Zgjedhjet 2021 / Balla: PD përpjekje për të penguar votën e emigrantëve

E martë, 23 Prill, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla gjatë një prononcimi për mediat tha se pretendimet e demokratëve se ndryshimet në Kodin Penal e atë të Procedurës Penale, ligjin për Prokurorinë, atë të sinjalizuesve, apo statusin e magjistratëve, nuk janë bërë siç u ra dakord, janë të pavërteta.

Përplasja mes partive politike se në cilin qark do duhet zbatuar projekti pilot për votim dhe numërim të votave, mund ta vë në rrezik. Sekretari i Përgjithshëm socialist i qëndron mendimin se Tirana mund të jetë vendi ku mund të testohet ky element i teknologjisë në zgjedhje.

Në pikëpyetje është edhe vota e emigrantëve, për zbatimin e të cilës KQZ ka nisur punën. Numri dy i PS-së, thotë se PD po përpiqet ta pengojë atë.

Fushata elektorale në Qarkun e Elbasanit do shndërrohet në arenën e përballjes politike mes Taulant Ballës si drejtues politik i PS dhe homologut të tij demokrat Gazment Bardhi, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe Rudina Hajdarit. Balla duket se nuk i druhet kësaj përballjeje. PS ka mbyllur këtë të premte Akademinë Politike, pjesë e të cilës ishin 58 vetë të kualifikuar në fazën e dytë të procesit “Deputeti që Duam”. Balla vlerëson rëndësinë e këtij procesi, pasi thotë se për PS dëshiron të jetë shtëpia e brezit të ri të politikanëve. / BW

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 