Zgjedhjet e 25 prillit/ Kreu i KQZ-së takohet me ambasadoren Yuri Kim

E shtunë, 20 Prill, 2024

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi është takuar sot me ambasadoren e SHBA në Tiranë. Me anë të një postimi në twitter Celibashi bën me dije se me ambasadoren kanë diskutuar për identifikimin biometrik.

Ndër të tjera ai shkruan se së bashku me nënkomisioneren Lealba Pelinku prezantuan ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim ambasadorja e Amerikës në takim e sotëm në KQZ.

Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ,” shkruan Celibashi në postimin e tij.

Ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka theksuar nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrë efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme.

Në njoftimin në facebook të ambasadës mes të tjerash, thuhet se ambasadorja amerikane i ka kërkuar kreut të KQZ të marrin të gjitha masat për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave, si dhe ka përmendur se “Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi”.

Postimi i plotë i Ambasadës  Amerikane

Teksa edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare shqiptare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe Zëvendës Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrën efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme. Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar. Ajo nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër. Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi. Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave. Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 