Konferencë shkencore për arbëreshët, QSPA thirrje për studiuesit

E martë, 16 Prill, 2024

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, QSPA organizon një konferencë shkencore ku në fokus do të jetë: “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar (1920-1990): realpolitika, ideologjia dhe identiteti”.

Konferenca organizohet në bashkëpunim me Institutin e Historisë (ASA).

QSPA fton të gjithë studiuesit e interesuar që të bëhen pjesë e kësaj konference me punimet e tyre. Kumtesat që do të paraqiten në këtë konferencë duhet sjellin risi në lëmin e studimeve mbi Arbëreshët.

Analizat e këtyre sprovave duhet të integrohen në një kuadër më të gjerë teorik dhe të përdorin metodologjitë bashkëkohore në analizimin e burimeve të pashfrytëzuara më parë, ose në rileximin e atyre të përdorura deri tani. Organizatorët do t’i japin përparësi metodës krahasuese dhe qasjeve transnacionale, që kapërcejnë paradigmën vetizoluese etnocentrike.

Konferenca do të mbahet mes datave 4-8 tetor të vitit 2021. Afati i pranimit të abstrakteve është deri më 15 shkurt 2021, me një tekst prej maksimumi 200 fjalësh. Aplikuesit duhet të përcaktojnë temën, të shpjegojnë vijat e përgjithshme të argumentit, llojet e burimeve që do të përdorin, metodologjinë e analizës, si dhe kornizën teorike brenda së cilës do të vendosin sprovat e tyre. Aplikimet duhet të shoqërohen edhe me një biografi të shkurtër të jetës akademike të autorit.

Për më shumë informacion mund të lexoni këtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.