Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, në mbyllje të këtij viti të gjatë dhe sfidues për mbarë njerëzimin uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Në mesazhin e tij të fundvitit, duke përfaqësuar të 14 anëtarët e KKD, Gjonaj bën edhe një përmbledhje të punës që këshill ka përmbyllur gjatë vitit që po lëmë pas. Me e rëndësishmja padyshim mbetet Vota e Diasporës.
Urimi i plote:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Kjo është nata e fundit e një viti të pazakontë.
Në këtë natë kujtojmë dhe nderojmë në radhë të parë të afërmit që humbëm nga pandemia. Në këtë nate disa ulëse janë bosh dhe shumë zemra janë të thyera. Jemi pranë tyre me mendjet dhe zemrat tona. Në këtë natë gjithashtu lutemi dhe shpresojmë që të tejkalojmë sa më parë këtë situatë të rëndë dhe të paparë. Që viti 2021 të rikthejë shpresën dhe mireqënien shpirtërore dhe ekonomike.
Ky vit i paparë dhe i vështirë na bëri gjithashtu të kuptojmë më mirë disa vlera të rëndësishme njerëzore, kujdesin për shëndetin, dashurinë dhe ngrohtësinë e njerëzve që na duan dhe i duam. Ky vit na rikujtoi me një forcë të pazakontë se sa e brishtë dhe e ccmuar është jeta.
Ky vit pandemie nisi me emergjencën e një krize dhe fatkeqësie natyrore: asaj të tërmetit. Jetë njerëzish humbën dhe me mijëra mbeten pa strehë. Ajo goditje vrastare shkaktoi një vale solidariteti të paparë mes Shqiptarëve nga Ballkani e deri në Amerike dhe Australi. Tani që një krizë e dytë e madhe, ajo e pandemisë, na ka goditur duhet sërish t’i qendrojmë prane njëri-tjetrit, kudo që jemi. Me solidaritet mund të përballojmë valët e egra të vështirësive që po vijnë.
KKD – Keshilli Koordinues i Diasporës – përbërë prej 14 përfaqësues të komuniteteve të ndryshme në Diasporë nisi punë në fillim të vitit 2020. Disa prej anëtarëve tanë ishin të angazhuar në terren që të ndihmonin në përballjen e krizës së rëndë të tërmetit. Në këtë vit të vështirë KKD-ja ka bërë cështë e mundur që të vazhdojë moblizimin për dërgimin e ndihmave për tërmetin dhe tani të pandemisë.
Ne jemi një institucion i ri që për herë të parë formohet dhe provohet. Misioni ynë kryesor është forcimi i lidhjeve të Diasporës me vendin amë. Rithemelimi i marrëdhënieve të shteteve tona në Ballkan me Diasporën është jetike për ekzistencën dhe të ardhmen e shteteve tona dhe të kombit Shqiptar.
Në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë dhe Ministrin e Diasporës si edhe shumë shoqata të Diasporës, këtë vit punuam në disa nga prioritetet e KKD-së. Kryesori mes tyre është realizimi i Votës së Diasporës. Pa votën e Diaspores nuk mund të flitet për një lidhje jetike dhe të vërtetë mes shteteve tona dhe Diasporës. Vota e Diasporës do të thotë që fati i kombit Shqiptar është i përbashket edhe për ata shqiptarë që jetojnë në Tiranë edhe për ata shqiptarë që jetojnë në Toronto.
Përvec votës së Diasporës KKD-ja kontriboi në ngritjen e bazave të rëndesishme për unifikimin e teksteve të gjuhës shqipe e cila u kurorzua me krijimin e Këshillit Koordinues të arsimtarëve në Diasporës. KKD-ja forcoi gjithashtu Dhomën e Biznesit, sepse ne besojmë se nuk ka komb me të vërtetë të lirë politikisht pa zhvillim ekonomik.
Këtë vit do vazhdojmë të këmbëngulim në prioritetet tona dhe do mundohemi të hapim rrugë të reja dhe të krijojmë struktura të reja që do hedhin ura mes shteteve tona dhe Diasporës. Ky është vetëm fillimi.
Në emër të gjithë anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës ju dërgoj urimet më të përzemërta për Ju dhe të gjithë të dashurit tuaj.
Viti i Ri sjelltë shëndet, mbarësi, shpresë dhe kthimin në normalitet.
Me respekt,
Mark Gjonaj
Kryetari i Keshillit Koordinues të Diasporës.