Pandemia/ Dr. Iris Çarçani: Është rritur niveli i ankthit në moshat e vogla

E premte, 19 Prill, 2024

Dr. Iris Carcani-Rathwell jeton në Britaninë e madhe prej vitit 1994, dhe tashmë është një nga mjeket më të mira si psikiatre fëmijësh dhe adoleshentësh atje.

Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” duke folur për situatën e krijuar nga pandemia dhe gjendjen e ankthit në mosha të reja, Dr. Carcani thotë se është vënë re një rritje nivelit të ankthit në moshat e vogla.

 Problemet e fëmijëve dhe adoleshentëve në këtë periudhë janë të shumëfishta duke filluar që nga ankthi i vazhdueshëm për mundësinë e infektimit të tyre apo të prindërve, izolimi social dhe ndryshimet në jetën familjare, shkollore dhe sociale, mbizotërimi i jetës dhe i bisedave nga tematika e pandemisë, përjetimi i stresit të prinderve të cilët mund të përballen me vështirësira të tjera si për shembull humbja e punësimit dhe e të ardhurave, të kujdesurit për fëmijët gjatë gjithë kohës dhe mbishtesa e stresit nga domosdoshmëria për të vazhduar edukimin arsimor të tyre në kushte shtëpie etj etj”, shpreht Dr. Iris Çarçani.

INTERVISTA

Dr. Iris prej sa kohësh jetoni në Britaninë e Madhe dhe sa i vështirë ka qenë procesi i integrimit në shoqërinë angleze.

Unë kam që në janar të 1994 që jetoj në Britaninë e Madhe duke arritur kështu që në trokitje të 2021 gjysmen e jetes time e kam jetuar jashtë Shqipërisë. Integrimi në shoqërinë angleze është një proces i gjatë që nuk mbaron asnjëherë pasi vetë shoqëria angleze, ashtu si dhe çdo shoqëri tjetër, ndryshon dhe evolon vazhdimisht. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë në lidhje me përpjekjet pa fund të integrimit dhe arritjes së synimeve të mia profesionale ndërsa nga ana personale dhe sociale procesi ka qenë relativisht i lehtë pasi Anglia është shumë kozmopolitane dhe krijon hapësira për shumë kultura, etnicitete, këndvështrime dhe diversitete nga më të ndryshmet për të bashkëjetuar. Koncepti i integrimit është shumë kompleks dhe të kuptuarit dhe realizuarit e tij mbetet një çështje individuale, relative dhe kontekstuale. Unë thjesht mund të thoja që ndihem e përmbushur, e pranuar dhe e vlerësuar në Angli, kam respektuar dhe u jam adaptuar vlerave të shoqërisë angleze por mbetem shqiptare në identitetin tim personal pavarësisht nga nënshtetësia dhe rezidenca.

Ne mesdhetarët njihemi si një popull i dashur, i hapur në komunikim, ndryshe nga britanikët. Sa e vështirë ka qenë të përshtateni me kulturën britanike?

Dashuria për njerëzit është një fenomen universal dhe spektrumi i saj ekziston dhe si shprehet, observohet në çdo shoqëri humane. Ndryshimi ka të bëjë me repertorin e komunikimit të kësaj ndjenje dhe si ky është influencuar nga konteksti ekonomik, gjeografik, politik dhe social i shoqërive dhe vendeve të ndryshme. Ekziston një rrezik, ai i përgjithësimit dhe i stereotipizimit. Edhe brenda për brenda një shoqërie ekzistojnë diferenca, për shembull, midis qyteteve të mëdha dhe fshatrave, midis jugut dhe veriut, midis Anglisë dhe Uellsit, Irlandës apo Skocisë ashtu siç ekzistojnë të njëjtat dhe në Shqipëri. Kyçi për të kuptuar dhe adoptuar kanë qenë de-kodimi i mënyrës komplekse dhe të larmishme të komunikimit në shoqërinë angleze. Ajo që kam mësuar paksa më shumë gjatë këtyre viteve ka qenë balancimi i duhur dhe i shëndetshëm i shprehjes së dashurisë dhe ngrohtësisë ndaj të tjerëve me vlera të tjera si për shembull, respektimi i zgjedhjes dhe lirisë së individit, vetëmohimi, reciprociteti dhe të mos gjykuarit të diferencave individuale qoftë dhe në këtë aspekt, si shprehet dashuria. Për një gjë jam shumë e qartë, dashuria nuk më ka munguar dhe po ashtu kam dhënë shumë dashuri gjatë gjithë këtyre viteve në Angli dhe kjo ka ardhur nga të gjithë ata me të cilët kam qenë në kontakt, pavarësisht nga origjina, nënshtetësia dhe gjuha që kemi folur. Kurioziteti, respekti dhe mosgjykimi i kulturës së komunikimit dhe ndërveprimit social më kanë ndihmuar të përshtatem me çdo kontekst. Mbi të gjitha dashuria primare që kam marrë nga prindërit e mi shqiptarë e kanë bërë këtë proces të mundur dhe shumë të lehtë, sepse unë gjithmonë ndihem e përmbushur dhe e mbushur me dashuri dhe kjo më bën që ta gjej mënyrën për ta parë dhe gjetur atë dhe në relatat me të tjereë në çfarëdo rrethanash që të ndodhem.

Si një psikiatre fëmijësh dhe adoleshentësh sipas jush cilat janë problematikat e kësaj moshe në këtë kohë pandemie?

Problemet e fëmijëve dhe adoleshentëve në këtë periudhë janë të shumëfishta duke filluar që nga ankthi i vazhdueshëm për mundësinë e infektimit të tyre apo të prindërve, izolimi social dhe ndryshimet në jetën familjare, shkollore dhe sociale, mbizotërimi i jetës dhe i bisedave nga tematika e pandemisë, përjetimi i stresit të prinderve të cilët mund të përballen me vështirësira të tjera si për shembull humbja e punësimit dhe e të ardhurave, të kujdesurit për fëmijët gjatë gjithë kohës dhe mbishtesa e stresit nga domosdoshmëria për të vazhduar edukimin arsimor të tyre në kushte shtëpie etj etj. Jemi duke parë për momentin dhe rritje të dukshme të problemeve të shëndetit mendor në moshat e njoma.

Sa na ka ndryshuar pandemia në të përditshme tonë doktoresha, po flasim gjithnjë e më shumë për rritje të nivelit të stresit dhe ankthit tek njerëzit.

Po, është e vërtetë. Edhe këtu në Angli, vihen re rritje në problemet e ankthit, depresionit dhe në përgjithësi të shëndetit mendor pasi shumë aspekte të jetës së përditshme që i prisnim të ndodhnin në mënyrë të natyrshme dhe automatikisht kanë ndryshuar në mënyrë shumë domethënëse. Një nga burimet e ankthit është dhe konfuzioni që informacioni i mbushur me kontradikta, paqartësira dhe me panik duke çuar kështu në një histeri kolektive që ashtu si pandemia ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe kontinentalë. Në vorbullën e kësaj histerie gjenden ata që besojnë çdo gjë dhe pa skrutinimin e duhur shkencor dhe analitik ashtu si dhe ata që janë skeptikë ndaj çdo informacioni edhe kur ky është domethënës dhe me bazë shkencore. Esencialisht, histeria dhe makthi i krijuar nga pandemia virale janë kthyer në vetvete tani  në një pandemi të konfuzionit dhe panikut të të menduarit dhe të jetuarit. Mbi të gjitha, të mos diturit e fundit të kësaj periudhe shkakton akoma dhe më shumë ankth dhe sa më shumë zgjat kjo pasiguri aq më shumë rritet dëshpërimi. Ankthi, fatkeqësisht është i shumëfishtë dhe kompleks pasi nuk ka të bëjë vetëm me frikën nëse do të sëmuremi por ka të bëjë dhe me merakun për familjarët, prindërit që janë të moshuar dhe të izoluar, të afërm me sëmundje të ndryshme, ka të bëjë me efektin shumë të madh dhe shkatërrues në mirëqenien dhe të ardhurat e familjes sidomos për ata që varen nga të vetë-punësuarit apo biznesi personal/ familjar që mund të kenë. Ankthi shtohet akoma më shumë dhe nga konfuzioni që informacioni, i kontrolluar apo i pakontrolluar, shkakton për sa i përket natyrës së pandemisë, menaxhimit të saj, aspekteve politike dhe ekonomike të menaxhimit ashtu si edhe zgjidhjes nëpërmjet vaksinës. Ndërkohë që skepticizmi është gjithmonë i shëndetshëm në varësi nga individi dhe menaxhimi i informacionit masiv mundet që lehtësisht, në situata të tilla, të shndërrohet në panik dhe vendimmarrje të gabuar nga ana e individit.

Si është aktualisht situata në Britaninë e Madhe në një kohë që ka nisur edhe fushata e vaksinimit anti-COVID?

Situata në Britaninë e Madhe është kritike, sidomos në zona të caktuara, pasi numri i të prekurve shtohet dhe barra mbi sistemin e shëndetësisë sa vjen dhe rritet. Rëndesa e madhe gjatë periudhës së festave është ndjerë shumë në sistemin e urgjencës dhe të ambulancave. Të sëmurët, si ata me COVID-19 ashtu dhe ata të sëmurë nga arsye të tjera, presin me orë të tëra në makinën e ambulancës pa mundur për t’u futur në repartin e urgjencës për të marrë ndihmën e duhur spitalore. Ndërkohë vaksinimi ka nisur me popullatën më vulnerabël, të moshuarit mbi 80 vjeç, dhe sot shumica e tyre do të marrin dozën e dytë të vaksinës. Dje hasa fqinjin tim që bën pjesë në këtë grup dhe u gëzova kur e pashë mëse të shëndetshëm duke shëtitur qenin e familjes dhe duke pritur me shumë shpresë dozën e dytë të vaksinës pasi kishte marre të parën pa asnjë problem përpara Krishtlindjeve. Britania e Madhe është duke ndjekur një strategji të caktuar në organizimin e vaksinimit të popullatës duke e stratifikuar këtë në shtresa të ndryshme prioriteti.

Përsa i përket shqiptarëve në Britaninë e Madhe sa të lidhur jeni me  njëri-tjetrin si komunitet?

Në Britanine e Madhe ekziston një komunitet i madh shqiptarësh dhe organizata që kultivojnë lidhjet dhe vazhdimësinë e vlerave dhe gjuhës shqiptare nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, gjë kjo që është shumë e rëndësishme për gjeneratën e dytë të emigracionit shqiptar. Lidhjet e tjera janë të organizuara në mënyrë individuale dhe si kudo, ashtu si dhe në Shqipëri, influencohen nga proksimiteti, njohja e mëparshme, vlerat dhe interesat që i bashkojnë njerëzit në miqësitë që zgjedhin. Secili ndërton mikro-komunitetin e tij të miqësive të ndryshme të cilat natyrisht janë internacionale por pa dyshim përfshijnë ato shqiptare.

Lidhjet me vendin amë, a ju merr malli për vendin tuaj?

Sigurisht që më merr malli. Kam nostalgji për shumë aspekte të jetës të cilat nuk eksistojnë më në vendin tim por dhe ndjek me kuriozitet, mirëkuptim dhe dashamirësi zhvillimet e reja të cilat e transformojnë Shqipërinë, megjithëse jo gjithmonë në mënyrë të dukshme, me pozitivitet. Por, ky është proces zhvillimi dhe evolimi dhe ndoshta vërtetë që kërkonte më shumë kohë se ç’mendoi gjenerata ime që u largua herët në vitet 1990. Mbi të gjitha më merr shumë malli për lidhjet familjare dhe ato miqësore të cilat u ndërtuan në një kohë formuese timen në Shqipëri dhe në këtë mënyrë kanë vlera dhe dimensione shumë unike dhe shumë të shtrenjta në zemrën time./ diasporashqiptare.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.