Holandë/ Armando Broja rikthehet në fushë pas COVID-it dhe shënon gol

E premte, 19 Prill, 2024

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, u rikthye protagonist në kampionatin holandez, me fanellën e Viteses, pas një mungese disi të gjatë, për shkak të pozitivitetit me COVID-19.

Lexo edhe: Ylli i Shqipërisë me COVID-19, izolohet direkt ditën e ndeshjes

Futbollisti 19-vjeçar, mungonte si titullar që nga 5 dhjetori i 2020, teksa ditën e sotme rëmbeu skenën në sfidën ndaj Emenit, në transfertë.

Fillimisht Broja asistoi mjaft bukur në minutën e 9-të, për shokun e skuadrës Tanane, që shënoi golin e 0-2.

Shqiptari nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 49-të, Tanane i kthen “borxhin”, duke asistuar për futbollistin e Kombëtars, që nuk fali, duke çuar shifrat në 0-3 për skuadrën e Viteses.

Një paraqitje fantastike kjo e futbollistit 19-vjeçar, i cili u zëvendësua në minutën e 77-të, për t’i lënë vendin Darfalut.

Sulmuesi shqiptar nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Chelsea në janar dhe ka qenë pjesë e moshave të bluve të Londrës që në moshën 8 vjeç. Performancat mbresëlënëse me akademinë e klubit e shtynë Frank Lampard ta ftonte në ekipin e parë, ku u stërvit dhe debutoi në Premier League (në “Stamford Bridge”) kundër Evertonit, në mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 