Gjuha dhe identiteti kombëtar shqiptar në Norvegji

E enjte, 18 Prill, 2024

Rexhep Kurtishi mësues i Shkollës Shqipe “Naim Frashëri” Oslo, Norvegji, rrëfen për gazetën “Dielli” , për ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Norvegji nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe.

Si organizohet dhe funksionon mësimi i gjuhës shqipe në Norvegji

Në Norvegji mësimi në gjuhë shqipe organizohet nga Parlamenti norvegjez. Norvegjia vitet e fundit është zhvilluar në një shoqëri e prekur nga kultura dhe shumëllojshmëria gjuhësore, që ka ndryshuar rrënjësisht parakushtet shkollore. Të dhënat shkencore vërtetojnë se fëmija mëson më mirë gjuhën që e kupton, pra gjuhën amtare. Në planprogramin arsimor të vitit 1987 nocioni dygjuhësi përcaktohet si epiqendra e të mësuarit e saj. Sipas Aktit të Arsimit, paragrafi 2-8, nxënësit me një gjuhë amtare të ndryshme nga norvegjishtja dhe Samishtja/ lapone mund të aplikojnë për të mësuar në gjuhën e tyre amtare derisa të kenë aftësi të mjaftueshme në norvegjisht për të ndjekur arsimin e rregullt në shkollë. Mësimi në gjuhë amtare u ofrohet nxënësve në një formular ku prindërit njoftohen hollësisht dhe në bashkëpunim me udhëheqësit e shkollës japin pëlqimin e tyre për të nënshkruar. Komunat ofrojnë mësimin në gjuhë amtare sipas dispozitave dhe kushteve të përcaktura në rregulloren e shkollës fillore. Në Norvegji, sipas të dhënave statistikore, mësimi në gjuhë amtare zhvillohet në 120 gjuhë të ndryshme. Komuna e Oslos filloi mësimin në gjuhë të huaj amtare në vitin 1969. Nga viti 1974 mësimi në gjuhë të huaj/amtare u bë me një administratë të vetme dhe me një sektor me buxhetin e vet. Plan programi mësimor i vitit 1982 për arsimin fillor në kapitullin 6 thotë: “Parakusht që nxënësi me gjuhë tjetër nga norvegjishtja të ndihet si në shtëpi me dy gjuhë është dy gjuhësia”, tek ato lëndë mësimore ku nxënësit kanë nevojë. Shkolla fillore e detyruar nëntëvjeçare u miratua në vitin 1969, kurse ajo 10 vjeçare me reformën e vitit 1997. Nga vjeshta e vitit 2019, u vendos që nga klasat 1 – 4 të ketë deri në 15 nxënës, kurse nga klasat 5 – 10 deri në 20 nxënës. Numri i nxënësve shqiptarë, sipas të dhënave statistikore, figuron rreth 1800. Për nxënësit shqiptarë, mësimi në gjuhë amtare ofrohet për ata që nuk e zotërojnë mjaftueshëm gjuhën norvegjishte. Numri i orëve mësimore ndryshon nga kapaciteti i njohurive të nxënësve nga 1 deri në 3 orë. Mësim në gjuhë amtare u jepet nxënësve deri në klasën e tretë, kurse nga klasa e katërt e më lartë jepet mësim në dygjuhësi dhe kjo zgjat deri në gjashtë vite. Edhe kjo varet nga niveli i aftësimit të gjuhës nga nxënësi. Nëse nxënësi arrin ta mësoj gjuhën shpejt, i ndërpritet mësimi në aftësi dygjuhësore. Ora e punës mësimore zgjat 60 minuta. Ky orar mësimor dallon nga komuna në komunë. Kjo formë e mësimit nuk praktikohet në Oslo, kurse në komunën Asker ku unë punoj që nga viti shkollor 1997/’98, praktikohet dhe vlerësohet shumë mësimi në gjuhë amtare. Në Norvegji, nxënësit deri në klasën e shtatë nuk vlerësohen me notë, por me testime. Në Suedi nxënësit vlerësohen me notë edhe në gjuhën amtare, pra në gjuhën shqipe. Kurse në Norvegji në gjuhë shqipe nxënësit nuk vlerësohen me note, përpos në shkollimin e mesëm, nëse nxënësi si lëndë fakultative zgjedh gjuhën amtare, atëherë jep provimin dhe merr notë. Orë mësimi në gjuhë shqipe nuk praktikohet në arsim të mesëm.

Qytetet ku mësohet shqip, kurrikulat mësimore

Në çdo qytet ku ka fëmijë shqiptarë, organizohet dhe praktikohet mësimi në gjuhën shqipe. Ky organizim ndryshon nga qyteti në qytet. Shumica dërmuese e fëmijëve shqiptarë janë nga Kosova, Maqedonia dhe vitet e fundit ka edhe nga Shqipëria. Nga Shqipëria janë ato familje që kanë jetuar në Greqi apo Itali, pra në shtetet e Bashkimit Evropian. Me keqardhje i përdora emrat Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri në vend se të përdori emrin e përbashkët Shqipëri. Rreth 2000 fëmijë shqiptarë të arsimit fillor ndjekin mësimin në gjuhë amtare. Mësimi në gjuhë shqipe është parakusht për t’u aftësuar në gjuhën norvegjishte. Në përdorim, praktikojmë planprogramin arsimor nga Enti i Arsimit të Norvegjisë, nga Shqipëria, Kosova dhe nga viti i kaluar edhe nga Diaspora shqiptare. Nga viti shkollor 1994/’95 kemi përdorur tekste shkollore nga Shqipëria, pastaj tekste mësimore nga prof. dr. Shefik Osmani, tani i ndjerë dhe nga viti shkollor 1998/’99 nga Diaspora të përpiluara në Shqipëri.

Mësimi i gjuhës amtare si formë e ruajtjes së idntitetit

Gjuha amtare është palca e kombit për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në Norvegji. Norvegjia si shtet demokratik është shembull për mundësimin e dhënies së mësimit në gjuhë amtare si kusht për ruajtjen e identitetit kombëtar. Në Norvegji fliten dhe përdoren rreth 120 gjuhë, në mesin e tyre edhe gjuha shqipe. Puna e palodhshme e mësuesve shqiptarë mundësojnë që fëmijët e tyre ta mësojnë, zotërojnë dhe ta kultivojnë gjuhën dhe letërsinë shipe, historinë, artin, kulturën dhe traditat shqiptare, të nxiten dhe të motivohen për të mbajtur kontakte të përhershme me të afërmit e tyre, me vendlindjen dhe me atdheun e tyre të dashur. Në shkollat ku ndiqet mësimi në gjuhën shqipe, mbretëron dashuria për t’u përshëndetur në shumë gjuhë, po ashtu edhe në gjuhë shqipe. Në hyrje të shkollës ku punoj, valon flamuri ynë kombëtar së bashku me flamuj të tjerë dhe përdorimi i tyre bëhet në festimin e Kombeve të bashkuara më 24 tetor si dhe në kohën e festës sonë kombëtare. Në orët mësimore mbretëron fryma demokratike duke përdorur pyetje demokratike pa dalluar nivelin e nxënësve. Për punën time mësimore flasin nxënësit, udhëheqësit e shkollës, kolegët e mi norvegjez si dhe prindërit. Ky vit për mua do të jetë vit i fundit, vit pensionimi. Më 11 mars mbush 67 vjet, moshë pensionimi në Norvegji.

Si pritet mësimi i gjuhës shqipe në Norvegji

I falënderojmë organet e Entit të Arsimit të Norvegjisë që na kanë mundësuar zhvillimin e mësimit në gjuhë amtare në shkollat norvegjeze. Sipas pedagogëve me famë norvegjeze dhe botërore, mësimi në gjuhë amtare është burim kryesor për ndërtim urash dhe kusht për të mësuar më mirë një gjuhë tjetër, respektivisht gjuhën norvegjeze dhe për t’u integruar në shoqërinë norvegjeze. Për çdo nxënës, duke filluar nga institucionet arsimore parashkollore (kopshtet), raportohet tek udhëheqësit e shkollave ku fëmijët do të regjistrohen për aftësitë dhe nivelin e arritur gjuhësor. Fëmijët që kanë arritur ta mësojnë rrjedhshëm gjuhën norvegjeze, nuk u ofrohet mësim në gjuhë amtare. Ky qëndrim nuk ka qenë para 10 vitesh. Më parë, të gjithë fëmijët kanë pasur të drejtë të mësojnë në gjuhë amtare, pa dallim niveli gjuhësor. Në komunën ku shkolla ime i përket, mësimi në gjuhë amtare mbahet në orar të rregullt, e jo pas orarit të rregullt mësimor. Në orë të punës mësimore, punohet në grupe dhe pyetjet nuk janë kontrolluese por  demokratike. Për çdo vit, mësuesi i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, raporton me shkrim për suksesin e nxënësit dhe vazhdimin e mësimit të gjuhës shqipe për vitin e ardhshëm. Po ashtu,  mbahen dy mbledhje prindërore në vit, për të dhënë një përmbledhje për mbarvajtjen e punës edukative me nxënësit. Pyetjet demokratike të përdorura në orët mësimore formësojnë dhe zhvillojnë kujtesën deri tek dhënia e përgjigjes. Vëmendja e  vullnetshme është predispozitë për përceptimin e drejtë dhe të plotë e të gjitha vetive të të menduarit.

Shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Oslo

Prof. dr.Gani Banjska, tani i ndjerë, së bashku me mr. Qatip Halitin, në verë të vitit 1993,  tubuan bashkatdhetarët dhe u pajtuan për një shkollë plotësuese në Oslo. Në fillim tubuan rreth  80 nxënës të grupmoshave të ndryshme dhe kështu filloi mësimi në gjuhën shqipe të shtunave dhe të dielave. Mësimi fillonte në orën 8:30 dhe mbaronte në orën 13:00. Pas një viti, në vitin shkollor 1994/’95 u mbajt një mbledhje e përgjithshme, përfshirë intelektualë dhe prindër për hapjen e shkollës shqipe dhe për themelimin e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Norvegji me seli në Oslo. Themeluesit e shkollës shqipe të mësimit plotësues “Naim Frashëri” ishin: prof. dr. Gani Banjska, Mr. Qatip Haliti, prof. Tahir Haziri, Bajram Gega, Selim Kukleci, Rexhep Kurtishi, Luljeta Kermendi, Ramush Zharku si dhe disa aktivistë. Të gjithë të lartëpërmendurit janë me kualifikim të përshtatshëm arsimor. Mësimi plotësues mbahej nga tri orë mësim në tri paralele. Me nxënësit punonin këta arsimtarë: Rexhep Kurtishi, Luljeta Kermendi, Antigona Qena dhe Nexhmije Mazrekaj. Puna mësimore në Oslo organizohej në tre nivele: në nivelin e ulët, të mesëm dhe të lartë. Numri i nxënësve rritej për çdo vit shkollor. Në vitin shkollor 2019/ 2020,  numri i nxënësve ka arritur në 130. Vitet e fundit, me nxënës të shkollës shqipe janë duke  punuar: Marlijenda Manaj, mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Fieri, Imri Trena, agronom nga Kacaniku, Mustafa Ibrahimaj, mësues i histories nga Istogu, Rexhep Kurtishi, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe nga Kumanova si dhe udhëheqës i drejtorit, Ramush Zharku,  historian nga Kaçaniku. Imri Trena punon në shkollën shqipe që nga viti shkollor 1999/ 2000.  Lëndët mësimore: Gjuhë shqipe dhe letërsi, histori kombëtare, gjeografi, art figurativ dhe art  muzikor. Në kuadër të shkollës shqipe në Oslo, u formua edhe Shoqata Kulturore Artistike Shqiptare. Në bashkëpunim me organet dhe asociacionet norvegjeze, në mars të vitit 1998 u  mblodhën ndihma financiare për krizën në Kosovë. Këtu u angazhua edhe Kryqi i Kuq së bashku me nxënësit dhe arsimtarët e shkollës. U organizuan festa  dhe manifestime kushtuar atdheut dhe kombit shqiptar. Me veprimtari të kombit dhe kultures shqiptare u bashkangjitën edhe disa aktivistë norvegjezë: Berit Backer, Bjørn Pedersen, gazetari Lars, i cili ka qenë pjesëtar  i UÇK – së dhe disa të tjerë. Veprimtaria e shkollës shqipe“ Naim Frashëri” në Oslo zhvillohet në bashkëpunim me shoqatën kulturore shqiptare “Rilindja” të udhëhequr nga Alush Balichi dhe  Metush Bajrami. Kryetar i mëparshëm i kësaj shoqate ka qenë Rexhep Shehu. Shkolla shqipe është kurorëzimi i përpjekjeve të intelektualëve dhe bashkatdhetarëve atdhedashës. Kjo shkollë  do të mbetet gjithnjë një dritë e pashuar për të gjithë brezat e shqiptarëve në Norvegji. Kjo shkollë ka ndikuar që edhe në qytete të tjera të mbahet mësimi shqip me arsimdashës.

Mesazhi juaj patriotic për shqiptarët në Amerikë

Kur flet gjuhën amtare, shkon drejt në zemër, kurse kur flet një gjuhë të huaj, shkon drejt në tru. Të ruash dhe të kultivosh gjuhën shqipe është sikur çelësi që përdoret për të hapur dyert dhe dritatret. Angazhimi i shqiptarëve kudo në botë për arsimimin shqip, përfaqëson faqen më të ndritur të histories sonë kombëtare. Uroj shëndet për bashkatdhetarët dhe punëtorët e arsimit në Amerikë, për punën e tyre të palodhshme për ndriçimin e kombit shqiptar. Të përkujtojmë me respekt e dashuri Federatën Mbarëshqiptare “Vatra”, e cila nga koha e Fan Stilian Nolit dhe Faik Konicës, ka shpërndarë rreze diturie dhe dashurie tek të gjithë shqiptarët. Përzemërsisht nga Norvegjia për vëllezërit dhe motrat tona në Amerikë.