Shqiptarët e diplomuar në universitetet e Zelandës së Re

E shtunë, 20 Prill, 2024

Zelanda e Re është njëri prej shteteve më të largëta ku shqiptarët jetojnë. Migrimet në shtetin e përmendur janë të vonshme dhe datojnë që nga maji i vitit 1951 kur erdhën mbi 60 burra shqiptarë kryesisht me moshë të re. Mund të ketë pasur edhe përpara shqiptarë në ketë ishull të largët, por e sigurt është që me numër kaq të madh të ardhurish nga tokat shqiptare këta ishin të parët. Ardhjet në mënyrë individuale vazhduan deri ne vitet e ’80 të shekullit të kaluar, kurse pas vitit 1990 për shkak të ndjekjeve, burgosjeve e vrasjeve të shqiptarëve në Kosovë, eksodit masiv në Shqipëri, rritet numri i atyre që vinin në Zelandë të Re. Vala e dytë, kjo e fundit, e imigrimeve masive u bë pas zhvendosjeve të dhunshme, gjenocidit në Kosovë, në pranverën e vitit 1999. Më, 22 maj 1999, erdhën refugjatët e parë shqiptarë, të cilët u morën në mënyrë të organizuar nga Qeveria zelandeze në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Ardhjet vazhduan gjatë tërë vitit 1999. Të ardhurit kishin lidhje farefisnore me shqiptarët zelandezë. Pritjet qenë të ngrohta dhe emocionuese. Shqiptarët në qytetin e porsaardhur në mënyrë të organizuar filluan me kurse të gjuhës angleze, për të vazhduar pastaj me rikualifikime për profesione të ndryshme. Struktura kualifikuese e mërgimtarëve shqiptarë është e lartë. Të rinjtë vazhdojnë shkollimin në shkollat përkatëse, filloristët ndjekin mësimet  në shkollat ku i kishin të vendosura familjet, kurse gjimnazistët vazhduan mësimet gati që të gjithë në shkollën e mesme “Selwyn College”.
Shqiptarët, këtu në Zelandë të Re, respektohen si njerëz punëtorë e familjarë të mirë. Si kudo në botë edhe këtu shqiptarët po tregohen punëtorë të aftë e të zgjuar, sidomos në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Të ardhurit në vitin 1951 ishin kryesisht nga Shqipëria, kurse të ardhurit në vitin 1999 janë nga Kosova. Komuniteti shqiptar është i përqendruar në qytetin Aucklandit. Mundet që edhe në qytete tjera të ketë shqiptarë, por ne nuk i dimë. Në bisedë me mërgimtarët, që kanë ndjekur lëvizjet, ardhjet e shqiptarëve, del se në Zelandë të Re duhet të jenë diku 400 shqiptarë. Të ardhurit shqiptarë, fjalën e kam për imigrimet e vitit 1999, që të gjithë janë të përqendruar në qytetin e Auckland-it. Shqiptarët përbëjnë një pjesë të vogël, por të rëndësishëm të qytetit multikulturor. Them të rëndësishëm se komuniteti ndër më të pakët në numër ka shumë të diplomuar në universitet e këtushme. Që nga vitet e ardhjes, shkollarët shqiptarë treguan zgjuarsi në shkollat e mesme dhe në fakultete. Në universitetet që radhiten në mesin e universiteteve të njohura në botë, shqiptarët janë ndër më të mirët, më të suksesshmit në mesin vendësve, aziatikëve, evropianëve etj. Suksesi, mendoj unë, është rezultat i sistemit shkollor në Zelandë të Re që ofron kushte e mundësi për t’u shkolluar gjithsecili, është rezultat i interesimit të familjeve dhe vetë studentëve. Brenda pak më shumë se një dekade kanë kryer fakultetin këta mërgimtarë: (radhitur sipas alfabetit), lexo si më poshtë, Shënimet biografike janë dhënë nga vetë të diplomuarit. E bëj me dije lexuesin se një numër jo edhe i vogël nuk dhanë informacion edhe pse kanë kryer shkollimin superior, si psh. Drini, Miloti, Rilindi, Ylli etj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 