Destinacione shqiptare/Bënja e Përmetit, natyrë kurative dhe peizazhe fantastike

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Përmeti, një me një peizazh pa kohë, ku malet, kodrat, lumi dhe pyjet do të qëndrojnë bukur si ditën e parë të krijimit, madje me të fshehta për t’i zbuluar. Kjo shpjegon edhe pse deri në ditët tona janë ruajtur toponimet origjinale romake siç është emri i lumit Vjosa që përshkon krejt luginën.

Prej ujërave të rrëmbyer të Vjosës lindi lumi i Langaricës i rrëmbyer në dimër dhe i urtë si përmetarët në stinën e ngrohtë. Langarica rrjedh mes një kanioni spektakolar që ka të njëjtin emër, në brendësi të të cilit gjen shpella të paimagjinueshme. Rrjedha e Langaricës shpërndahet në degëzime të shumta. Përrenjve u bashkohen ujëra të ngrohtë që pavarësisht rrjedhave të ftohta të lumit, janë në temperaturë 29-30 grade celcius cdo ditë të vitit. Këto janë burimet termale të Bënjës, një fenomen i rrallë natyror, me ndihmën e të cilit qindra njerëz kërkojnë shpëtim për shqetësimet reumatizmale, apo për sëmundje të lëkurës dhe të veshkave.

Ujërat termale të Bënjës ndodhen vetëm 13 km larg qendrës së Përmetit. Ato kanë përmbajtje të lartë sulfurore, rrjedhin të hapura në natyrë e zakonisht përdoren me rekomandimin e mjekut, por të lahesh një herë në to sigurisht nuk të bën dëm. Ujërat me përmbajtje minerale ndodhen shumë afër njëri-tjetrit. Dy prej më të mëdhenjve, në këmbët e Urës së Katiut, thuhet se bëjnë mirë për shqetësimet e stomakut dhe për sëmundjet reumatizmale. Pjesa më autentike e banjave janë vaskat prej guri. Në vaskat e gurit mund të lahesh një herë në ditë, jo më shumë se 20-25 minuta. Duke qenë të hapura në natyrë, avujt e ujërave termale të ngarkuar me sulfurorë nuk dëmtojnë as fëmijët, por kujdes, ato nuk janë banja deti dhe sigurisht nuk mund të qëndrosh aty gjithë ditën.

Mos u çudisni nëse shihni dikë të lyer me baltë të zezë në pjesë të ndryshme të trupit. Është llumi i krijuar në rrjedhat e ujërave termale, që mendohet se ka veti rigjeneruese per lëkurën. Studimet i njohin këto ujëra prej antikitetit dhe mendohet se dalin nga çarje të thella nën shkëmbinjtë që rrethojnë Kanionin e Lengaricës.

Vaskat prej guri janë tërheqëse përgjatë gjithë vitit. Imagjinoni që në ditët e dimrit kur termometri në Përmet zbret nën 0 gradë celcius, ti mund të hysh në vaskat e gurit mbushur me ujë të nxehtë prej natyrës, dhe jo vetëm të kryesh terapinë e këshilluar nga mjeku falas, por mund të shijosh peizazhin e rrallë të Përmetit. Si thotë një fjalë e urtë shqiptare : “Aty ku hyn natyra, nuk hyn mjeku.”/IntoAlbania/