemërçjerr,

Midis të huajve u gjeta i shkretuar:

E zëmra ty keq fort të dëshironte

Edhe pika më ra se s’të takonte.

Gjaku rridhte në truall si ujë kroi

Dhe fare jetën time s’e mendova,

Mbi mua vapa e madhe e bora shkoi,

Me nxitim tërë honet i kaptova

Dhe dënuar si hutaq në gjithësi

Për ty mendonja plot me dashuri.

Përnatë, tash që u mblodha në shtëpi,

Te dera jote si bilbili këndoj.

O faqemollë, o vash ‘ me synë e zi,

Ta shkoj jetën me ty un ‘ dëshiroj,

O mollë e ëmël, që në degëz rri,

O gozhdëz ari, që më vjen në gji.

E pse më bën të qaj me psherëtime?

Vërtet, zemër nuk ke, o ti moj vashë?

Mbaje, se lule e rrallë ësht ‘ zëmra ime,

Dhe mirë e di se tyja krejt ta dhashë.

Shumë e keqe më duket mua kjo jetë,

Po jetova pa ty me të vërtetë.

O vashëz faqekuqe, qysh aherë

Unë po qaj me lot e me dënesë,

Se pa ty e ndjej veten krejt të mjerë,

Nuk di ç’ësht ‘ paqa dhe po rroj pa shpresë,

Dhe vetëm varri do më jetë i lehtë,

Kur i harruar do të jem në jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 