Kthimi i shtetasve shqiptarë pas festave shton rradhët për kryerjen e tamponit

E premte, 29 Mars, 2024

Largimi i shtetasve shqiptarë  me banim jashtë  vendit nga Shqipëria pas festave ka krijuar radhë në spitalet jopublike të autorizuara nga Ministria e Shëndetësisë për realizimin e tamponit për COVID-19. Shumica e shteteve pritëse kërkojnë përgjigjen e analizës për virusin Sars-Cov 2, e cila duhet të jetë kryer jo më vonë se 72 orë përpara paraqitjes tek autoritetet.

“Më duhet për aeroportin e Turqisë. Do jem transit dhe nuk më lejojnë pa testin e COVID-it. Erdha për festa nga mesi i dhjetorit dhe tani nuk lejohet të kthehesh pa bërë testin”, shprehet një qytetare.

“E kërkojnë në aeroport edhe në Tiranë, edhe në Greqi në Athinë, është pak i shtrenjtë për kohën dhe për njerëzit, sidomos për këtë momentin tani”, shton një tjetër.

Ndonëse në vendimin e tij për autorizimin e spitaleve private që përmbushnin kushtet për realizimin e tamponit, Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se ky shërbim do të ofrohej nga të gjitha spitalet që do të përmbushnin kriteret, qytetarët thonë se njohin vetëm këtë laborator për ofrimin e këtij shërbimi. Sipas tyre, ndonëse kohë më parë ky spital e ofronte këtë shërbim në disa pika, tashmë orientimi ka ndryshuar. / EURONEWS

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.