Kanada / Ontario shpall gjendjen e dytë të jashtëzakonshme 

E mërkurë, 27 Janar, 2021

Qeveria e Ontarios në Kanada ka shpallur gjendjen e dytë të jashtëzakonshme që nga fillimi i pandemisë COVID- 19, duke u bërë thirrje qytetarëve të saj për qëndrim në shtëpi. Në një konferencë për shtyp kryeministri Doug Ford tha se ky urdhër për gjendje të jashtëzakonshme do të jetë në fuqi për të paktën 28 ​​ditë (nga e enjta e 14 janarit deri 10 shkurt 2021). “Sipas këtij urdhri, të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për udhëtime thelbësore për të marrë ushqime, të shkojnë në takime mjekësore, ose në punë”,- tha Ford gjatë kësaj konference.

Ndërkohë që nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e kolegjeve e universiteteve ndjekin mësimin online prej shtatorit të vitit të kaluar, edhe nxënësit e shkollave fillore, të cilët nga shtatori deri në pushimet dimërore kanë marrë pjesë fizikisht në klasë, ata pas pushimeve dimërore nuk janë rikthyer më në bankat e shkollës.  Sipas urdhrit të ri, edhe nxënësit e fillores kësaj here do të qëndrojnë me sistemin e mësimit online deri më 10 shkurt. Në këtë aspekt urdhëri i qeverisë hyn në fuqi vetëm disa qytete si Toronto, Peel, York, Hamilton dhe Windsor deri në shkurt, ndërsa kah fundi i janarit stafi mjekësor i shëndetësisë do të japë rekomandime për rajonet e mbetura.
Ontario dy javët e fundit është futur në një fazë të re të numrit të të infektuarve, pra mbi 3000 pacientë në ditë, ndërsa ekspertët shëndetësore parashikojnë se deri në fund të janarit do të ketë deri në 6000 të infektuar në ditë, dhe rreth 100 vdekje në ditë, ku edhe bazohet vendimi i ri qeveritar.
Më herët mbledhjet publike dhe tubimet shoqërore të organizuara në natyrë kufizoheshin deri në dhjetë persona, rregulli i ri njofton se takimet e tilla do të mbahen vetëm prej pesë personash.
Të gjithë njerëzit janë të detyruar të vënë maskat tek bizneset që qëndrojnë hapur. Vënia e maskës është e detyruar edhe jashtë nëse nuk respektohet distanca në më pak se dy metra.
Restorantet dhe baret do të jenë të mbyllura në ambiente të brendshme dhe të jashtme, por  do të përdoret sistemi “drive throw” dhe “take out”, ashtu siç ishte në një pjesë të krahinës prej një muaj.
Objektet rekreative dhe sportive do të jenë të mbyllura. Palestrat  dhe pishinat janë gjithashtu të mbyllura. Shërbimet e kujdesit personal si parukeri, berber,  sallonet e thonjve dhe studiot e tatuazheve mbeten të mbyllura. Kinematë, kazinotë, sallat e bingos, kopshtet zoologjike, muzetë dhe atraksionet gjithashtu janë të mbyllura.
Bizneset jo esenciale nuk mund të hapen para orës 7:00 dhe duhet mbyllur në ora 20:00.
Njerëzit që jetojnë vetëm si dhe prindërit e vetëm lejohen të kenë kontakt të ngushtë me një familje, për të frenuar efektet e izolimit.
Pritja e mysafirëve në shtëpi mund të rezultojë në gjoba të mëdha: 880 dollarë për të ftuarit dhe 10,000 dollarë për mikpritësit.
Dasmat dhe funeralet janë përjashtim i ndryshimit të rregullit të ri. Ashtu siç ishte edhe më parë, dhjetë persona mund të jenë të pranishëm, pavarësisht nëse janë brenda ose jashtë, por natyrisht distancimi fizik dhe maskimi duhet të  jenë të domosdoshme. Shërbimet fetare, ritet  dhe ngjarjet tjera kulturore ose ceremonitë virtuale dhe të drejtpërdrejta janë të lejuara.
Kufizimet erdhën pikërisht në ditët kur Ontario raportoi mbi 3000 raste të reja të të infektuarve në ditë, dhe ditën kur kishte 61 rasteve të vdekjes.  Edhe provinca tjetër në Kanada, Kebeku ka në fuqi rregulla të rrepta të luftimit të pandemisë, të parashikuara të zgjasin deri në shkurt të vitit 2021.
Në nivelin federal, në Kanada deri më tani janë konfirmuar rreth 674, 4000 raste, kanë vdekur mbi 17,300 persona dhe janë shëruar rreth 576,500 prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 