SHBA / Suksesi “Butterfly” i regjisores Arta Kallaba

E shtunë, 20 Prill, 2024

Regjisorja shqiptare Arta Kallaba prej kohësh jeton në Nju Jork. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” ajo tregon se largimi nuk ishte i thjeshtë dhe ju desh shumë kohë të përshtatej me jetën e re.

Por sot që bisedojmë me të gjërat kanë ndryshuar. Së fundmi ajo ndihet krenare për suksesin e projektit më të fundit. Filmi me metrazh të shkurtër “Butterfly”, regjisore e të cilit është Arta Kallaba është nominuar në tri festivale dhe gjithashtu vlerësuar me çmim. Regjisorja Kallaba ka dy vajza dhe për të është shumë e rëndësishme që vajzat të flasin gjuhën shqipe, pasi sipas saj të dish gjuhën amtare është pasuri që do i shoqërojë gjithë jetën.

E nisët karrierën si regjisore në Kosovë dhe më pas u larguat në SHBA. Përse ky vendim?

U bën shumë vite tani që jetoj në Nju Jork, dhe nuk është shumë e lehtë për t’u përshkruar rjedha e profesionit tim këtu. Çdo ndryshim në jetë është sfidues, ashtu ishte edhe për mua ardhja nga Kosova në Nju York, jo aq i lehtë ky vendim, jo si në ëndrra, ashtu siç të gjithë e mendojmë këtë vend, por karshi vërshtirësive që kisha, shpejt fillova të drejtohem aty ku dua, punova shfaqje në teatër, u angazhova në një film të shkurtër, punoja punën ditore në post produksion të fotografive në studion e Fadil Berishës, e shumë aktivitete të tjera dhe çdo ditë e më shumë fillova ta shijoj jetën në Nju Jork, që tani më është bërë vendi të cilin shumë vështirë do ta ndërroja me ndonjë vend tjetër në botë.

Filmi me metrazh të shkurtër “Butterfly” është projekti juaj i fundit, si lindi ideja për realizimin e këtij filmi?

Filmi “Butterfly” është me skenar të një vazje, artiste shumë e talentuar, Ariela Rozentul, e cila ka edhe rolin kryesor në këtë film. Ajo është këngëtare dhe aktore e cila ka luajtur edhe në një Show në Teatrin e Broadway në New York, dhe këtë skenar e ka shkruar duke u inspiruar në ngjarje të vërtetë, ku në një aksident trafiku ajo ka humbur shoqen e saj të ngushtë, dhe këtë film ia ka dedikuar asaj.

Ajo dhe nëna e saj producente më kanë ftuar të bëjë regjinë e këtij filmi, dhe unë bashkë me një shoqen time po ashtu regjisore, Jessica Quintana bëmë regjinë e filmit “Butterfly”.

“Butterfly” është zgjedhur pjesë e disa festivaleve?

Fatmirësisht filmi u mirëprit sidomos nga bordet e festivaleve, duke u nominuar nga 3 festivale deri më tani “Hollywood International Golden Age Festival”, “NJ International Short Film Festival”, dhe gjithashtu fitoi një çmim në Festivalin “TINWFF (Toronto International Women Film Festival)”.

Na tregoni disa detaje mbi fillimet tuaj në SHBA dhe pas sa kohësh arritët ta quani veten të integruar në shoqërinë amerikane?

Fillimi ka qenë i vështirë, ta them të drejtën i pa shpresë fare, mund të them ndoshta edhe krejt viti i parë ka qenë ashtu. Por nga natyra jam shumë optimiste dhe e durueshme, dhe aty ku ka durim ka edhe shpërblim, gjithmonë më ka shoqëruar kjo batutë. Shumë shpejt gjërat ndryshuan, filluam të njohim njerëz, krijuam miq të mirë, lidhje të mira pune dhe sot mendoj se jemi të integruar mjaft në shoqërinë amerikane, dhe gati se të gjitha projektet, punët që i bëjmë nuk është se na dallojnë nga amerikanët. Gëzojmë të drejta të barabarta, respekt të madh nga rrethi dhe miqtë që i kemi krijuar këtu, dhe na mbetet vetëm të punojmë e të jemi të sinqertë ndaj punës, sepse askush nuk e mohon vlerën këtu, pavarësisht se nga vjen.

Në SHBA keni studiuar për Dizajn mode?

Dizajni i modës është pasion i hershëm i imi, që nga fëmijëria e doja këtë punë. Shpesh herë ndoshta si shumica e fëmijëve vajza që e bëjnë të njëjtën gjë, kisha dëshirën për të ndryshuar çdo kostum, ta ktheja në një formë tjetër, të bëjë ndryshime në të, këtë e kam patur githmonë, asnjëherë nuk jam kënaqur me një rrobë që e kam blerë, pa e ndryshuar atë nuk e kam lënë. Në Nju Jork erdhi momenti që unë të ndjek një shkollë dizajni ku mësova bazat e dizajnit të modës. Dhe kështu falë traditave tona, nga gjyshja mësova të punoj me shtiza bluza prej leshi, dhe ka gati dy vite që tani punoj në Brendin e rrobave ARTA KALLABA –New York, ku të gjitha dizajnet e mia do të jenë punë dore (handmade), dhe shpresoj për pak muaj të filloj me shitje online.

Keni dy vajza të vogla, e flasim gjuhën shqipe?

Falë Zotit kam dy vajza, Ana 4 vjeçe dhe Arda 2 e gjysmë. Ana flet shumë mirë edhe gjuhën shqipe, kurse Arda pasi që është më e vogël, dhe flet më pak, më shumë mendoj se ka në fjalor gjuhën angleze, edhe pse në shqip flasim me to gjithmonë, dhe kupton edhe kjo shumë mirë, por sikur më lehtë përgjigjet në anglisht. Megjithatë ne me çdo kusht mundohemi t’ia ruajmë gjuhën shqipe, pasi që ajo është edhe pasuri për to.

Projekte të reja për vitin 2021?

Përpos biznesit privat që e përmenda edhe më lart jam në bisedime për të xhiruar edhe një film të shkurtër, por që tani nuk kam ndonjë detaj që mund ta publikoj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 