Sfida me votën jashtë vendit, Majko: Kodi zgjedhor e bëri detyrim ligjor

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në një shkrim në Facebook ka komentuar sfidat me votën jashtë vendit duke theksuar se ndryshimet në kodin zgjedhor kanë bërë që votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit të jetë një detyrim ligjor.

Duke argumentuar procedurat e regjistrimit të adresave të shqiptarve që jetojnë jashtë dhe identifikimi përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, Majko thotë se tashmë është e sigurtë se “shtetasit tanë jashtë vendit do të “kthehen” në shtëpi me votë”.

Ministri i Shtetit për Diasporën thotë më tej se e rëndësishme është se e drejta e votës për shtetasit jashtë vendit të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile nuk mund të refuzohet nga procesi i regjistrimit adresave të shtetasve jashtë vendit. “Shtetasit të cilët kanë adresën e saktë jashtë vendit, në regjistrin e gjendjes civile, janë votues me të drejta të plota ligjore”, shkruan z. Majko.

Ai thotë se kush kërkon një regjistrim të ashtuquajtur të “plotë” të adresave të shtetasve jashtë vendit për tu “dhuruar” pastaj të drejtën kushtetuese të votës, gabohet. “Pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor, shtetasit të cilët konfirmohen nga regjistri i gjendjes civile se banojnë jashtë vendit duhet të largohen nga listat zgjedhore të votuesve brenda vendit”, thekson Majko.

SHKRIMI I PLOTE

SFIDA ME VOTEN JASHTE VENDIT
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor e ka bërë votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit një detyrim ligjor.
Nga përfaqësues të strukturave të Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve po vinë deklarime kontradiktore. Dje anëtari i KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) bëri në media komentin se “…Objektivisht është e pamundur vota e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Sepse nuk ka një regjistër për të treguar se kush është regjistruar ku. Sepse vota hidhet aty ku je regjistruar dhe jo ku banon (!?)..” https://shqiptarja.com/…/ledio-braho-ne-report-tv-vota…
Aludimi për mohimin e të drejtës së votës të së drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit me arsyetimin e mosregjistrimit të adresës është i qartë në paqartësi.
Në se dikush ka ndryshuar adresën të cilën ka vendosur në momentin e plotësimit të dokumenteve për kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike çdo shtetasi jashtë vendit, atij i lind e drejta të aplikojë për ndryshimin e adresës (së ndryshuar) për tu bërë rregullimi në regjistrin e gjendjes civile.
Zbatimi i Ligjit Nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” është ndihmues në verifikim dhe korrigjues. Ky ligj në asnjë rast nuk sfidon të drejtën e votës për shtetasit jashtë vendit. Ajo garantohet nga Kodi Zgjedhor i votuar me shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Në aktin nënligjor të Ligjit Nr. 14/2016, në pikën 6 të Vendimit Nr. 915, datë 4.11.2020 të Këshillit të Ministrave “Deklaruesi plotëson formularin e deklarimit të adresës me të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku ka vendbanimin e përhershëm, për veten e tij dhe/ose edhe për anëtarët e së njëjtës certifikatë familjare, në rastin kur ata jetojnë me deklaruesin.” Ky regjistrim “në grup” nga një familjar për anëtarët e tjerë të familjes bën të qartë se “regjistrimi” i adresës sipas Ligjit Nr. 14/2016 është larg standardit për ta barazuar atë me regjistrimin për votim.
Me shkresën e datës 23 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju drejtua me shkresë Drejtorisë së Gjendjes Civile për identifikimin e shtetasve që banojnë jashtë vendit.
Kjo është një lëvizje e duhur ligjore e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ajo vlerëson se e drejta e votës lidhet VETEM me regjistrin e gjendjes civile. Çdo tentativë për të bllokuar aplikimin e të drejtës së votës të shtetasve jashtë vendit me justifikimin se nuk janë regjistruar “të gjitha” adresat do të ishte moszbatim i një detyrimi ligjor të Kodit Zgjedhor.
Një koment i imi në mbledhjen e fundit të nënkomisionit të diasporës dhe migracionit u hoq nga konteksti në disa media dhe më nxori në “konkluzionin” e çuditshëm se “… votimi nuk ka nevojë për regjistrimin e adresave…”(!) Në Kuvendin e Shqipërisë është i regjistruar i gjithë proceverbali e mbledhjes në fjalë. Ky fakt më “përplasi”, sipas medias, edhe me kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Padiskutim, adresa jashtë vendit është e nevojshme për votimin pasi aty do të trokasin për të marr zarfin e votës. Ajo që ka rëndësi, është se e drejta e votës për shtetasit jashtë vendit të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile nuk mund të refuzohet nga procesi i regjistrimit adresave të shtetasve jashtë vendit. Shtetasit të cilët kanë adresën e saktë jashtë vendit, në regjistrin e gjendjes civile, janë votues me të drejta të plota ligjore.
Me trajtimin sipërfaqësor të Ligjit Nr. 14/2016 imagjinoni që një shtetasi që sapo ka marrë pasaportën, përshembull në Greqi, ti kërkosh të aplikojë sërish tek e-albania për të pasur të drejtën e votimit…(!)
Kush kërkon një regjistrim të ashtuquajtur të “plotë” të adresave të shtetasve jashtë vendit për tu “dhuruar” pastaj të drejtën kushtetuese të votës gabohet. E drejta dhe procedura nuk kanë konflikt. Regjistrimi i “plotë” i adresave do kthehet shpejt në një çështje e cila do të diskutojë edhe vetë kredibilitetin e zgjedhjeve.
Pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor, shtetasit të cilët konfirmohen nga regjistri i gjendjes civile se banojnë jashtë vendit duhet të largohen nga listat zgjedhore të votuesve brenda vendit.
Shtetasit që banojnë jashtë vendit, janë subjekt i një liste tjetër zgjedhore. Nga kjo listë, do të krijohet lista e votuesve jashtë vendit. Ajo do të krijohet pasi çdo shtetas nga lista e shtetasve jashtë vendit aplikon personalisht pranë Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Në këtë aplikim, sërish, do të jetë detyruese adresa e banimit jashtë vendit.
Sa mandate i takojnë çdo qarku elektoral, pas largimit nga listat zgjedhore të votuesve brenda vendit të emrave të cilët konfirmohen ligjërisht se nuk jetojnë në Shqipëri? Kjo është një pyetje, përgjigjen e së cilës e ka vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Pohimi i një “gjykatësi” të saj, se pa mbaruar regjistrimi i adresave të shtetasve jashtë vendit nuk mund të ketë aplikim te së drejtës të votës jashtë vendit, funksionon njëlloj për të aluduar, se pa larguar të gjithë shtetasit me banim jashtë vendit nga listat zgjedhore brenda vendit zgjedhjet nuk mund të zhvillohen në 25 prill të vitit që vjen. Kjo logjikë shkatërron zgjedhjet!
Sikur, edhe vetëm një votues jashtë vendit, të plotësojë kushtet ligjore për të votuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrimin ti plotësojë kushtet e aplikimit të së drejtës së votës. Çdo diskutim tjetër është antiligjor.
Tashmë është e sigurtë, shtetasit tanë jashtë vendit do të “kthehen” në shtëpi me votë! Vota e tyre nuk ka rendësi për ngjyrën politike. Askush nuk duhet ti frikësohet adresës politike të kësaj vote. Ajo është votë e njerëzve që duan vetëm Shqipërinë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.