Si t’i përdorim më mirë paratë që sjell Diaspora?

E premte, 29 Mars, 2024

Ministri i Diasporës dhe strukturat e Disporës të krijuara prej tij, që mbështesin sipërmarrjen në Diasporë, synojnë të punojnë intensivisht në tre prioritete kyçe të përdorimit me efektivitet të remitancave: (1)identifikimin e praktikave më të mira për të kanalizuar remitancat përmes rrugëve formale, (2)zgjerimin e mundësive për të dërguar dhe marrë remitanca për të reduktuar kostot dhe për t’i bërë më efiçente transaksionet, si dhe (3)lehtësimin e dërgesave të parave si një hyrje e përfshirjes financiare.

Megjithë problematikat e Diasporës së Re (të përqëndruar në Itali dhe Greqi) me punësimin dhe të ardhurat gjatë periudhës së pandemisë nga Koronavirusi mars-dhjetor 2020, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se remitancat nuk kanë pësuar ulje gjatë vitit të kaluar, duke arritur në një shifër 1.4 miliardë dollarë, sipas specialistëve të Bankës Botërore.

Lexo edhe: BB nis takimet për remitancat, Majko: Faktor zhvillimi i qëndrueshëm për vendin

Rritja e qëndrueshme e hartës dhe numrit të Diasporës së Re dhe një fluks i ri emigrator drejt Gjermanisë në katër vitet e fundit, ka bërë të mundur që Diaspora në vendet e Bashkimit Evropian të rritet nga 1.2 milionë në vitin 2017 (shifër e konfirmuar nga një studim i Bankës së Shqipërisë), në 1.64 milionë banorë në vitin 2020 (shifër e konfirmuar nga një studim i INSTAT). Numri i lartë i përfaqësuesve të Diasporës ka prodhuar flukse të konsiderueshme të remitancave në vite (mesatarisht 1,15 miliardë euro në vit gjatë periudhës 2008-2020, ose afro 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit çdo vit).

Flukset e remitancave përbëjnë një burim të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm financimi për ekonominë e Shqipërisë  dhe shpesh kanë treguar se janë në gjendje t’u rezistojnë edhe situatave të krizave ekonomike, duke përfshirë edhe këtë të tanishmen, krizën nga Pandemia e COVID-19.

Duke parë trendin rritës të remitancave gjatë këtij viti dhe në vitet 2022-2024, strukturat e krijuara nga Ministri i Shtetit për Diasporën, sidomos Fondi për Zhvillimin e Diasporës dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës mendojnë se  ka hapësirë të konsiderueshme për maksimizimin e përfitimeve nga remitancat për zhvillimin e qendrueshëm ekonomik të vendit. Nevojitet një program gjithëpërfshires të veprimtarëve kryesorë, të tillë si Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AIDA, shoqatat e sipërmarrësve në Diasporë dhe shoqatat e tjera që janë 206 të tilla, sidomos në vendet e BE-së, Dhoma e Biznesit e Diasporës, Programi Connect Albania, Rrjeti i Profesionistëve të Diasporës, etj., të cilët mund të luajnë një rol për kanalizimin më efektiv të remitancave drejt aktiviteteve që rrisin produktivitetin në Shqipëri.

Pritshmëritë ndaj remitancave janë për kontribute edhe më të larta në vitet në vijim, ndikuar edhe nga parashikimet për përmirësim të aktivitetit ekonomik në vendet kryesore strehuese të Diasporës së Re, si Italia dhe Greqia.

Në fakt, realiteti tregon se shfrytëzimi i burimit të remitancave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritje të produktivitetit mbetet ende larg niveleve potenciale të tij. Shkaku kryesor është përqëndrimi i një pjese të fluksit të remitancave përmes kanaleve joformale të dërgimit, nëpërmjet udhëtimit dhe pranisë fizike të përfaqësuesit të Diasporës në atdhe. Përdorimi i këtyre kanaleve bën që kontributi në rritje i remitancave të vlerësohet më i ngushtë dhe efektet shumëfishuese në ekonomi më të ngadalësuara.

Elementi i dytë pengues është ai i kostove të larta të transfertave të parave. Një dukuri e tillë ndikon në frenimin e dërgesave dhe shmangien e kanaleve zyrtare të transferimit, duke nxitur dërgesat në formë fizike. Sipas Bankës së Shqipërisë, kosto e dërgimit të remitancave ndodhet në intervalin 8-10%, dukshëm më e lartë se mesatarja rajonale, e cila është në nivelet 6.9 përqind. Të dhënat më të fundit (tremujori i tretë i 2020-ës) tregojnë se kostoja mesatare e dërgimit të 200 dollarëve (apo e një shume të barasvlershme) në Shqipëri është 8,2 për qind e vlerës (ose 16,4 dollarë). Këto vlera janë larg objektivit global të Kombeve të Bashkuara, të Bankës Botërore dhe të të gjitha institucioneve të tjera ndërkombëtare për reduktimin e kostove te transfertave te parave nga diasporat në nivelin 3%.

Eliminimi i këtyre dy barrierave do të mundësonte një shfrytëzim më të plotë të potencialit ekonomik dhe social të remitancave në vend. Si rrjedhojë, formalizimi i kanaleve të transferimit te remitancave dhe ngushtimi i hapësirave për dërgesa informale është i një rëndësie paresore. Nëse kjo realizohet, kontributi i remitancave në rritjen ekonomike do të jetë edhe më i lartë dhe këto flukse do të shërbejnë edhe për një balancim dhe diversifikim më të mirë të burimeve të rritjes ekonomike.

Përfitimi i dytë i formalizimit të remitancave do të ishte në drejtim të përfshirjes financiare. Duke pasur parasysh që familjet pritëse të remitancave(kryesisht ato me të ardhura modeste dhe që jetojnë në zonat rurale) janë relativisht më pak të përfshira në sektorin financiar dhe bankar, ofrimi i produkteve specifike financiare për këto kategori do të ndihmonte në zgjerimin e përfshirjes financiare të popullsisë.

Nëse kjo arrihet, përfitimet ekonomike rriten edhe më tej për shkak të efekteve shumëfishuese në ekonomi. Strukturat e ngritura nga Ministri i Shtetit për Diasporën, në veçanti Fondi për Zhvillimin e Diasporës, së bashku me Dhomën e Biznesit të Diasporës, angazhohen që të punojnë ngushtësisht me dy projektet e Bankës Botërore. I pari është Programi i Remitancave dhe Pagesave (PRP), financuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), i cili zbatohet aktualisht në katër vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Kosova) dhe në Ukrainë. Ky program ka për synim rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të pagesave me pakicë, duke u përqendruar te remitancat ndërkombëtare. I dyti është Projekti Greenback 2.0, për nxitjen e zhvillimit të një tregu të shëndoshë remitancash, i zbatuar me sukses në një sërë qytetesh në mbarë botën, si në Torino, Itali, Montreuil, Francë dhe Johor Bahru, Malajzi dhe që është në zbatim në Shqipëri që nga marsi 2018 në qytetin e Beratit, krahas qyteteve pilot në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Haiti.

Strukturat e Diasporës të ngritura nga Qeveria e Shqipërisë synojnë të bashkëpunojnë ngushtësisht më të dyja projektet e Bankës Botërore, si dhe me Bankën e Shqipërisë dhe Shoqatën e Bankave, për të promovuar në Diasporë programin e përmirësimeve rregullative, ligjore dhe infrastrukturore, me qëllim përqëndrimin e remitancave drejt kanaleve formale dhe zvogëlimin e kostove.

Në bashkëpunim me operatorët e tregut, donatorët dhe institucionet e tjera shtetërore në Shqipëri, strukturat e Diasporës në Shqipëri do të ndihmojnë në njohjen e produkteve të veçanta financiare që adresojnë njëherazi dërguesit dhe përfituesit e remitancave. Bashkëpunimi do të shtrihet me të gjithë aktorët veprues në tregun e remitancave, me qëllim maksimizimin e këtyre flukseve. Përpjekje të përbashkëta nga ana e qeverisë, rregullatorëve, donatoreve dhe sektorit financiar janë të nevojshme për adresimin e kufizimeve ligjore dhe të politikave, për përmirësimin e sistemeve formale financiare dhe për rritjen e edukimit të konsumatorëve si ne vend, ashtu edhe perfaqesuesit e Diaspores.

Ky bashkepunim do të çojë në thellimin dhe zgjerimin e ndërmjetësimit financiar dhe të investimeve në ekonomi, i cili, në një periudhë më afatgjatë, do të ndikojë në zhvillimin e një industrie kombëtare të qëndrueshme mallrash dhe sherbimesh, të aftë për të gjeneruar punësim, ulje të varfërisë dhe per të luftuar tendencën aktuale për largim nga Shqipëria. Keto nisma do të mundësojnë shfrytëzimin e plotë ekonomik të flukseve te remitancave, duke i bërë ato një katalizator edhe më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, financiar dhe shoqëror të vendit në të ardhmen.