Itali / Si përvjetori i Skënderbeut bashkon Diasporën e vjetër dhe të re

E enjte, 25 Prill, 2024

“Përvjetori i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu bashkon të gjithë shqiptarët, por edhe imigrantët e vjetër me të rinjtë. Në këtë 2021, ku të gjithë jemi të prekur rëndë nga pandemia, ky përvjetor i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar është i veçantë”, tha Klodiana Cuka, Presidente e Integra Onlus dhe e Fondacionit Shqiptar “Ura për të Ardhmen – Bridge for the Future” në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar. “Një përvjetor jo ritual, por i ndjerë nga i gjithë populli shqiptar, madje edhe nga Diaspora nëpër botë” – vazhdoi Klodiana Çuka “sepse është një emblemë e historisë, kulturës dhe politikës laike që bashkon të gjithë. Një trashëgimi unike dhe e çmuar e një figure legjendare që ndërthuri virtytet e një udhëheqësi të aftë, por edhe me një shpirt të fortë diplomatik, një shembull i gjallë, akoma edhe sot, i cilësive politike të një burri shteti.

Një ikonë e kulturës shqiptare të cilës bashkë me Integra i kemi kushtuar gjithmonë vëmendje të veçantë dhe në vitet e fundit, ka qenë frymëzim për një projekt inovativ për mirëmbajtjen dhe zbukurimin e sheshit “Albania” në Romë, ku madhështore ngrihet statuja e udhëheqësit të madh”.

Çuka shpjegon se tashmë u bënë mbi tre vjet që Integra Onlus, pasi bëri lutje për mirëmbajtjen e sheshit “Albania”, mori miratimin nga ana e Bashkisë së Romës me një leje të posaçme adoptimi të Këshillit Bashkiak. Nisma e Integra-s lindi nga një ide më e gjerë e bashkëpunimit institucional, për të rivlerësuar për të mirën e gjithë popullsisë punën e dobishme shoqërore dhe falas të imigrantëve ndaj komuniteteve lokale, si një shembull i virtytshëm i integrimi social-punëtor. Bëhet fjalë për imigrantët afrikane dhe aziatik të pranishëm në qendrat e pritjes në krahinën e Lazio-s të menaxhuara në vitet 2016-2018 nga Shoqata Integra. Tani Integra vazhdon mirëmbajtjen e Sheshit me punëtor italian të posaçëm për gjelbërimin.

Gjithmonë së bashku me Integra për përmirësimin e sheshit me iniciativa të shumta, është prezente Ambasada e Shqipërisë në Romë dhe Ambasadorja, Prof Anila Bitri Lani, me të cilën u nënshkrua në korrik të 2018 edhe një protokoll bashkëpunimi midis Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë dhe Integra Onlus, me synim bashkëpunimin për promovimin e vlerave të bashkëjetesës, modelin e multikulturalitetit vlera të mishëruara në figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe me qëllim nxitjen, mbështetjen dhe promovimin e praktikave dhe modeleve më të mira të punës së Diasporës së re shqiptare për integrimin e qytetarëve të huaj.

Për sa i përket bashkëpunimit me Bashkinë e Romës tani presim restaurimin e Monumentit të Skënderbeut dhe instalimin e një pike uji të domosdoshme për të mund të ujitur sheshin dhe lulet që mund ta zbukurojnë.

Shembulli i Skënderbeut, nënvizoi Presidentja Çuka, duhet te na frymëzoj gjithmonë, duke theksuar në veçanti figurën e tij si “Mbrojtësi i Fesë dhe Atlet i Krishtit”, i aftë të zgjojë akoma sot admirimin dhe pasionin, duke mbajtur gjalle kujtesës, gjithashtu përmes një prej djemve të tij që u bë murg.

Ky është Giorgio Castriota Skanderbeg, “Urë qe lidh Shqipërinë me Evropën e krishterë” që mishëron shpirtin krenar dhe luftarak të një populli të tërë, i cili para së gjithash mbrojti pavarësinë, si testament i tij: “Nuk isha unë që jua solla lirinë, por unë e gjeta këtu, mes jush “. Vetë Papa Francesco, për 550 vjetorin e tij, lavdëroi Shqipërinë si “Toka e historisë antike dhe të lavdishme”, me rastin e vizitës së tij të parë apostolike në Evropë, në 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 