Itali/ Sopranoja shqiptare Nina Muho shkëlqen në skenën e Teatrit “Verdi”

E premte, 19 Prill, 2024

Një ftesë artistike në kohë pandemie për solisten e re të TKOB-së, sopranon Nina Muho, solli një pikë arritjeje jo vetëm për artisten, por një vlerë që ju shtua edhe Teatrit tonë të Operas dhe Baletit.

Ditën e enjte, sopranoja nga Shqipëria interpretoi në skenën skenën e Teatrit Lirik “Verdi” në qytetin e Triestes në Itali . Artistja lirike ishte e ftuar në programin e “Fundit të vitit” të këtij teatri prestigjoz. Koncerti u drejtua nga dirigjenti i njohur japonez Takayuki Yamasaki.

Programi u përcoll në kanalin televiziv “Telequattro” dhe në platformën streaming (www.telequattro.it) për të gjithë adhuruesit e muzikës dhe të kulturës që dëshironin të ndanin çastet e fundit të vitit 2020 nën tingujt e muzikës. Prej disa orësh koncerti mund të ndiqet edhe në kanalin YouTube të televizionit “Telequattro”.

Fjalën e hapjes dhe përshëndetëse të këtij koncerti e mbajti kryetari i Bashkisë së Triestes Roberto DIPIAZA. Në koncertin që zgjati përafërsisht dy orë u përcollën numra humori, baleti dhe pjesë për kor dhe orkestër.

Koncerti solli një program të pasur veprash të kompozitorëve të njohur si: G.Puçini, G.Verdi, Ch.Gound, Offenbach,Rossini etj. Kur shumë koncerte janë pezull dhe kur pandemia vijon të kufizojë mbajtjen e kalendarëve muzikorë në shumë vende, shteti fqinj dhe qyteti i njohur që ka mirëpritur shumë artistë, dhuroi në mesnatë një program të pasur dhe të kujdesur në çdo detaj.

E ftuara e kësaj mbrëmjeje, sopranoja shqiptare Nina Muho u ngjit në skenë për të interpretuar disa pjesë të njohura për të kulmuar me duetin nga “La Traviata” pikërisht në çastin e ndërrimit të viteve.

Ajo nisi prezantimin e saj skenik me një pjesë premiere të shkruar nga kompozitori Italian Marco Taralli. Pjesa e komisionuar nga Teatri ju besua sopranos shqiptare nën shoqërimin edhe të korit e orkestrës.

Pjesa e titulluar “Tell me the tale of Christmas” ishte si një ftesë për të jetuar atmosferën që fal Krishtlindja.

Më pas Muho interpretoi “Je veux vivre” një pjesë të njohur nga Gounod shkëputur nga “Romeo dhe Zhulieta”. Në interpretimet e sopranos shqiptare përfshiheshin edhe dy duete me tenorin kinez Zi Zhao Guo dhe mezzosopranon japoneze Kimika Jamagiëa.

Në duet me artisten japoneze Jamagiëa sopranoja Muho interpretoi “Barcarolle” nga “Le contes D’Hoffman” nga Offenbach.

Në interpretimet solistike të Muhos përfshihej edhe “Quando m’en vo, Valzer di Musetta” nga “Boheme” nga kompozitori G. Puçini.

Kur prezantuesit nisën të numëronin sekondat e fundit të 2020-ës dhe viti sapo trokiti dueti “Brindisi” nga “La Traviata” e Verdit mes sopranos Muho dhe tenorit Zi Zhao Guo solli gëzimin dhe harenë e festës.

Koncerti me titull “Koncerti i Fundit të Vitit” i Teatrit “Verdi” organizohej nën kujdesin e Bashkisë së Qytetit të Triestes.

Sopranoja shqiptare Nina Muho lindi në qytetin bregdetar të Vlorës. Rruga në këtë fushë nisi si nxënëse në liceun “Naim Frasheri” në Vlorë në degën e kantos. Më pas vijuan studimet në Universitetin e Arteve të Tiranës, në përfundim të të cilave ajo diplomohet me medalje ari si studente e “Ekselencës”. Pas përfundimit të studimeve Muho është vlerësuar me disa çmime brenda dhe jashtë vendit si: ”Interpretimi më i mirë Giuseppe Verdi”­ në konkursin për zëra femërorë “Marcella Pobbe”, “Çmimi Special” dhe çmimin si “Interpretuesja më e mirë” në konkursin “Këngët e Tokës”, çmimin e parë ne konkursin “Jorgjia Truja”, çmimin e tretë në konkursin “Marie Kraja” etj.

Në karrierën e saj artistike sopranoja shqiptare ka realizuar disa role të para si rolin e Violetta Valery nga opera “La Traviata” e G.Verdit, rolin e Mimisë nga opera “La Boheme” e G.Puçini, Michaela nga Opera “Karmen” e G.Bizet, “Rosalinde” nga “Lakuriqi i natës” e kompozitorit J.Strauss , “Contessa” nga opera “Dasma e Figaros” e V.A Moxart.

Aktualisht Nina Muho është soliste në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë./ Gazeta Shekulli

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.