Fjala shqipe, lista dhe përdorime

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Fjala shqipe, lista dhe përdorime

Një nga kritikat më të zhurmshme – dhe më absurde – që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’ia bëjnë Fjalorit etimologjik të Kolec Topallit është se “i ka nxjerrë shumicën e fjalëve shqipe nga sllavishtja”; për fat të mirë, kjo kritikë vjen nga të paditur, amatorë, ndonjëherë edhe sharlatanë, që kujtojnë se deklarimi i tyre në favor të “lashtësisë shqipe” mund t’ua përligjë, madje jo vetëm moralisht, të gjitha çuditë që thonë dhe që bëjnë në publik.

Të njëjtën kritikë madje e dëgjon edhe për studimet etimologjike të Çabejt – i të cilit nxënës ka qenë Topalli. Sërish, një interesim i sëmurë për një fushë të vështirë të dijes, si etimologjia, ku nuk mjafton entuziazmi, për t’u përfshirë me kontribute dhe kritika.

Kjo kritikë e vë përballë profesionalizmin e albanologëve si Çabej dje dhe Topalli sot me patriotizmin e kujt e sheh shqipen si fenomen unik, si relike të rrallë, si gjuhën “më të lashtë”, “hyjnore”, gjuhën e “Perëndive” – duke iu qasur një dukurie sociale kaq themelore, me mënyra irracionale, herë religjioze dhe herë edhe mistike.

Por pasioni në kufi të fanatizmit nuk mjafton, kur vjen puna për të gjykuar një vepër shkencore, si fjalori etimologjik. Dhe, në fakt, kritikat sipas “përqindjeve” tradhtojnë një keqkuptim të madh, ndaj mënyrës si funksionon gjuha dhe ç’vend zë leksiku në të.

Në fakt, fjalorët – të gjithë fjalorët – janë lista fjalësh, zakonisht të renditura alfabetikisht, për lehtësi përdorimi. Një Fjalor i shqipes së Buzukut, do të përfshijë të gjitha fjalët që dalin te “Meshari” – pa asnjë dallim. Dhe nga ky vështrim, një Fjalor etimologjik i shqipes synon të përfshijë sa më shumë fjalë të shqipes, që kanë interes etimologjik. Për shembull, në Fjalorin etimologjik të Orelit, nuk janë përfshirë turqizmat dhe huazimet e tjera që kanë hyrë në shqipe, pas pushtimit osman; sepse ai autor nuk i konsideron me interes.

Por, çfarë edhe ngre peshë për argumentin tonë, një fjalor etimologjik nuk ndalet në etimologjinë e fjalëve të prejardhura dhe të përbëra: pasi është marrë me etimologjinë e fjalës punë, etimologu nuk merret më me shpjegimin e fjalëve si punoj, punim, i punueshëm, punëtor, përpunoj, bashkëpunoj, ripunoj, ripunim, i papunë, papunësi, bashkëpunim, etj.; sepse këto fjalë janë lehtësisht të shpjegueshme, si krijime brenda shqipes. Ndryshe nga një fjalor i zakonshëm çfarëdo i shqipes, që këto fjalë i përfshin dhe i trajton normalisht, Fjalori etimologjik do t’i anashkalojë.

Dhe veç kësaj, Fjalori etimologjik nuk i dallon fjalët sipas statusit që kanë në ligjërim (në përdorim). Një fjalë e fondit të trashëguar të shqipes dhe me përdorim të gjerë,si barrë, do të renditet krah për krah me fjalë si barokë, basamak, baski, bastur, e plot të tjera, të cilat sot përdoren fare pak, në mos fare.

Kjo është arsyeja kryesore që analiza e fjalësit të një fjalori etimologjik sipas përkatësisë së prejardhjes (kaq latinizma, kaq sllavizma, etj.) nuk përkon me fytyrën reale të leksikut shqip, ashtu siç përdoret sot. Është e gabuar, tepër e gabuar, të ngatërrohet një fjalë, me okurrencat (hasjet) e saj në ligjërim; dhe kushdo që do të analizonte leksikun përfaqësues të ligjërimit shqip sot, në bazë të teksteve dhe përdorimeve reale, do të nxirrte rezultate krejt të tjera, nga ç’mund të tregojë analiza e thjeshtë e fjalësit të një fjalori, aq më tepër e një fjalori etimologjik.

Le ta ilustroj këtë, me shembullin e një poezie nga më të njohurat, të letërsisë shqipe bashkëkohore, “Mall”, nga Ismail Kadareja:

Po të vështrojmë leksikun e kësaj poezie nga pikëpamja e prejardhjes, do të vërejmë se fjalë si pikë, shi, ndiej, dy, shoh, duk, erdh, kjo, vjeshtë, një, mëngjes, si, edhe, ky, ca, ngrys, mes, sot, zgjuar, jam, bashkë, botë, fjetur, veç, ëndërr, thënie, rënë, kaq, keq, kam, zgjohem, vallë, bie, pa përmendur parafjalët dhe lidhësat, i përkasin në fakt ose leksikut të trashëguar të shqipes, ose janë formime shumë të vjetra (ylber por edhe vjeshtë, pikë, mëngjes, sot); ndërsa të tjera si befas, jetoj, thënie, çuditshëm janë krijime të brendshme të shqipes, me prapashtesa tipike. Nga ana tjetër, qelq, mall, qytet, rrallë, qiell, vjetër, kujtoj, dreq janë huazime të shqipes nga latinishtja, të periudhës antike. Ndërsa lejlek është turqizëm. Thelbi i ndonjë etimologjie mund të diskutohet – p.sh. befas vërtet  është  formim  i  brendshëm  i  shqipes,  por  vjen  nga beh/bef të cilën e marrin ndonjëherë për turqizëm; dhe mbiemri i çuditshëm, formim i brendshëm i shqipes, vjen nga tema çudi, të cilën shqipja e ka huazuar nga sllavishtja. Por, në masën dërrmuese, leksiku i përdorur fare natyrshëm në këtë poezi (natyrshëm, në kuptimin “pa neologjizma”) nuk i përgjigjet, për nga struktura etimologjike, përpjesëtimeve të leksikut shqip në një fjalor etimologjik të atyre viteve. Në kuptimin që përqindja e huazimeve në një fjalor të tillë, pavarësisht se nga ç’gjuhë ose të ç’moshe, nuk ka lidhje me strukturën historike të leksikut të shqipes në përdorim. Çfarë refuzojnë ta kuptojnë zhurmëtarët amatorë.

Natyrisht, është shumë e lehtë të marrësh një fjalor dhe të fillosh të numërosh; analiza e okurrencave në praktikën ligjërimore kërkon tjetër lloj impenjimi dhe ekspertize, shpesh të paarritshme për ata që u qasen këtyre punëve me pasion ideologjik, në mos mitologjik.

Prandaj përbërja e fjalësit (listës së fjalëve) të një fjalori, qoftë ky edhe etimologjik por edhe çfarëdo fjalori tjetër, nuk pasqyron përbërjen e leksikut shqip sot në përdorim. Etimologut i interesojnë gjithfarë fjalësh – të rralla, dialektore, të vjetra dhe të vjetruara – që sot praktikisht nuk përdoren më. Kjo sepse synimi i etimologut nuk është t’i bëjë gjuhës shqipe analizën e gjakut, por të sqarojë prejardhjen e fjalëve të caktuara, si bazë për të kuptuar më mirë historinë e gjuhës, të kulturës dhe të popullit që e flet.

Fjalorin e parë etimologjik të shqipes e pat hartuar Gustav Meyer-i, edhe pse përpjekjet për të sqaruar etimologji fjalësh shqipe patën filluar shumë më herët – tek e fundit, edhe Franz Bopp-i në ato pak etimologji u mbështet, për ta klasifikuar shqipen si gjuhë indo-europiane.

Mirëpo në kohën e Gustav Meyer-it shqipja nuk njihej mirë; dhe studiuesit e kishin më të lehtë dhe të volitshme të merreshin me shqipen më mirë të dokumentuar dhe më të lehtë për t’u arritur, të ngulimeve arbërore në Greqi dhe arbëreshe në Itali. Çfarë edhe shpjegon pse te Meyer-i, por jo vetëm atje, leksiku periferik i të folmeve të ngulimeve dhe i letërsisë arbëreshe, i ndikuar thellë nga gjuhët fqinje, është përfaqësuar në Fjalor në një mënyrë që nuk i përgjigjet realitetit leksikor jo vetëm të shqipes sot, por edhe të shqipes së atyre kohëve.

Këtë specifikë të studimeve etimologjike të hershme e ka vënë në dukje me qartësi të madhe Çabej; duke shpjeguar edhe se, përqendrimi i hershëm te leksiku i ngulimeve e pat deformuar tablonë e historisë së leksikut të shqipes.

E megjithatë, fjalët e trajtuara nga Meyer-i janë bërë tashmë pjesë e traditës etimologjike në albanologji; në mënyrë të tillë që albanologët e mëvonshëm, përfshi këtu edhe Çabejn vetë, kanë qenë të detyruar t’i marrin parasysh në studimet e tyre, duke i komentuar, miratuar ose hedhur poshtë sipas rastit.

Të folmet arbërore dhe arbëreshe kanë vendin e tyre specifik, në studimet e historisë së shqipes; por ato ndikime dhe zhvillime, që kanë ndodhur në të folmet, pas shkëputjes së tyre prej trungut ballkanik, duhen trajtuar veçan; në kuptimin që një pjesë e madhe e greqizmave dhe italianizmave, që dalin në të folmet dhe në variantet letrare përkatëse, nuk janë pjesë e historisë së shqipes ballkanike. Etimologët do të merren me to, sepse etimologët do të merren me gjithçka që i ndihmon të kuptojnë jetën e shqipes në rrjedhë të shekujve; përndryshe, pesha specifike e elementit leksikor të ngulimeve larg Shqipërisë, edhe në studimet etimologjike, ka ardhur duke u ulur, dora-dorës që ka përparuar njohja e leksikut në trojet e shqipes në Ballkan.

Pra, prania e fjalëve nga të folmet e ngulimeve, që kanë pësuar ndikim të thellë nga gjuhët rrethuese (greqishtja dhe italishtja), në studimet albanologjike është efekt anësor i një aberracioni subjektiv – dhe pikërisht, pamundësisë së studiuesve të shekullit XIX që të njihnin mirë shqipen e Ballkanit; këto fjalë vazhdojnë të trajtohen në fjalorët etimologjikë për hir më tepër të vijueshmërisë së dijes, traditës etimologjike dhe faktit që disa prej tyre janë dokumentuar mjaft herët dhe nuk mund të lihen mënjanë.

Me gjithë traditën e pasur albanologjike, shqipes dhe kulturës shqiptare ende i mungon një fjalor etimologjik për përdorim nga lexuesi me formim të përgjithshëm; përfshi këtu edhe Fjalorin e Topallit, i cili u drejtohet specialistëve. Duke parë interesin e madh të publikut, për çështje të origjinës, përfshi edhe origjinën e fjalëve, ky fjalor divulgativ ndoshta do të ndihmonte për të shpjeguar qoftë edhe vetëm dallimin midis huazimit të një fjale, si dukuri e shkëmbimit kulturor mes dy gjuhëve, dhe një fjale të huazuar, të cilën gjuha tashmë e ka bërë të vetën. Mosha e fjalëve gjithashtu ka nevojë të ndriçohet – një huazim nga latinishtja në lashtësi nuk mund të krahasohet me një huazim nga italishtja në shekujt XIX-XX. Në fakt, shumë njerëz që flasin për etimologji nuk e kuptojnë se për çfarë po flasin; sa kohë që nuk e kanë të qartë se fjalët nuk e bartin me vete historinë e prejardhjes së tyre.

Përndryshe, fjalorët etimologjikë – të tipit të Meyer-it, Çabejt, Orelit ose Topallit – nuk kanë gjë synim të provojnë këtë ose atë; por vetëm të sqarojnë rrugëtimin e fjalëve të shqipes në kohë; duke përcaktuar gjuhën burimore dhe kohën e hyrjes së një fjale, për huazimet; dhe pozicionin brenda sistemit rrënjor të indo-europianishtes, për fjalët e trashëguara (po lë mënjanë, si triviale, fjalët e prejardhura, si punoj nga punë). Një etimologji e argumentuar mirë i shërben jo vetëm fjalës vetë, por edhe formulimit të rregullsive fonetike, të cilat pastaj mund të përdoren për etimologji të tjera. Nga ana tjetër, historia e shumë fjalëve plekset me historinë materiale të objekteve, teknikave, veshjeve e kështu me radhë; shpesh duke shërbyer si i vetmi burim që kemi, për të marrë vesh si jetonin shqiptarët dhe para-ardhësit e tyre në lashtësi.

Dhe nga ky këndvështrim, kontributi i huazimeve është i pazëvendësueshëm; sepse huazimet dëshmojnë, sado tërthorazi, për kontaktet mes popujve – dhe një gjuhë që ka huazuar shumë, është gjuha e një kulture të ekspozuar ndaj kontakteve të shumta me botën. Nëse shqipja është gjuhë indo-europiane për shkak të karakteristikave të saj themelore: gramatikore, fonetike dhe leksikore, ajo është gjuhë europiane për shkak të strukturës së leksikut të saj të huazuar. Fjalët me prejardhje latine, greke, sllave, italiane (dhe veneciane) dhe osmane, që janë integruar në rrjedhë të shekujve në leksikun shqip, janë dëshmi e historisë së folësve të gjuhës, të cilët kanë dhënë e kanë marrë me popujt përkatës.

Origjina e fjalës i intereson leksikologut, historianit të gjuhës, historianit dhe specialistit; por në përgjithësi nuk ka lidhje me rrafshin e përdorimit të saj. Kjo interferencë, e vetëdijes shpesh gjysmake të “pasaportës” së një fjale në ligjërim, jo gjithnjë i shërben përdorimit. Vetë folësi nuk ka arsye ta dijë, p.sh., që fjala kovaç është huazim nga sllavishtja; sepse kjo vetëdije nuk  do  ta  ndihmojë  që  ta  përdorë  fjalën kovaç më mirë a me efikasitet më të madh. Informacioni gjendet në fjalorin etimologjik; por ky informacion duhet përdorur me kujdes. Në përgjithësi, pastrimi i fjalëve nga ligjërimi, në bazë të së dhënave etimologjike, është formë e racizmit gjuhësor; një fjalë mund të hiqet nga një tekst për arsye praktike (gjuhësore, komunikative), por jo ngaqë ka biografi të keqe. Këtu nuk dua të diskutoj shumë purizmin si ideologji dhe as zbatimet e purizmit në kulturën e gjuhës; por vetëm të vë në dukje se purizmi, që të funksionojë në baza “shkencore”, ka gjithnjë nevojë për fjalorët etimologjikë; pa çka se vetëm amatorët ngulin këmbë për ta ngatërruar diakroninë me sinkroninë dhe për t’i mbështetur politikat gjuhësore mbi të dhënat për historinë e fjalëve.

Fjalori etimologjik është pjesë e studimit historik të një gjuhe, jo manual i politikave gjuhësore (leksikore) për t’u ndjekur – këtë nuk duan ta kuptojnë shumë prej atyre që shqetësohen nga “numri i madh” i huazimeve që gjejnë te Çabej ose te Topalli. Sikurse u orvata të tregoj tashmë, çdo fjalë shqipe e regjistruar në fjalorët dhe në tekstet – në çdo periudhë të historisë së shqipes së shkruar – meriton të etimologjizohet; nuk ka fjalë më të meritueshme se të tjerat; edhe pse një fjalë e trashëguar mund të rezultojë, në analizë të fundit, më e dobishme për studimin, se një huazim periferik kontakti. Por gjuhëtari nuk mund t’i vërë vetes “detyrë” se si t’i orientojë etimologjizimet e veta, përveçse kur bëhet fjalë për parime të natyrës metodologjike. Për shembull, Çabej, si vazhdues i studimeve etimologjike të Joklit, i dha gjithnjë përparësi shpjegimit të historisë së fjalëve me mjete të brendshme të gjuhës, ndaj krahasimeve me gjuhë të tjera; dhe kjo e ndihmoi të arrinte rezultate të jashtëzakonshme, në kërkimet e tij etimologjike, të cilat shënojnë një kapërcim cilësor dramatik, edhe në raport me etimologjitë e Joklit, të cilat sot po fillojnë t’i tregojnë shenjat e moshës.

Etimologjia nuk është shkencë e saktë, por një kombinim i metodave rigoroze me subjektivitetin e etimologut; çfarë duket veçanërisht qartë në ato raste kur një fjale nuk i gjendet dot prejardhja, dhe që për shqipen nuk janë të pakta. Si edhe në fusha të tjera të dijes, paqartësitë e sotme mund të çelin rrugën për zbulime të nesërme; dhe nuk do të ishte çudi sikur në shtresën e trashëguar, por të pashpjeguar mirë të shqipes të gjendeshin përgjigje për një numër çështjesh dhe misteresh që ende i mundojnë studiuesit; duke filluar nga marrëdhëniet parahistorike mes shqipes dhe greqishtes së vjetër, për të cilat unë besoj (dhe shpresoj) se nuk është thënë ende fjala e fundit. Një tjetër fushë premtuese – gjithnjë për mendimin tim – do të ishte hulumtimi i strukturave dialektore në shqipen e antikitetit, në bazë të trajtimit fonetik të diferencuar të huazimeve latine, ose të faktit që tinguj dhe grupe tingujsh të njëjtë në fjalët latine kanë dhënë reflekse të ndryshme në shqipen. Për këto dhe të tjera perspektiva, etimologjitë e sigurta përfaqësojnë gjithnjë pikënisje të domosdoshme.

Dhe më në fund, le të mos harrojmë se studimet etimologjike të leksikut shqip, përfshi këtu edhe fjalorët, kanë për objekt shqipen, jo gjuhë të tjera. E thënë kështu, kjo mund të tingëllojë si truizëm, por në të vërtetë harrohet shpesh nga albanologët “alternativë”, të cilët në masë të madhe nuk merren aq me leksikun e shqipes në vetvete, sa ç’e përdorin këtë leksik si platformë drejt gjuhëve të tjera – etruskishtes, shumerishtes, gjuhëve semite, dhe kushedi ç’tjetër; ose për të shpjeguar lirisht njësi onomastike (toponime, antroponime, etj.). Janë pikërisht këta, që edhe kanë vënë alarmin për “huazimet e shumta” në fjalorin e Topallit dhe në Studimet Etimologjike të Çabejt; pa çka se objekt i hulumtimeve të tyre nuk është pothuajse asnjëherë shqipja./

Nga Ardian Vehbiu