Shqipe Buzuku: Përse Diaspora ndikon pozitivisht në zhvillimin e vendlindjes

E premte, 19 Prill, 2024

Shqipe Buzuku e ka pasur gjithmonë në planet e saj të studionte jashtë vendit dhe puna, vullneti, përkushtimi, kureshtja dhe pasioni e ka bërë sot Dr. Shkence në Teknologji Industriale dhe Menaxhim.

Kjo e bën femrën e parë shqiptare në botë që ka këtë titull në këtë fushë. Por rruga deri këtu për dr. Shk. Shqipe Buzuku nuk ka qenë e lehtë.

Në një intervistë për Diaspora Shqiptare ajo rrëfen rrugëtimin e saj drejt këtij suksesi plot pasion për profesionin e vet. Dhe pse një fushë jo shumë e dëgjuar në Shqipëri apo Kosovë, Shqipe Buzuku ka në plan që të angazhohet në shtetin amë me dëshirën që të punojë më shumë në zgjerimin e platformës së Ekonomisë Qarkore dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, për një përpjekje në zbatimin e kritereve që janë vënë në Sfidat e Mijëvjeçarit. “Për shembull, nga “Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm” (Sustainable Development Goals (SDGs)) kam përpiluar një projekt në objektivën e nëntë ku përfshihet – Industria, Inovacioni dhe Infrastruktura dhe jam në pritje të publikimit të tij”, rrëfen ajo.

Dr. Shk. Shqipe ka dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, duke u shprehur se duhet të duam shumë njeri-tjetrin, të punojmë shumë për vendin tonë, për të ardhmen e rinisë dhe kështu të arrijmë të forcojmë edhe ne shtetet tona, ashtu siç janë vendet e zhvilluara.

INTERVISTA

Znj. Buzuku mund të themi që jeni shqiptarja e parë në botë që keni titullin Dr. Shkence në Teknologji, perkatesisht ne Inxhinierine Industriale dhe Menaxhment Teknologjik. Si ka qenë rrugëtimi juaj drejt këtij suksesi dhe vendimi për të jetuar në Finlandë?
Po, jam e para dhe shpresoj të mos jam e fundit! Uroj që të ketë shumë gra të tjera që do të më shoqërojnë shumë shpejtë në këtë profesion.
Në planet e mia për jetën profesionale gjithmonë kam pasur synim dhe dëshirë të madhe që të studioj jashtë vendit, por faktorë të ndryshëm nuk më kanë lejuar që të kryej studimet themelore apo ato master jashtë Kosovës. Kështu që para se të vija në Finlandë, unë përfundova studimet themelore dhe ato të nivelit Master (i Shkencave në Kiminë Inxhinierike) në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, kam punuar në një institucion të lartë qeveritar, ku isha përgjegjëse për menaxhimin dhe inspektimin e kemikateve dhe materieve të rrezikshme në tërë Kosovën.
Çdo herë kam qenë e interesuar, më ka pëlqyer dhe jam përpjekur që sa më shumë të angazhohem dhe të punoj në projekte të ndryshme shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Si rrjedhojë, në vitin 2011, vendosa të aplikoj për studime pasdiplomike në Finlandë përmes Programit të Bashkimit Evropian “Erasmus Mundus”. Në të njëjtin vit, u njoftova se kisha fituar një projekt me bursë të plotë në kohëzgjatje prej dy vitesh dhe se isha e vetmja nga Kosova që do të udhëtoja në Finlande për studime pasdiplomike në shkencat inxhinierike.
Rrugëtimi im për hulumtime shkencore nuk ishte aspak i lehtë, apo më mirë të them, dukshëm më i vështirë se sa e kisha menduar! Kam investuar shumë nga jeta dhe kam dhënë shumë mund, përkushtim dhe sakrificë nga vetja ime, për t’u shpërblyer me titullin Doktor Shkence në Teknologji. Rrugëtimi im deri këtu ku jam sot, nuk ka qenë si një “autostradë” nëpër të cilën udhëton dhe me shpejtësi arrin cakun, pra unë për të arritur majën e suksesit nuk kam udhëtuar nëpër ”autostradë”. Jo, jo! Kjo rrugë ka qenë një rrugë mjaft e gjatë, e ngadalshme, me shumë e shumë “copëza” të punëve e obligimeve të ndryshme përgjatë saj, të cilat me një vullnet shumë të fortë, me këmbëngulje të pandërprerë dhe me bindje të plotë në suksesin e punës time, i kam kompletuar në mënyrë të sigurtë për të arritur në një përfundim të suksesshëm. Fillimisht punova si pjesë e projektit ”Erasmus Mundus” për dy vite, në fakultetin e kimisë inxhinierike dhe teknologjisë, në Universitetin e Teknologjisë në Lappeenranta, ku mora eksperienca të ndryshme si në laborator po ashtu edhe në një konferencë ndërkombëtare në Kinë.
Bazuar në performancën e suksesshme që kam treguar përgjatë këtyre dy viteve (2011-2013), nga Universiteti i Lappenrantës, mora një ofertë që të vazhdoj kontributin tim aty dhe kështu mu dha mundësia për të vazhduar studimet në doktoraturë me normë të plotë në fakultetin e inxhinierisë industriale dhe menagjmentit teknologjik në vitin 2014. Përveq kësaj, në vazhdim kam fituar edhe projekte tjera për hulumtime shkencore, e të cilat janë financuar nga qeveria e Finlandës. Kështu vazhdova punën time, projekt pas projekti pa ndërprerje, dhe meqenëse puna ishte e tillë që më obligonte të jem prezent në Finlandë, me një fjalë, në vitin 2014 pothuajse kisha vendosur të jetoj më gjatë në këtë vend në veri të Evropës! Unë asnjëherë nuk u ndava nga ky profesion sa i bukur, po aq i dashur dhe shumë i çmuar për mua. Me të vërtetë, është kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëpunosh me komunitetin shkencor ndërkombëtar në fushën që e kam zgjedhur.

E patët të vështirë të përshtateni me sistemin arsimor finlandez, të cilin të gjithë e dimë se është nga më të veçantët në botë.
Sistemi arsimor në Finlandë është shumë i mirë dhe shumë i lehtë për t’u adaptuar me të, ndërsa sistemi akademik e sidomos fusha e hulumtimeve shkencore ishte mjaft sfiduese për mua. Kjo fazë është e vështirë dhe kërkon kohë dhe përkushtim për t’u adaptuar, sepse Finlanda është një nga vendet e cila kërkon shumë punë dhe kontribut shkencor, më shumë se sa vendet tjera fqinje për të arritur pragun! Po ashtu mund të them se në çdo vend të botës, të merresh me hulumtime në shkencat inxhinierike është vërtet një punë që kërkon shumë kohe, shumë mund dhe shumë përkushtim, prandaj kjo bëhet shumë sfiduese.
Edhe pse migrova në moshë madhore, prap se prap kam hasur në barriera. Njëra nga ato ishte padyshim integrimi në shoqërinë finlandeze, sepse siç dihet popujt nordik në përgjithësi janë mjaft të distancuar dhe jo shumë social. Pra, çdo vend i cili është ndryshe nga shtëpia dhe vendlindja jote, kërkon një çasje vigjilente por edhe fleksibile e tolerante, deri sa të adaptohesh!

Na shpjegoni pak më tepër për profesionin tuaj sa i bukur aq dhe kompleks.
Unë zgjodha të studioj në lëminë e Inxhinerisë Industriale dhe Teknologji, një fushë që na mungonte neve jo vetëm në Kosovë, por mund të them edhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Për mua ishte një drejtim i ri dhe shume atraktiv. Kam bërë hulumtim lidhur me Përmirësimin e procesit të vendim-marrjes në fushën e inxhinierisë mjedisore, konkretisht në trajtimin e ujërave të zeza industriale, duke përdorur metodat në sistemet inxhinierike. Kjo është një fushë komplekse dhe multi-disiplinore e cila kërkon qasje të shumë ekspertëve të profileve të ndryshme duke përfshirë: ligj-vënësit dhe vendim-marrësit, inxhinier të profileve të ndryshme, hartues dhe planifikues, menaxher, ekonomistë, financierë, programer dhe shumë palë të tjera me interes.

Cilat janë projektet për të ardhmen dhe a përfshihet Shqipëria ose Kosova në to. A keni pasur kontakte për të dhënë kontributin dhe eksperiencën tuaj në dy vendet tona?
Në vjeshtën e vitit që lam pas, kam filluar të bashkëpunoj me një projekt të përbashkët për Ekonominë Qarkore, Qëndrueshmërinë dhe Industrinë Ekologjike, ku marrin pjesë disa profesorë nga Gjermania, Holanda dhe Suedia. Kjo temë më pëlqen shumë sepse ka shumë vend për të zhvilluar kreativitet, për të sjell modele të reja inovative dhe të gjelbëra (ekologjike) dhe kështu në aspekte të ndryshme ipet mundësia për të zvogëluar konsumet tona ditore të energjisë dhe të burimeve natyrore dhe njëkohësisht ipet mundësia e rritjes së ripërdorimit të produkteve që janë në treg, e riparimit, e mirëmbajtjes dhe e riciklimit të tyre.
Tani kam ambicie dhe dëshirë që të punoj më shumë në zgjerimin e platformës së Ekonomisë Qarkore dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë apo Shqipëri, për një përpjekje në zbatimin e kritereve që janë vënë në Sfidat e Mijëvjeçarit. Për shembull, nga “Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm” (Sustainable Development Goals (SDGs)) kam përpiluar një projekt në objektivën e nëntë ku përfshihet – Industria, Inovacioni dhe Infrastruktura dhe jam në pritje të publikimit të tij.
Sa i përket kontakteve në Kosovë, kam zhvilluar biseda me një institucion arsimor privat “Kolegji Universum” ku më kanë mirëpritur në rrethin e tyre. Ata më kanë ftuar që të bashkëpunoj në mësimdhënie për programin master dhe kam bashkëpunim të mirë, kurse në institucionet publike nuk kam pas asnjë qasje.
Në Shqipëri po ashtu kam kontaktuar një Universitet dhe kam shpreh dëshirën të ofroj kontributin tim profesional si bashkëpunëtore e jashtme, me qëllimin më të mirë për t’u thirrur nën adresën e këtij universiteti ashtuqë të bëhem pjesë e një projekti gjigant nga BE e në këtë mënyrë të sjell pjesë të këtij projekti në Shqipëri, por ende nuk kam përgjigje konkrete.

Sipas mendimit tuaj si mund të ndihmojnë përvojat e shqiptarëve të Diasporës në fusha të ndryshme në Shqipëri e Kosovë, në akademi, biznes dhe çdo profesion tjetër që ndikon në zhvillimin e vendeve?
Unë mendoj se në çdo institucion, në çdo projekt apo bile edhe në çdo grup punues ku do të kishte një gërshetim të profesionistëve dhe ekspertëve vendor dhe atyre nga Diaspora rezultatet do të jenë shumë më frytëdhënëse. Kjo ka shumë rëndësi sepse bashkatdhetarët nga vendet e ndryshme të botës sjellin përvojat e veta në shumë aspekte, si në shkëmbimin e ideve, standardet e larta të punës, kreativitetin, disiplinën, përpikshmërinë, këmbënguljen, ndershmërinë dhe etikën në punë. Për shembull, po të fillojmë një projek inxhinierik nga pikënisja “scratch” (koncepti ideor, fizibiliteti, qëllimi dhe objektivat, planifikimi, ekzekutimi, monitorimi, kontrolli dhe asgjësimi) do të ishte kënaqësi të ofroj kontributin tim profesional, sepse nxitja dhe inkuadrimi i profileve të ndryshme krijon një atmosferë pune dhe ngazëllimi, ku mund të përfshihen edhe ekspert të tjerë vendor e ndërkombëtar dhe kështu në fund çdo njëri do të mësonte shumë, bile përtej imagjinatës. Kjo edhe është kënaqësia e punës në projekte multidisiplinore, sepse ka shumë hapësirë për tu zhvilluar dhe zgjeruar aftësitë qofshin ato ekzekutive, planifikuese apo menaxhuese. Kjo do të ishte përgjigja më e mirë nëse në çdo institucion, department apo projekt do të angazhoheshin profesionistë dhe ekspertë nga Diaspora. Populli shqiptar nëpër botë, në aspektin kombëtar është mjaft i lidhur mes vete, e gjithashtu është shumë i lidhur me ”rrënjët” e veta, prandaj ata lëre që nuk hezitojnë, por padyshim me shumë kënaqësi kontribuojnë për dhe në shtetin e tyre – pra për vendin e tyre të quajtur “shtëpi”.

Përsa i përket komunitetit shqiptar në Finlandë, a mund të flasim për një komunitet të konsoliduar që organizohen dhe kontribuojnë?
Komuniteti shqiptar në Finlandë për nga numri është një komunitet relativisht i vogël, në krahasim me vendet e tjera të Evropës Qendrore, por mund të themi se të paktën jemi mirë të informuar në mes vete, kuptohet përmes komunikimit nga mediat/rrjetet sociale. Unë kam kontakte me disa shqiptarë që vijnë nga fusha e shkencave të ndryshme dhe të cilët janë ligjërues apo profesionistë në karrierën e tyre këtu në Finlandë. Të them sinqerisht, personalisht nuk kam mundur të angazhohem në inicimin apo organizimin e aktiviteteve të ndryshme deri më tani, pasiqë kam pasur shumë punë, angazhime dhe udhëtime profesionale, por mendoj se komuniteti shqiptar këtu, sa i përket organizimit, janë të organizur në masë të kënaqshme. Megjithatë, kurdo që dëgjoj dhe kam kohë, unë marr pjesë në këto aktivitete të ndryshme si për ngritjen e fondeve për bamirësi, ashtu edhe për sport, për ekspozita të artit, etj. Poashtu, ka pasur disa aktivitete kulturore-artistike si dhe sportive në kryeqendër, ku jam munduar të ndjek ndeshjet sportive, si p.sh. në futboll kur Kosova ka zhvilluar ndeshje me Finlandën për kualifikim në botërorin “Rusia 2018”, etj. Kuptohet këto aktivitete dhe angazhime ishin para pandemisë globale të shkaktuar nga virusi “Covid-19”, pasiqë në vitin 2020, si në gjithë botën, edhe në Finlandë, gjithçka ishte ndryshe.

Cili është mesazhi i juaj për bashkatdhetarët në Diasporë?
Për fund do të shtoj një gjë shumë me rëndësi. Shqiptarët kudo nëpër botë shquhen për aftësi në mësime, zotësi në punë dhe suksese të treguara e të dëshmuara gjithandej nëpër vende të ndryshmë të botës. Pra, përderisa në vende të huaja arrijnë të adaptohen dhe të jenë të suksesshëm si individ, si të mos jemi në vendin tone si tërësi. Me këtë rast, do t’i bëja thirrje gjithë popullit tim shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri, të duam shumë njeri-tjetrin, të punojmë shumë për vendin tonë, për të ardhmen e rinisë dhe kështu të arrijmë të forcojmë edhe ne shtetet tona, ashtu siç janë vendet e zhvilluara!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 