SHBA/ Ambasadorja Faber takim virtual me përfaqësues të Diasporës

E enjte, 25 Prill, 2024

Ambasadorja e Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber ka realizuar një takim virtual me përfaqësues të Diasporës shqiptare në SHBA.

Ambasadorja Faber, duke vlerësuar bashkëpunimin me Diasporën shqiptare, theksoi se nisur nga situata e pandemisë Covid 19, përgjatë këtij viti i është kushtuar një vëmendje e veçantë mbështetjes së shtetasve shqiptar ndaj problematikave të krijuara si pasojë e Pandemisë. Secili pjesëmarrës prezantoi punën e komunitetit gjatë këtij viti të vështirë dhe ndihmën që ato kanë mundur të ofrojnë për bashkëkombasit e tyre.

Ambasadorja pasi i falenderoi për kontributin, bëri një përmbledhje të përpjekjeve të Ambasadës si: ndihma e drejtpërdrejtë për qytetarët shqiptar; informacionin në kohë reale mbi rregullat e fluturimit; politikat e përfitimit të mbështetjes financiare nga qeveria amerikane; realizimi i procesit të riatdhesimeve; telefonata periodike me përfaqësuesit e komunitetit në të gjitha shtetet ku ka përqëndrim të komunitetit tonë dhe çdo problematikë tjetër e dalë për shkak të situatës.

Biseda vijoi me procesin e riformatimit të Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, me largimin e kongresmenit Eliot Engel. Duke vënë në dukje mbështetjen e jashtëzakonshme që kongresmeni Engel ka dhënë në çështjen shqiptare për tre dekada, Ambasadorja nënvizoi se është e nevojshme riformatimi sa më cilësor dhe me një plan gjithëpërfshirës. Në këtë kontekst, ajo nxiti bashkëpunimin me diasporën shqiptare sipas kontakteve të tyre në shtetet respektive, për pasurimin me anëtarë të rinj të Kaukusit si edhe për sugjerimet për përzgjedhjen e kreut të ri.

Përfaqësuesit e Diasporës vlerësuan shumë të rëndësishme iniciativën e Ambasadores dhe përfshirjen e Diasporës në këtë proces.

Në këtë takim morën pjesë z. Elmi Berisha, kryetar i organizatës “Vatra”, znj. Alda Mosko anëtare e Këshillit Kombëtar Koordinues dhe zv/Presidente e Shoqatës “Motrat Qirjzai”, z. Visar Tasimi, anëtar i Këshillit Kombëtar Koordinues, znj. Elonia Lasku nga “Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave te Arizonës”, z. Arben Lasku nga shoqata “Albanian Civic Center of Arizona”,  z. Bujar Gjoka, kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, z. Haxhi Dauti, kryetar i “Këshillit Shqiptaro-Amerikan”, z. Mark Kosmo nga shoqata “Maasbesa” në Boston, z. Adriatik Spahiu, kryetar i degës së organizatës “Vatra” në Florida, znj. Shpresa Xhakli, anëtare e bordit të “Pan Albanian American Congress” dhe përfaqësues të tjerë diasporës nga Miçigani, Kalifornia dhe Florida.