Astronomja shqiptare tregon përvojën e saj në NASA

E premte, 19 Prill, 2024

Pandemia COVID-19 gjatë vitit 2020 ka ndikuar te të gjithë njerëzit, duke vështirësuar planet për realizimin e pojekteve të tyre.

Viti 2020 nuk ka qenë i lehtë as për Pranvera Hysenin, e cila është duke vazhduar studimet për shkencat planetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për një vit e gjysmë, Pranvera Hyseni nuk kishte mundësi që të vinte në Kosovë, ndërsa tani shprehet e lumtur që ka mundur ta vizitojë familjen dhe miqtë e saj. Në një intervistë për Telegrafin, ajo ka treguar se si e ka kaluar periudhën e pandemisë.

“Gjatë këtij viti kam pasur një udhëtim rreth botës, kam qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kam udhëtuar në 16 shtete, më pas kam vazhduar në Azinë juglindore, ku edhe ka filluar pandemia që në një farë forme ma ka ndërprerë udhëtimin rreth botës. Pasi pandemia filloi, Kosova i mbylli kufijtë dhe nuk pata rastin të kthehem në Kosovë gjatë verës. Ndërsa më pas udhëtova drejt Australisë, ku aty kam kaluar rreth gjashtë muaj të këtij viti. Atje ka qenë shumë mirë, pasi që pandemia është menaxhuar shumë mirë, dhe është lejuar të bëjë udhëtime brenda Australisë”, tregoi ajo.

Gjithashtu, gjatë intervistës Pranvera Hyseni ka folur edhe për përvojën e saj në NASA.

“Ka qenë shumë interesante të shihen gjithë ato teknologji që janë në një institut si NASA. Ka qenë shumë interesante, dhe me taku astronautë që të dalin në hapësirë dhe të shkelin në hënë. Shteti amerikan e vlerëson shumë edukimin jo vetëm astronominë, dhe sigurisht që atje janë të gjitha mundësitë, prandaj unë kam filluar atje studimet pasi që në Kosovë nuk ka asnjë drejtim që merret me astronomi ose me shkenca planetare, kështu që e vetmja mundësi që unë të vazhdoj në këtë fushë ka qenë që të dal dhe të depërtoj diku jashtë vendit”, tregoi ajo.

Hyseni tregoi për vizitat që ka pasur në qendrat shkencore.“Kam pasur rastin të vizitojë qendra shkencore, kam pasur takime me astronomë të ndryshëm, e kështu me radhë. Mirëpo ardhja në Kosovë më është pamundësuar, kështu që udhëtimin e kam vazhduar prapë në SHBA, dhe kam vazhduar studimet master në fushën e shkencave planetare, dhe tash ka qenë mundësia ime e vetme që të vijë në Kosovë pas një viti e gjysmë”, ka thënë ajo.

Ajo foli edhe për takimet që ka pasur me astronomë në Australi.

“Kur bashkohem me astronomë kryesisht bëjmë vrojtimin e trupave qiellor me pajisje që ata i posedojnë, kam pasur rastin të vrojtojë disa nga trupat qiellorë të hemisferës jugore që nga Kosova janë të pamundur të shihen. Është interesant për astronomë të shihen trupat që nga hemisfera jonë nuk duken”, është shprehur ajo.

Ndërsa për organizatën e astronomëve që e ka formuar prej disa vitesh, Pranvera Hyseni thotë se për momentin kanë ndërpre aktivitetet për shkak të pandemisë COVID-19.

Duke folur për studimet e saj në SHBA, ajo thotë se për të ka qenë mjaft sfiduese të mësoj një sistem tjetër të arsimimit, por që tashmë është adaptuar.

Në fund të intervistës, Pranvera Hyseni tha se ndjehet mjaft e lumtur që emri i saj i është vendosur një asteroidi./Mirjeta Hajzeraj/Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.