Rekord viktimash në Suedi, mjeku shqiptar: Po kalojmë kulmin e valës së dytë

E martë, 16 Prill, 2024

Suedia, një vend me popullsi pak më shumë se 10 milionë banorë tërhoqi vëmendjen e gjithë botës për mënyrën e luftimit të pandemisë së COVID-19. Një ditë më parë, vendi skandinav ka regjistruar një rekord viktimash prej 351 persona të vdekur.

Refet Nura, mjek i sëmundjeve të brendshme në Suedi në një lidhje direkte me “EuroNews Albania” thotë se si në shumë vende të tjera është rritur numri i infektimeve dhe vdekjeve dhe se vendi ndodhet aktualisht në kulmin e valës së dytë. Situatën e rëndë ai e lidh me ciklin e qarkullimit të virusit.

Deri më tani në total në Suedi rreth 10185 njerëz kanë humbur jetën për shkak të pandemisë. Shkalla e vdekjeve për frymë në Suedi, e cila shmangu kufizimet e ashpra, është shumë herë më e lartë sesa fqinjët e saj të tjerë nordik, por shumë më e ulët se shumë vende evropiane të cilat zgjodhën të forcojnë masat kufizuese.

“Gjatë stinës së verës pati një rënie të madhe të numri të infektimeve dhe vdekjeve dhe ndaj njerëzit nisën të mos përfillnin masat. Suedia ka qenë më liberale sa i përket masave dhe masat janë marrë nga periferia duke shkuar në qendër. Tani jemi në fazën kur pandemia ka arritur kulmin dhe është në një fazë mjaft agresive dhe shteti tani ka miratuar një ligj të veçantë për pandeminë”, u shpreh z. Nura.

Mjeku shqiptar tha më tej se tashmë Suedia ka nisur vaksinimin e 40 mijë personave të parë. Z. Nura nënvizoi se vaksinimi ka filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç që janë në azilin e pleqve apo në shtëpi për kujdesin e të moshuarve dhe personelin që kujdesen për ta.