Suedi / Milaim Makolli dhe “Burek House”, suksesi i sipërmarrjes në Malmo

E shtunë, 20 Prill, 2024

Milaim Makolli jeton prej më shumë se 30 vitesh në Suedi, ku aktualisht është sipërmarrës gastronom. Rrugëtimi i tij nuk ka qenë shumë i lehtë teksa u largua nga Kosova në vitin 1991 për në Shqipëri e më pas shkoi drejt Suedisë si një zgjedhje e vëllezërve të tij.

Sot është një biznesmen i suksesshëm atje, teksa vendosi për 100-vjetorin e pavarësisë të hapë “Burek House” (Shtëpia e Byrekut) një restorant mjaft i pëlqyer në Malmo si për shqiptarët dhe për të huajt. Interesant është fakti se Milaimi të gjithë punonjësit i ka shqiptarë nga të gjitha trevat dhe kjo është një zgjedhje e tij.

Restoranti ka gatime tradicionale të trevave shqiptare, por Milaimi do të dëshironte shumë që dhe produktet të shkonin nga vendlindja.

“Do të ishte shumë mirë për ne sepse gatimet tona tradicionale do e kishin shijen tamam shqiptare vetëm atëherë kur të kishin produktet që vijnë nga vendi jonë. Ne në mugnesë të këtyre produkteve kemi vështirësi ndoshta që ta arrijmë atë që dëshirojmë me gatimet tona”, thotë ai në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare”.

INTERVISTA

Z. Makolli prej 30 vitesh jetoni në Suedi ku jeni sipërmarrës gastronom. A mund të na rrëfeni për vështirësitë e fillimit tuaj në një shtet të ri, pse zgjodhët Suedinë?

Të them të drejtën kanë kaluar mëse 30 vite dhe kur sot po i krahasoj vështirësitë që kam pasur atëherë në një shtet siç është Suedia dhe krahasim me vështirësitë që po ndodhin sot në vendlindjen time, në Kosovë, por jo dhe larg nesh në shtetin shqiptar. Nuk mund ta gjej përgjigjen e duhur. Sido që të jetë ka qenë shumë e vështirë. Vendimi që të lëshohet vendlindja nuk ka ardhur nga dëshira, por nga dhuna dhe terrori që në atë kohë zhvillonte okupatori serb në Kosovë. Vendimi që unë të lëshoj Kosovën asesi ska qenë që unë të largohem në perëndim dhe nuk e kam bërë atë, sepse strehimi i parë i imi ka qenë shteti amë shqiptar, qysh në vitin 1991. Kur e thashë më herët krahasimin mes vendit ku jetoj sot dhe vendlindjes apo shtetit amë mund të them se pas qëndrimit tim në Shqipëri për 3 muaj dhe pas asaj vështirësie të jetesës që u bënte në kohën e tranzicionit që kishte Shqipëria e domosdoshme ishte të merrej vendimi që të gjej një vend ku unë doja të jetoja dhe strehoja familjen time. Suedia u përzgjodh, jo që dija diçka as shumë për Suedinë në krahasim me shtete të tjera evropiane që kisha njohuri po si shkas ishte sepse gjatë kohës sime të qëndrimit në Shqipëri dy vëllezërit e mi ikën nga Kosova dhe u strehuan në Suedi dhe pas asaj mora vendimin dhe unë që të bashkohem e të jem afër tyre.

Prej vitesh menaxhoni Burek House në Malmo të Suedisë, ku kryefjala e shërbimit janë pikërisht gatimet tradicionale të Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk ka si buka e mëmëdheut është shprehja e shqiptarëve jashtë vendit, si ruhet kjo traditë dhe pjatat tradicionale?

Sinqerisht ju them unë me biznese jam marrë që nga 1996 atëherë kur dhe kam arritur që të marr qëndrimin në Suedi dhe të drejtën e punës këtu. Kryesisht kam filluar me gastronomi, por kam pasur dhe agjenci turistike dhe pas disa problemeve edhe shëndetësore, unë kam pushuar një kohë të gjatë, deri në vitin 2012, kur dhe vendosa që të hapë restorantin me gatime tradicionale që quhet “Burek House” dhe pikërisht rezultoi që ajo të jetë në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe aty me logon e restorantit tonë vendosëm dhe simbolet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Është e vërtetë që në biznesin tonë kanë kaluar më shumë se 40 punëtorë, apo më mirë ti quaj bashkëpunëtorë, që prej 8 vitesh që kanë qenë të gjithë shqiptarë ku dhe sot punojnë diku 13 punëtorë në bizneset e mia që janë të gjithë shqiptarë, dhe nga të gjitha viset shqiptare që unë në një farë mënyre e kam titulluar “Shqipërinë etnike” në miniaturë. Në shërbejmë ushqimet tona tradicionale dhe prodhojmë, apo gatuajmë çdo ditë këto ushqime. Kuzhinierët tanë janë nga të gjitha viset, siç thashe dhe më herët që janë familjarë nga Tetova, kemi nga Prizreni, Tirana, Tepelena dhe pjesë të tjera të trojeve tona shqiptare.

Unë personalisht jam nga Prishtina dhe me profesion jam agro-ekonomist, por skam qenë kurrë gastronom.Në Suedi më solli puna që të bëhem dhe gastronom. Përveç këtij biznesi ne kemi dhe një restorat tjetër ku dhe aty punojnë bashkëpunëtorët e mi nga Tirana. Ne punojmë dhe japim konsulencë dhe për çështje ekonomike dhe leje pune në bashkëpunim me Migracionin Suedez. Këto falë fëmijëve që i kam me profesion ekonomist apo editor i certifikuar si dhe vajzës në përfundim të juridikut.

Krahas shqiptarëve na tregoni pak për përshtypjet e të huajve kur vijnë në restorantit tuaj, interesin për produktet tona?
Me thënë të drejtën në fillim ka qenë pak e vështirë, por tani kemi arritur mund të them dhe kulmin, sepse restorantin tonë e frekuentojnë komunitete nga e gjithë bota dhe në kohën e COVID kur gastronomia ka pësuar rënie gjithë andej në Europë, fati i mirë është që shërbimi dhe kualiteti i ushqimit tonë ka bërë që të mos e ndjejë fare këtë krizë. Përkundrazi, këtë vit jemi më mirë se vitin e kaluar. Kjo falë punës dhe përkushtimit të njerëzve që punojnë dhe pa lodhje në këtë restorant. Natyrisht, kjo punë e madhe që bëhet u ka lënë përshtypje shumë të mirë të gjithë komuniteteve që e frekuentojnë restorantin tonë dhe për këtë i jam shumë mirënjohës së pari stafit.

A përdorni produkte Shqipërie në gatimet tuaja?

Mund tu them sinqerisht se ne punojmë me produkte qumështi dhe mishi që janë produktet kryesore dhe fatkeqësist as Shqipëria dhe as Kosova nuk ka arritur që të bëjë eksportimin e këtyre produkteve jashtë vendit. Këto kanë një mungesë në Suedi përveç atyre që vijnë produkte bujqësore, që në momentin që vijnë në Suedi ne gjithësesi i fusim në kuzhinën tonë. Pse nuk janë këto produkte në tregun suedez, si produktet e qumështit dhe mishit, do të doja që ta shihni në Shqipëri e Kosovë dhe gjithëandej ku janë viset shqiptare. Do të ishte shumë mirë për ne sepse gatimet tona tradicionale do e kishin shijen tamam shqiptare vetëm atëherë kur të kishin produktet që vijnë nga vendi jonë. Ne në mugnesë të këtyre produkteve kemi vështirësi ndoshta që ta arrijmë atë që dëshirojmë me gatimet tona.

Si është situata aktualisht në Suedi për shkak të pandemisë, sa vështirësi keni në biznesin tuaj?

Suedia ka qenë shteti i vetëm që ka udhëhequr një politikë ndryshe nga të gjitha shtetet e Europës dhe nuk ka pasur mbyllje totale. Kohët e fundit mund të them se pandemia ka nisur të jetë shumë më e vështirë se sa më herët. Natyrisht, politikat suedeze që i ka mbajtur gjatë gjithë vitit ka ndikuar pozitivisht në ekonomi, mirëpo tani situata është rënduar në shëndetësi dhe shpresojmë që kjo të përfundojë sa më shpejtë, përndryshe dhe këtu do të ketë ndikim negativ. Suedezët nuk dënojnë, por rekomandojnë. Shquhen si popull i dëgjueshëm dhe porsa qeveria jep një rekomandim ata respektojnë me përpikmëri. Deri më tani mund të them se ia kanë arritur, po nuk do të thotë se nuk janë dorëzuar tashmë në fund.

Përsa i përket komunitetit shqiptar në Suedi, sa të lidhur dhe të organizuar janë shqiptarët në Malmo?

Mund të them se ka pasur raste kur kanë qenë shumë mirë të organizuar. Tek organizimet ka ndikuar dhe pandemia dhe kanë humb kontaktet ndoshta për organizime kulturore apo komunikuese siç ka ndodh më herët. Këtu ekziston në Malmo qendra kulturore që ka qenë dikur dhe është e mbyllur. Aty më tepër kemi komunikuar. Ka ekzistuar më herët rrjeti i bizneseve shqiptare, ku kam qenë pjesë edhe unë si pjesëmarrës, si duket aktiviteti i këtij rrjeti edhe tani është shuar, dhe nuk kam ndonjë informatë nëse është duke u zhvilluar ndonj aktivitet. Po njerëzit në mënyra individuale punojnë, veprojnë dhe ka një pjesë madhe që kanë arritur sukseset e veta. Çka është më e rëndësishme është se gjenerata e dytë ka arritur të shkollohet dhe arsimohet dhe mund të them që nuk ka institucion në shtetin suedez që nga komuna, kryetare komune, apo deputet në Parlament e deri në nivelet më të ulëta që nuk ka njerëz të punësuar. Mund të them në çdo institucion mund të gjesh që ke shqiptarë, inxhinierë, policë, avokat etj.

A i mbani lidhjet me Atdheun, e vizitoni shpesh?

Ne në çdo vit jemi në Kosovë dhe në Shqipëri, pushimet verore zakonisht i kemi kaluar në Shqipëri. Këtë vit na ka penguar pandemia, duke u munduar që të ruajmë veten dhe të tjerët, apo anasjelltas, vetë fakti se punojmë me biznese dhe shqiptarë tregon se jemi shumë të lidhur me vendlindjen. Unë i përmbahem gjithmonë një thënie: Unë jam shqiptar, mburrem që jam shqiptar dhe duke e vlerësuar veten mund ta vlerësojë dhe tjetrin. Në këtë aspekt dhe suedezët e dijnë se unë nuk do bëhem suedez kurrë, por do jem mirënjohës shtetit suedez për jetë e mot. Është vendi i dytë për të cilën do punoja dhe do luftoja. Kjo më ka bërë mua që fëmijët e mi të arrijnë aty ku janë në kulmin e suksesit. Unë u thashë, Vlora Makolli, vajza ime vitin e kaluar ka qenë përfaqësuese e qeverisë suedeze në Kombet e Bashkuara dhe këtë përzgjedhje ia ka bërë Suedia, këtë mundësi ia ka dhënë Suedia. I jam mirënjohës këtij shteti që nuk diskriminon, por jep të gjitha mundësitë atij që do të punojë dhe veprojë./ diasporashqiptare.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.