Moti i keq ka përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit, ku shirat e dendura të pak ditëve më parë shkaktuan përmbytje në rajone të ndryshme.
Në fshatin Bozofcë dhe në Tetovë të Maqedonisë së Veriut shumë familje patën probleme nga rrëshqitja e tokave duke dëmtuar biznese dhe banesa.
Biznesmeni me origjinë nga fshati Bozofcë, Lazim Destani ka dërguar ndihma për të prekurit nga moti i keq.
Lazim Destani dhe kompania e tij Ecolog International, kanë dorëzuar materiale ushqimore për banorët Bozofcës, ndërsa u ka premtuar edhe ndihmë në rregullimin e problemit që ata i dëmton prej vitesh.
Familjet pranuan ndihma të konsiderueshme me produkte ushqimore dhe sanitare. Në këtë kohë shumë të rëndë për shkaqe të pandemisë COVID-19 që e thelloi edhe më shumë papunësinë.
Pak ditë para kësaj, kur Bozofca e fshatra tjera malore mbi Tetovë pësuar dëme të mëdha nga reshjet e shiut, i vetmi që u ka ardhur në ndihmë menjëherë banorëve ka qenë filantropi Lazim Destani. Sapo ka mësuar lajmin, pronari i Kompanisë Ecolog ka dërguar përfaqësuesit e tij bashkëpunëtorë për të mësuar më tepër mbi nevojat emergjente që këto familje kanë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.