Marrëveshja/ Ministri i Diasporës dhe IOM bashkëpunim në projektet për Diasporën

E enjte, 18 Prill, 2024

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko dhe Drejtuesja e Zyrës së IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin) në Shqipëri znj. Alma Jani kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me interesa të përbashkëta për sa i përket promovimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve shqiptare që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe vendeve pritëse.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të dy palët mund të vendosin të veprojnë bashkërisht në zbatimin e projekteve me instituiconet e Ministrisë së Diasporës: Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Fondin Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës, Qendrën e Botimeve të Diasporës dhe Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët që janë me interes të përbashkët.

Gjithashtu, të dyja palët mund të krijojnë komisione, komitete ose organe të tjera teknike ose këshilluese, për t’i këshilluar ata për çështje me interes të përbashkët.

Fushat e bashkëpunimit mes dy institucioneve do të jenë angazhimi i diasporës për zhvillim në përputhje me politikat e përgjithshme, për zhvillim territorial dhe forcim institucional nëpërmjet transferimit të aftësive dhe dijeve, si dhe angazhimi i diasporës në zhvillimin e vendit nëpërmjet investimeve

Një fokus të veçantë ka edhe zbatimi i programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që do të ketë interesin e bashkëpunimit të Ministrisë së Diasporës dhe IOM.

Programi i Diasporës në Shqipëri zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, Agjencia e Migracionit e KB, me financim nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS) në koordinim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë përmes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.