Votimi i Diasporës dhe ekonomia jonë

E premte, 29 Mars, 2024
E premte, 29 Mars, 2024

Votimi i Diasporës dhe ekonomia jonë

Kemi 1.6 milionë përfaqësues të Diasporës së Re Shqiptare, të krijuar në këto tre dekadat e fundit, sidomos në Itali, Greqi, Gjermani, Britani e Madhe, etj.. Për zgjedhësit me vendbanim jashtë vendit, Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka menduar mirë t’ i përfshijë në votim në zgjedhjet e 25 prillit. Procesi nuk ka kosto, nëse ofrohet për ta shërbimi online nëpërmjet portalit “e-Albania”, që u ka kursyer qytetarëve mbi 13 milionë euro në pagesa të mënjanuara sekserësh dhe me dhjetra vite kohë që ndryshe do të shpenzohej nëpër rradhë të gjata pritjeje pranë sporteleve.

Është po ashtu shumë mirë, që, për shkak të pamundësisë kohore dhe kapaciteteve teknike të kufizuara, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po mendon që ky shërbim për këto zgjedhje të ofrohet nëpërmjet infrastrukturës së “e-Albania”. Ky është një model i zbatuar suksesshëm për Diasporën e vendeve si Austria, Bosnje-Hercegovina dhe Sllovenia. Portali “e-Albania” do t’u kërkojë përfaqësuesve të Diasporës vendbanimin e tanishëm të përhershëm dhe dokumentet e tjera identifikues, si pasaportën ose kartën shqiptare të identitetit, përpara se sa t’u japë qasje në votimin elektronik. Për t’ i siguruar të gjitha këto të dhëna, KQZ do të bashkëpunojë me ambasadat dhe misionet diplomatike, për të përcjellë mesazhet informuese për procedurën e regjistrimit, rëndësinë e pjesëmarrjes në votim, mënyrën e votimit dhe protokollet teknike për realizimin e procesit.

Po pse na nevojitet vota e Diasporës? Nuk ka asgjë politike e partiake në sfond. Është vetëm dhe vetëm ekonomia jonë!

Po si? Mjafton të marrim sipërmarrjet shqiptare në Itali. Sipas burimeve të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Italisë (https://www.unioncamere.gov.it/P42A3052C160S123/immigrati–100-000-imprese-in-pi%EF%BF%BD-in-5-anni.htm), gjatë vitit 2019 ka patur 30,021 sipërmarrje të themeluara nga emigrantët shqiptarë në të gjithë Italinë. Në sektorin e ndërtimit kanë funksionuar 19,511 kompani. Bizneset shqiptare në këtë sektor zënë thuajse 72 për qind të totalit të gjithë sipërmarrjeve të shqiptarëve në Itali. Në sektorin e tregtisë me pakicë dhe shumicë, si dhe në sektorin e shërbimeve veprojnë rreth 16 për qind e kompanive të themeluara nga shqiptarët. Sipas Raportit Vjetor në tetor 2020 të Ministrisë italiane të Punës dhe Politikave Sociale, numri i sipërmarrjeve shqiptare në Itali është rritur gjatë vitit 2020 me 34 përqind. Nëse marrim një mesatare shumë të ulët të shifrave të biznesit prej vetëm 30 mijë euro në vit, janë mbi 1.2 miliardë euro qarkullim mallrash dhe shërbimesh të kryera nga sipërmarrës shqiptarë në shtetin fqinj. Ky është një potencial i jashtëzakonshëm për të zhvilluar si ekonominë italiane, por edhe ekonominë tonë. Ja përse vota e Diasporës ka kaq shumë rëndësi për ne si qytetarë. Partitë le të zihen me votën e Diasporës, si qentë për kocka. Ne na duhet si vend damari investues dhe sipërmarrës i përfaqësuesve tanë të Diasporës në Itali dhe Greqi, por edhe në Britani, Gjermani, Francë etj. Sipas analizës së Movimprese ( https://www.infocamere.it/movimprese), krahut statistikor dhe analitik të sipërmarrjeve italiane, sipermarresit shqiptarë janë të përqëndruar në ndërtim, megjithëse vitet e fundit ata tregojnë shenja të diferencimit progresiv sektorial, duke u shtuar në sektorët e shërbimeve. Ky vitalitet sipërmarrës i tyre i ka kaluar ata në vend të tretë të ndërmarrjeve të zotëruara nga të huajt në Itali, pas kompanive të drejtuara nga kinezët dhe rumunët.

Kjo specifikë e Diasporës së re shqiptare në Itali dhe Greqi mund të shndërrohet lehtë në motorr zhvillimi për ekonominë tonë, nëse Diasporën e bëjmë pjesë të zgjedhjeve politike dhe vendim-marrjes publike tek ne. Ministri i Diasporës në Shqipëri i është përgjigjur këtij shansi, duke ngritur Dhomën e Biznesit të Diasporës dhe Fondin e Zhvillimit të Diasporës. Këto janë struktura që po fuqizohen me kohën, por përpjekja duhet të jetë e përbashkët e qeverisë shqiptare, e të gjitha dhomave shqiptare të biznesit që kanë filiale në qytete të ndryshme të Italise, por edhe ne Greqi, Gjermani, Britani e Madhe, etj.

Politikat e përbashkëta, si të qeverisë sonë dhe atyre italiane, greke, etj., duhet të synojnë lehtësimin e kreditimit për sipërmarrjet shqiptare në Itali dhe Greqi, lehtësimin e taksave dhe thjeshtësimet burokratike, duke evoluar gradualisht drejt bashkimeve të sipërmarrjeve të së njëjtës natyrë në korporata dhe në forma investimi sa më të zhdërvjellta dhe të efektshme, si në Itali, Greqi, po ashtu dhe në Shqipëri.