Intervista/ Pandemia dhe rëndësia e vaksinës

E mërkurë, 27 Janar, 2021

Me prejardhje nga Tetova, para se të emigronte në Kanada ,Gjylzade Kelmendi ka qenë studente në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës. Si studente ka qenë pjesë e grupit themelues të revistës së Universitetit të Tetovës “Studenti”. Më 1999 kur për herë të parë iu dha rasti të inkuadrohej në botën e internetit kur për masën e gjerë ishte diçka e jashtëzakonshme, u takua me bashkeshortin e saj Bujarin. I ka lënë studimet në Tetovë dhe emigruar në Kanada nëpërmjet formës së bashkimit familjar më 2001. Ata së bashku kanë tre fëmijë, të cilët vijojnë mësimet në shkollë të mesme. Ajo ka diplomuar para 16 vjetëve në infermieri dhe tani është duke punuar si “Registered Practical Nurse” për Regjionin e Waterloo-së në Ontario. Në intervistën dhënë gazetës “Diaspora Shqiptare” ajo flet për punën e saj gjatë pandemisë, marrjen e vaksinës, dhe për angazhimin e saj në komunitetin shqiptar… 

Jemi ende në kohë pandemie shkaktuar nga COVID-19. Si infermiere si e keni pritur ardhjen e këtij  virusi?

Virusi erdhi me shumë befasi të tjera. Organizata ku punoj unë është një kombinim i përberë nga Long Term Care, Convalescent Care, dhe programe të tjera ditore që janë implementuar për të suportuar ato që kanë më shumë nevojë dhe kujdes në shoqëri. Dhjetë vitet e fundit kam qenë në një departament ku kujdeseshim për pacientë me sklerozë, por që jetonin nëpër shtëpi të veta, vinin në program për disa ditë të caktuara, pastaj vinin grupe tjera e kështu me radhë. Në fillim të pandemisë ky departament ishte njëri ndër të parët që u mbyll me urdhër të Shëndetit Publik të Ontarios. Mua dhe gjithë kolektivin tim na dërguan në departamente të tjera. Unë përfundova në katin e izolimit ku pranonim rezidentë për të kompletuar dy javë izolim dhe transferoheshin në shtëpitë e kujdesit. Gjatë javëve të para të pandemisë, pra kur gjithçka u mbyll dhe komplet jeta u paralizua, kur dalja nga shtëpia për në punë ishte një ndjenjë e papërshkruar, një frikë, pasiguri që hynim në një të panjohur dhe gjërat ndryshonin çdo ditë për të shkaktuar më shumë turbullira dhe paqartësi për të gjithë, e sidomos ne që ishim në vija të frontit.

Sa pacientë kanë qenë të prekur me COVID- 19 në qendrën mjekësore ku punoni?

Organizata ku unë punoj ka përafërsisht 270 krevate për të ndihmuar kategori të ndryshme pacientësh në nevojë. Që nga fillimi i pandemisë kemi pasur dhjetëra raste pozitive në mes të punonjësve shëndetësorë dhe atyre administrativ, dhe në qershor të vitit të kaluar kemi pasur disa raste pozitive edhe tek pacientët. Të gjitha rastet në fjalë kanë qenë pacientë të izoluar me një disiplinë dhe koordinim të paparë, dhe asnjëherë nuk mori përmasa të mëdha për të dalë situata jashtë kontrollit, siç ndodhte shpesh në shumë institucione të tjera shëndetësore që i përcillnim nëpër media, dhe që është një fatkeqësi e madhe.

Sapo keni marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Cili do t’ishte mesazhi juaj për pacientët, e sidomos për komunitetin shqiptar në Kitchener e Waterloo?

Për momentin marrja e vaksinës tek stafi mjekësor është në baza vullnetare për shkak të sasisë së kufizuar të vaksinave që Kanadaja i ka në dispozicion. Unë kam pranuar dozën e parë të vaksinës Pfizer, ndërsa dozën e dytë më duhet ta marrë brenda tre javësh. Kam përjetuar vetëm pak diskomfort lokal në krah, por nuk kam pasur asnjë reaksion tjetër. Personalisht qëndroj me shkencën dhe mendoj se në histori të njerëzimit vaksinat kanë bërë revolucion për të shpëtuar miliona jetë. I kisha sugjeruar komunitetit tonë të mos bjerë pre e ideve të pakuptimta konspirative, por t”i besojnë shkencës dhe fakteve. Jemi me fat që jetojmë në një shekull me teknologji dhe mjekësi shumë të avancuar. Deri tani edhe unë jam një ndër miliona qytetarë të tjerë në botë që kanë pranuar vaksinën dhe fatmirësisht janë evidentuar shumë pak raste që kanë patur ndonjë reaksion si pasojë e saj.

Kanadaja ka marrë doza të tri vaksinave të aprovuara deri më tani, dhe thuajse si në çdo shtet tjetër janë shtuar kritikat për procedim të ngadalshëm. Çfarë mendimi keni ju për këtë?

Si çdo qytetar edhe ne përcjellim me vëmendje situatën e shpërndarjes së vaksinave, dhe shihet qartë se është duke hasur në pengesa për t’u shpërndarë. Por duhet ta kuptojmë se për shkak të natyrës për ta konservuar vaksinën në temperaturë shumë të ulët dalin edhe vështirësi për ta transportuar atë. Besoj se të gjithë janë duke u mësuar se si të përshpejtojnë proceset për të shpërndarë dhe administruar vaksinën në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase.

Nuk keni shkuar në shtëpi me javë të tëra duke u përkujdesur për pacientët për të mos e sjelle virusin në punë, apo edhe nga puna në familje. Sa keni qëndruar në këtë situatë?

Siç e theksova më herët në muajin qershor kishim pacientë që rezultuan pozitiv me virus, dhe në atë kohë mua dhe disa kolegëve të mi që nuk mundnim të izoloheshim në shtëpi për të mos pasur kontakt me familjet tona puna na bëri akomodimin për disa ditë dite në hotel, dhe disa ditë në rezidencën e studentëve në Waterloo. Ajo ka qenë një eksperiencë jo e lakmuar, sidomos fakti se ia ktheva shpinën familjes dhe prej aty nuk e dija as vetë se çka do të sjellin ditët në vazhdim. Por, pas një natë të ngarkuar në punë ndjehesh e lehtësuar kur e mendon faktin që nuk kthehesh në shtëpi të rrezikosh familjen. Për momentin ky fillim viti nuk duket edhe aq premtues duke e parë se rastet e të infektuarve janë në rritje e sipër si kurrë më parë. Shpresojmë se me marrjen e vaksinës të mbërrijmë imunitetin e tufës dhe ta tejkalojmë këtë situatë.

Si duket një ditë e zakonshme pune për ju sot krahasuar me kohën normale? Sa orë ka qenë rekordi i punës suaj këta muaj të pandemisë?

Besoj se njeriu mësohet në çdo situatë. Gati dhjetë muaj pandemi, çdo ditë është e ngjashme me një ditë tjetër. Që nga diplomimi kam qenë me status part-time (orar jo të plotë), por prej pandemisë jam duke punuar me orar të plotë dhe zakonisht në ndërrimin e natës. Kemi arritur në një mirëkuptim me bashkëshortin dhe fëmijët që më duhet patjetër të jap kontributin tim në këtë kohë kur ndihma ime duhet më së shumti.

Ndërkohë po nga COVID-19 para pak ditësh ka ndërruar jetë babai yt në Tetovë.  Si e përjetove lajmin?

Frika më e madhe ka qenë kur në vendlindje virusi u shpërnda shumë dhe depërtoj gati në çdo lagje e familje, por shpresonim që ta kalojnë të gjithë sa më lehtë që është e mundur. Virusi nuk e kurseu as babain tim, i cili binte në kategorinë e riskut më të lartë me sëmundjet kardiovaskulare shoqëruese që i kishte. Pasi rezultoi pozitiv me virusin gjithçka tjetër mori tatëpjetën dhe brenda pesë ditëve fatkeqësisht ndërroi jetë. Realiteti ka qenë tepër i hidhur për të pranuar prej së largu. Mbetemi me kujtimet për të, për të mos i harruar kurrë.

Ju shohim aktive edhe në komunitetin shqiptar në Kanada. Cili është kontributi juaj në Shoqatën Shqiptaro- Kanadeze “Bashkimi Kombëtar” për Kitchener e Waterloo?

Siç e keni parë, para disa vitesh një grup aktivistësh e morëm përsipër të riorganizohemi sërish. Unë jam sekretare e Shoqatës “Bashkimi Kombëtar”. Qëllimi kryesor është të bëhemi bashkë dhe të organizojmë festat tona kombëtare, të mbledhim fonde për të ndihmuar aty ku ka nevojë, dhe t’i stimulojmë brezat e rinj që të vijojnë mësimet në Shkollën Shqipe dhe të vazhdojnë traditën dhe kulturën tonë shqiptare.

Nga kjo perspektivë, sa, mendoni ju, janë të organizuar shqiptarët në Kanada?

Personalisht mendoj që duhet të jemi pak më të organizuar se sa që jemi. Nuk duhet pritur të na bëjë presion një tragjedi apo një katastrofë për të na bërë bashkë në momente zori si i themi. Duhet të vazhdojmë me moton vetëm të bashkuar mund të ecim përpara.

Në fund a mund të na tregoni sa e vështirë ka qenë rruga e integrimit tuaj në Kanada?

Fillimi ka qenë i vështirë si edhe çdo fillim besoj, ku u ballafaqova nga probleme nga më të ndryshmet, duke u nisur nga mosnjohja e gjuhës angleze, nga kufizime të tjera të mosnjohjes së rrethit, sistemit shkollor, etj. Mund të them se me vullnet dhe entuziazëm dhe me shumë përkrahje nga bashkëshorti im nisa të merrja kurse të shkollës së mesme për të marrë diplomën e shkollës së mesme të Ontarios. Pas 17 muajve që erdha në Kanada e gjeta veten në “Conestoga College” në Kitchener, Ontario për Infermieri, që ma dha rrugën e karrierës sime të re në Kanada.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 