Mjeku shqiptar në Itali: Pas injektimit, pata efektet normale të një vaksine

E mërkurë, 27 Janar, 2021

Mjeku shqiptar që punon në Itali, Albert Troci, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2 tregoi se çfarë ndjen pasi ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

“Nuk jam transformuar gjatë natës. Siguria është e lartë. Edhe po të marrim një antibiotik, udhëzuesi thotë se ka disa efekte anësore. Tashmë janë vaksinuar miliona njerëz në të gjithë botën dhe skeptikët e vaksinës do të binden kur ta marrin të afërmit e tyre dhe të mos shfaqin probleme pas vaksinës”, u shpreh Troci.

Mjeku tregoi më tej se çfarë efektesh anësore mund të ketë vaksina. “Efektet më të zakonshme janë dhembja te vendi i injektimit, dhembje muskujsh, pak luhatje temperature apo dhembje koke. Raste fatale nga vaksina deri tani nuk ka. Unë e këshilloj me shumë forcë vaksinimin, vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë”, deklaroi mjeku.